Naxhije Doçi, krijuese me penë të mirë

Libra

Naxhije Doçi, krijuese me penë të mirë

Nga: Musa Jupolli Më: 17 shtator 2017 Në ora: 07:51
Naxhije Doçi

Në sintezë filozofia e krijueses Naxhije Doçi qëndron në lidhshmëri me letrat e alfabetit. Naxhije Doçi poemë me theks në zanore në korigjim të ë- ve të bukura shqipe, gjeometria e letrave dhe numrave në gjeografinë e penës dhe orës në shkrime dhe në vlersime të letrave. Shkollare, pedagoge, mësimtare e vargut të jetës në urtësinë e së cilës gjejmë dhe lexojmë artin e kulturës shqiptare. Arsyetohem dhe kuptohem në sinjifikim të realës, identitetit të kësaj "ikone" të përkushtuar që e do shkrimin e jetës!

Një poete, Shqipe Hasani, më tha njëherë: "Naxhije Doçi është profesoresha ime dhe poete e shpirtit tim"!

Letrat janë të domosdoshme, në kohë të lotëve, në kohë të ardhmërive, në kryqëzim të luftrave, në "fluturim" të lirisë. Naxhjie Doçi në takt të intelegjencës së vet e thot fjalën, fjalë që lind shkrime, po edhe fjalë sublime të lindur në Parlament. Depute Zonja Naxhije Doçi ishte vetë!

Intelektuale në ide të reja, në frymë të lirisë Dardania flen në shpirtin e saj. Kur lexon krijuesen Naxhije Doçi qetësia ka nota të melodisë, ka zë të dehur ritmik. Poete e atdheut tim, bota e saj e mbushur me kujtime, me ëndrra të bukura në ushqim të shpirtit, në vokacion ka ardhmërinë e rinisë sonë të mrekullueshme:

"Të punojnë, ta shprehin vullnetin, talentin e tyre".

Duke parë të arriturat, do të arrijnë edhe më shumë"... -Thot Zonja Doçi me besim të plotë për gjeneratën tonë të re.

Me këtë Zonja Naxhije Doçi na udhë-drejton në vullnetin e suksesshëm të gjeneratve të reja për ardhmërinë, por që ne krijuesit që jemi para tyre me moshë duhet t'i informojmë mirë, t'i frymëzojmë në kompasion, në edukim madhështie, thot edukatorja, së cilës edhe i përket titulli! 

Kjo Zonjë Ambasadore e Paqës Universale në Botë, shqip e në gjuhë të tjera veprat e saja mbahën në mend, thelbësohen në vetëdijen tonë dhe na mbushin me filozofi urtësie, që ndrisin rrugë për të ardhmen. Krenarja e babait të vet Destan Bajraktari, të vyerit dhe intelektualit të popullit, në këtë libër, “Vargëzim mbi gjurmë” thot:

“Penarti pishtar me syrin zjarr

një jetë në kërkim të dritës

në tërë trinën e trashëguar

në ribashkimin

me gjoks e zemër kërkuar”

Poezia: “Një jetë në kërkim të dritës”

Vargu i saj është jo vetëm mësim e inspirim, por është edhe kohë, “KOHË FLAKADANESH TË LIRISË", që edhe titullohet njëra prej veprave të saja, botuara kohë më parë në shqip e në anglisht dhe shkruar me dashurinë për atdheun. Personazh në këtë vepër që është edhe ajo vetë, por në të e gjejmë veten tonë edhe ne, e gjejme se jemi aty dhe se jemi pjesë e saj, jemi frymëzim nga përkushtimi. 

Në veprat voluminoze të shkrimtares Naxhije Doçi, në prozë, por edhe te veprat me poezi, me theks potencues edhe te libri më i ri “Vargëzim mbi gjurmë“ femra shqiptare del personazh tejet i rëndësishëm në ballafaqim me një armik shumë të lig, me armikun shfarosës serb, që di të krijojë vetëm mjegullnajë dhe tmerre mbi dheun e lashtë të shqipeve. Ajo del si një dritare që kërkon dritë edhe mbi pamundësinë. Naxhije Doçi si humaniste e përkushtuar e flaku me tërë fuqinë e saj intelektuale dhe krijuese "perden" e errësirës së trishtë që ua zinte frymën nënave, motrave dhe bijave tona shqiptare:

   …

“Peisazh ndjenjësie nëna heroinë

krenare e paepur në flakërim shpresash

në shthuerje udhëkryqesh jetësore

që sillnin të paqenët me shpirt të djallëzuar,

pushtuesit ardhacak, lugetërit e ferrit

që errësir mbollën

mbi përthekimin tim të thinjur…

“Nëna heroine motesh”, f.33

Pedagoge dhe humaniste e nderuar Naxhije Doçi,  mundi yt i pakursyar deri edhe të ndalesa, ku fizikisht përjetove edhe torturime, megjithatë kurrë nuk u ndale, u përqëndrove në qëndresën shpirtërore, vepër jete në angazhim të lirisë së Kosovës, të lirisë së gjithë shqiptarisë. U bëre shqiponjë që ndriqon rrugë për ne, për të ardhmen tonë të lirë e të dinjitetshme, se vrullin dhe shpirtin tënd skofiar e përcillte vetëm dashuria për rreze dielli.

Krijuese e lidur me penë të mirë, në letrat dhe në dashurinë për atdheun në obligim t’u vu edhe politika. Vargu të thirri vetë, shkrimet ta dhanë ideo - filozofinë kombëtare, nga se ato janë trashegimi e kulturës, e besimit dhe e afërsisë me botën e zhvilluar dhe të përparuar në art, në ecuritë dhe në pikëpamjet bashkëkohore.

  Dhe kjo është vetë mrekullia. Edhe Viktor Hugo, Jean- Jacques Rousseau, Emil Zola bënin gjithë "politikën" për të ardhmën e vendit të tyre. Më vonë Stéphane Hessel ishte i angazhuar dhe i njohur tejmase me "pamflete" që ngriti në këmbë gjithë intelegjencën evropiane e më larg.

Ajo më e vaçanta e mirësisë është se edhe te ne shqiptarët, fjala është për shqiptarët krijues, reflektonin me vrulle zemre dhe me mençuri idesh dritat ylberore të politikës për të mirën e vendit dhe të popullit, siç ishin dje, Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta etj., e  sot: Dr. Ibrahim Rugova, Rita Saliu etj.

Ja tani edhe Naxhije Doçi në rënditje të kësaj plejade të së bukurës në art dhe të madhështisë njerëzore! 

Naxhije Doçi nuk heshti asnjëherë, dëshmitë e veprave të saja flasin vetë! Arti i Naxhije Doçit është Dardania, dritare Shqipërisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat