Puna dhe përkushtimi i autorit të këtij libri Hysen Ibrahimi në këtë fushë është për çdo lëvdatë

Libra

Puna dhe përkushtimi i autorit të këtij libri Hysen Ibrahimi në këtë fushë është për çdo lëvdatë

Nga: Esat Loshaj Më: 28 shtator 2017 Në ora: 08:37
Esat Loshaj dhe Hysen Ibrahimi, Pejë, 8 korrik 2017

E nisë këtë shenim me mendimin e Gjergj Zhejit: ”në recensione lexuesi gjenë një paraqitje të plotë – brendi e formë – për mjaft vepra letrare, vlerësime dhe vëzhgime interesante për to, një qartësi fjale që buron nga qartësia e ideve të autorit – qudi si ndodhë në jetë: shpesh herë jeta e individit ngjet me atë të një shteti të tërë”. Libri i Hysen Ibrahimit përkon katërcipisht me atë të tërë një popullit.

Niveli i lartë e qytetërimit shprehet në shumë fusha të jetës dhe punës, posaqërisht në Suedi, nuk mund të kuptohet pa një zhvillim të arsimit normal në nivele të pranueshme.

Është një mendim, ta duash arsimin, shkollën, është një veti thelbësore e atyre që e njohin dhe e dinë rëndësinë, dhe që kërkojnë vazhdimisht ngritjen e tij. Ndaj, puna dhe përkushtimi i autorit të këtij libri, Z. Hysen Ibrahimi në këtë fushë, është për çdo lëvdatë.

Duke e parë të arsyeshme se pa arsim nuk ka zhvillim, ju përkushtua punës dhe nxorri këtë libër me vlera. Qysh në vitin 1968 filloi arsimi shqip në shtetinn Suedez.

Sot na vjen si dhuratë e çmuar për lexuesist, libri i titulluar ”VEPRA 2 – ARSIMI SHQIP NË SUESI”, nga krjuesi i mirënjohur Hysen Ibrahimi, libër që shquhet për vlerat e tij, e ju me praninë tuaj në nderim të intelektualit, artdashësit, arsimdashësit dhe atdhedashësit që me punën e tij po na begaton, gjallëron dhe gëzon me libra të vlerës së veçantë.

Një thënje e nobelistes, shenjtores Nënë tereza thot: ”Kemi ardhur në këtë botë për të bërë vepra të mëdha”, dhe pa mëdyshje, se autori i këtij libri promovues, po bënë vepra të mëdha.

Image

Thonë që e qeshura të zgjatë jetën, të bënë që të çlirohesh nga stresi i jetës, nga malli për vendlindje dhe për ilustrim të kësaj në vaqzhdim po e sjell një poezi të Petrit Shehut:

Malli i vendlindjes

Kaq shumë larg teje kam ikur
Sa malli çdo ditë më këput
Ta njoh ç shteg ta dish
Dhe natën ta gjej çdo skutë
Dhe gurët e kalldremit ti njoh
Që netëve ti kujtoi aq shumë
Sa herë në to kokën përplasur
Kujtohem por jo s’gjej gjurmë
Nga këtu ku jam aq shumë të ndjej
Qamarroku yt që shpinën s’ta kthej
Se fsheh dot lotin për ty
Ndonëse burrëruar, fëmij vij tek ti

Në përditshëmërinë e njerzimit, si një pasaportë në kujtesën e përjetshme mbetet ngrohtas golgota e të qenit krijues, duke ballafaquar faqet e mbushura në netët e vona nën trysninë e muzës për të vijuar menidmet e radhitura në kujtesë, e qepallat e syve të rënduara nga netët pa gjumë. Kështu ka udhëtuardhe udhëton si Diogjeni, krijuesi, Hysen Ibrahimi. Libri që po promovojmë sot i titulluar ”VEPRA 2 – ARSIMI SHQIP NË SUESI”, ka gjashtë kapituj në 475 faqet e tij, ku është bërë vërtetë një punë e madhe e mundimshme por që ia vlenë.

¨Ky libër i pesti me radhë, libër me vleraq arsimore historike, libër i rrallë për arsye se po mos të ishte puna e palodhshme e studiuesit Hysen Ibrahimi, nuk do ta kishim në duart tona sot.

Meqenëse për këtë liber me vlerë kanë folur edhe të tjerët, unë bëra përpjekje që të flas disa fjalë, thjesht si një lexues pasionant si një mik i artit dhe kulturës si mik dhe dashamirës i arsimit.

E përgëzoi autorin mikun tim duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë dhe krijimtari të begatshme në fushën e artit letrar, historik dhe arsimor, që të na sjell libra e libra me vlera të çmuara, sikurse miku im Hysen Ibrahimi.

Autori është Poet dhe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Pejës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat