Vështrim i vëllimit poetik “Krishti vesh me t’kuqe” e autorit Andreas Dushi

Libra

Vështrim i vëllimit poetik “Krishti vesh me t’kuqe” e autorit Andreas Dushi

Nga: Lekë MRIJAJ Më: 10 tetor 2017 Në ora: 16:40
Kopertina e libritpoetik

Tashmë emri i poetit më të ri të letërsisë shqipe Andreas Dushi, veçse është i njohur për lexuesit tanë. Ky poet i ri kohë më parë është fut në galerit e letërsisë sonë shqipe. Pikërisht ky poet është një djalosh i ri i cili vjen nga Shkodra, me një bagazh të gjerë të poezive i cili para disa muajve ka shkruar - botuar vëllimin poetik të parë: “Krishti vesh me t’kuqe”, dhe vertetë po na shfaqet edhe si poet i shkelqyer letërsisë sonë shqiptare. Ky vëllim i këtij poeti rrezatonë vlera të rëndësishme në rrafshin teologjik, edukativ, arsimor, imagjinativ, estetik e stilistik etj. etj.

Emrin e poetit Andreas Dushit, kohëve të fundit, lexuesi shqiptar mund ta takojë nëpër bibloteka të Shkodres, shumë media e website elektronike të Shqipërisë. Në poezitë e botuara në vëllimin e tij të parë të autorit Dushi, kryesisht gjejmë: Lavdërime, Lartësime, Adhurime, Lutje të të cilat krijonë një imazh të qartë dhe të spikatur për Hyun, Birin e Tij, dhe të shumë martirëve të fesë e kombit ( siq janë: 10 Urdhnimet, Lutju t'Lumit. Lutju për mu, Nadja, Ndryshimi, M’Kati, Në dialog me Zotin, Tenzot, Kur buzë votres rrinte, Martiri Françeskan, Jezuitët, Martirët në Parriz, Atë Bernardin Palaj, Marije Tuci, Para Kshnellës!, Krishti vesh n’thjeshtësi, Nata e Lume, E gjeta Krishtlindjen - Cecelia Weir, Krijimi - James Weldon Johnson, Hymni i pun’tor’ve t’Vilsherit Dikens, Prek prej njin Ejlli - Maja Angjelou, Shko poshtë, Mordje - James Weldon Johnson ),  siq janë vrasja e diakonit Shtjefën ( pasi e kishin gjykuar pse ai thoshte se Jezusi është Biri i Hyjit dhe se vet Ai - Mesia ishte ngjallur nga të vdekurit ), dhe e martirëve të tjerë të vrarë që nga atherë dhe deri me sot, nga farisejnt të pa fe e soldateska ateiste e djallëzuar mesjetare enveriane e serbofile.

Andreas Dushi është një krijues i ri i talentuar, me prirje të madhe, me kërshëri të gjithanshme, me kulturë të shëndoshë letrare e katekistike, i sistemuar tamam me dituri vullnet e durim gjithperfshirës. Si i tillë, ai është i lindur dhe i përgatitur mjaftë mirë të e krijojë artin e tij poetik, jo vetëm bindshëm e bukur, por edhe në mënyrë të re pra me një origjininalitet të spikatur, që e arrin në saje të përvojës e leximit mbi procesin krijues të tij. Poezitë e këtij poeti, vetë katekistët e ciklit fillor, të mesëm por edhe të tjerët pa dallim moshe do të vërejnë se natyrshëm janë dhënë dromca nga bota biblike, ungjillore e teologjike Hyjnore e profetike.

Ai në vëllimin poetik “Krishti vesh me t’kuqe" që në fillim të këtij libri të tij të parë, ka sjellë shumë të dhëna, ku flet për ngjyrën e kuqe, ngjyrë që vet Santa Klaus apo Shën Nikolli ( që janë në një emër e quhën neologjizëm) janë një Shënjt, veshur me ngjyrë të kuqe, njëkohësisht edhe topat-stolirat e kuqe të bredhit të Krishtlindjës e vezët e Pashkëve janë të kuqe që do të thotë se është një ngjyrë e cila e përshkruan Krishtin Mbret e Pajtues i cili në saje të kryqëzatës së Tij e shpetoj njerëzimin nga e keqja, errësira dhe vdekja e perjetshme andaj ashtu siq e pershkruan poeti në këtë vëllim të tij vertetë ngjyra e kuqe simbolizon në plotësi gjakun e Tij ( Krishtit ) që do t? thotë se sa herë që kremtohën eukaristit gjatë kremteve pervjetore me 26 dhjetor në perkujtim të Shën Shtjefnit ( martirë I parë pas Krishtit ), 14 nëntor ditës së martirëve të Lume Shqiptar, ditës së Shën Nikollës e të martirëve të tjerë gjithnjë gjatë eukaristisë shënjte meshtaret veshin petka të kuqe gjë qe asnjë veshje tjetër më e mirë pos ngjyrës së kuqe nuk do ti shkonte Birit të Hyut - Jezusit, por, gjithnjë edhe në vargun e tij e përshkon edhe vlera tejet e rëndësishme biblike, teologjike, estetike, edhe stilistike, e mbi të gjitha, veçohet vlera katekistike njëkohësisht tutje poeti ka përmendur edhe fjalët e patër Pashko Bardhit ( "Hyllit I dritës" 1913 ) ku ai thotë se Hyu I ynë I ka dhënë njeriut veshtrie( për ta njoftë qëllimin dhe të veprojë) dhe vullnesë ( që të shtyen në veprim në ndjekje të qëllimit ).

Por mjerisht po e shohim se të gjithë njerëzit nuk mendojnë e shohin njejtë qëllimin e tyre pra ky është shkaku se njerëzit nuk mendojn parimisht drejt dhe futet në barbari e udhë të keqe etj. Pra siq I pershkruan autori fjalët e patër Pashko Bardhit vetëm feja është një themel I fortë ku aty themelohët vet virtyti, ku pa virtytë nuk mund ta kemi kurrfarë jete e lumni t? vertetë për popuj. Këtë e thonë edhe shumë filozofë siq është Platoni ( "Kush e prish fenë, prish çdo themel të shoqërisë njerëzore" ), Mazini ( " Besimet fetare sundojnë rruzullin tokësor ") etj.  Autori Dushi në artikullin e tij të shkruar po në këtë në libër citon duke thënë: Sot, kur martirët u lumnuen, ( artikull të cilin e ka botuar për të parën herë në revistën elektronike preregrinus.al ) në Shkodër kemi fatin e mirë që çdo mëngjes të ngrihemi nga gjumi me muzikën e shënjt të këmbanave, sot ajo melodi dukej ndryshe. Dukej më e gjallë se kurrë, ndonëse përkujtonte të vdekur.

Më aktuale se kurrë ditë që e përkujtonte të shkuarën. Më e bardhë se kurrë ditë e cila përkujtonte të kuqen. Më e dashur se kurrë ditë që përkujtonte turturat. Këmbanaret të cilat e merrnin nga Hyji forcën për të lëshuar atë këngë aq të këndshme, sot ngjanin më të madhërishme se asnjëherë më parë. Andaj në vazhdim të artikullit të tij poeti Dushi tha se sot ishte dita kur u nderuan ata që patën guxim të donin, ata që patën guxim të mos ndërronin idealin e shenjtë, ata që patën guxim të falnin, ata që patën guxim të vdisnin në rrugën e shenjtë të Krishtit. U ndreuan ata të cilët “E banen deken si me lé”. U nderuan shkrimtarë, poet, filozofë e muzikant, por të cilët mbi të gjitha ishin të dashuruar pas atdheut e pas Zotit. U nderua intelketi i cili u dënua përdhuni nga furia komuniste, pra sot Shkodra ndjeu edhe një herë atmosferën e gëzueshme të këngëve të Dom Ndre Zadejës. Dëgjoi sërish predikimin filozofik të Padër Gjon Shllakut. Shikoi pas dyerve të shtëpive edhe një herë traktet antikomuniste e besimnxitëse të Mark Çunit. Dëgjoi në italisht “Lahutën e Malcís” të përkthyer nga mons. Jul Bonati. Dëgjoi interpretimet e poezive të Imzot Vinçens Prennushit. Por gjithashtu kujtoi edhe një herë, si zhurmë buçitëse në vesh, mjaullimën e maces së egër që ishte në thes me Marie Tucin.

Ndërsa si shprehje frymëzuese dëgjoi fjalët e fundit të shumë martirëve, përfshirë Atë Çipirjan Nikën, Atë Mati Prendushin, Dom Mikel Beltojen, Dom Dedë Maçajn, Imzot Frano Gjinin të cilët thanë “Rrnoftë Krishti Mbret. Rrnoftë Shqipnia”, pas një fjalie prekëse “Jua baj hallall atyne që më kan gjikue e atyne që do të më vrasin.” Sot, teksa dëgjoja Imzot Masafrën, që lexonte shkurtimisht mundimet që pësuan martirët, mu kujtua një formë betimi që bënte gjyshja ime “Për mudnime t’Krishtit”. Mos ndoshta edhe martirët, të nxitur nga këto mundime shëlbimngjallëse që bëri Krishti, qenë të gatshëm të duronin mundime që nuk të besohet se njerëzit i krijuan për t’i provuar mbi njerëz të tjerë? Sot, ndërkohë që brenda Katedrales kremtohej me gjithë solemnitetin e mundshëm Mesha e Shenjtë, qielli na bënte disa kapriço me motin. Në fillim një zymtësi mbuloi gjithçka, një atmosferë e ngjashme me atë që mbizotëronte kur në çinarin në Rrmaj reshtoheshin meshtarët e laikët para se të nisëshin drejt martirizimit. Më pas, kur u këndua “Gloria”, dielli doli në të djathtë të këmbanares dhe u përkul me gjithë lavdinë e vet para lavdisë së martirëve. Pastaj u largua duke i lënë vend një shiu të imët i cili herë binte e herë pushonte. E në fund, dielli doli, e sëbashku me shiun u vendosën aty, mbi kompanjelin e lartë, duke na shoqëruar për pak kohë. Nga sot s’kemi më nevojë të kërkojmë ndër shenjtër të huaj për të gjetur ndonjë rrem që t’i quajmë shqiptarë.

Kemi 38 që janë shumë më shqiptarë se shumica e atyre që ishin sot të ulur në bankat e Katedrales, sidomos pas bankës së parë. Andaj nga këndi im në lexim e sipër të këtij vëllimi të dhuruar me anë të këtij veshtrimi permbledhës konstatoj se poeti Andreas Dushi, permes  këtyre poezive të bukura teologjike hyjnore, profetike e atdhetare vertetë ia ka arritur qëllimin përmes vargjeve të tija  të i pasqyrojë në shumë aspekte kuptimplote, pikërisht më shumë në botën katekistëve kristian shpirtëror e ndjenjore, mendore… duke i pajisur ata me dije, me njohuri dhe me ndjenja të Krishtit me një çiltërsi shpirtërore, zemërgjerësisë, traditave më të mira të fesë tamam siç janë: Feja, Shpresa e Dashuria. Njëkohësisht qëllimi i këtij poetit të ri është që të bëjë ngritjen ideore të të rinjëve dhe të tjerëve në artin e katekizmit. Ai permes poezive të tija i thërret lexuesit pikërisht ata që besojnë në Mesinë, që vet ata të formohën në rritje e sipër me karaktere të shëndosha ungjillore, profetike e njerëzore, tamam të pajisur edhe me dituri të pergjithshme shënjtërve. Po ashtu, në këto vargje katekistët do të mund të gjejnë edhe motive të së vërtetës, lirisë, dashurisë ndaj prindërve e gjyshërve, mësuesit, shkronjave shqipe, historisë së popullit tonë dhe respektit të përhershëm të njeriut.

Të gjitha këto porosi dhe vlera, të poetit Andreas Dushi, sjellin kënaqësi shpirtërore të sojit të shembylltyrave Mesianike e që përkojnë tamam me botën e gjallë ungjillore, nga fakti se Andreas Dushi, me vullnet, përkushtim dhe kujdes në punën e tij krijuese, ka arritur të bëjë pasqyrimin e realitetit nder shekuj dhe deri ë sot prandaj poezitë e tij, vërtet vijnë me vlera të larta, kulturore dhe aq me tepër edhe me vlera edukative katekistike. Pikërisht kjo mënyrë e trajtimit të reales së të gërshetuar kaq bukur u siguron poezive të këtij poeti, një jetëgjatësi dhe vertetë ua shton edhe më shumë vlerën e artit - gjë që dëshmon vendosshmërinë dhe seriozitetin e vazhdueshëm të autorit për t`u falë njerëzve krijime artistike me përmbajtje të rëndësishme katekistike e eduaktive dhe arsimore. Vëllimi poetik “Krishti vesh me t’kuqe” të poetit Andreas Dushi, vlerën ia shton edhe gjuha e vjetër dhe e pastër gegrishte, gjuhë që është përdorur në këtë vëllim nga ai, pikërisht me një fjalor të thjeshtë, por të kuptueshëm për vet ata që i kuptojnë edhe kapitujt ungjillor, percjellë edhe me elementet tjera letrare, siç janë stili, motivet, mesazhet, tematikat, figuracioni poetik, rimimi dhe metri i vargjeve.  Po ashtu librit i japin vlerë edhe disa nga ilustrimet që janë gërshetuar për mrekulli në këtë vëllim të sukseseshëm të tij.

Më në fund do të perfundoja këtë veshtrim duke thënë se: “Krijimet e botuara në këtë vëllim poetik të autprit Andreas Dushi, vertetë janë tejët mjaft vuluminoze me poezi të përzgjedhura, poezi që paraqesin vazhdimësinë dhe pafundësinë e krijimeve shpirtërore të krijuesve pra në shfletim e sipër këtë vëllim, mua vertetë të rrah zemra, më dridhet zëri dhe nga brenda shpirtit ndjejmë profeci shpirtërore që na pëlqejnë motivet e trajtuara nga krijuesit në fjalë.  Është një vepër që ia vlen jo vëtëm të lexohet, por edhe të vlerësohet edhe secili, pavarsisht besimit në çfarë beson ai, dhe të ruhët me gjelozi e të perkthehën në gjuhë të tjera botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat