Ata që e kuptojnë gjuhën e poetit e kuptojnë gjuhën e Zotit!

Libra

Ata që e kuptojnë gjuhën e poetit e kuptojnë gjuhën e Zotit!

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 11 tetor 2017 Në ora: 14:10
Kopertina e librit

Kjo vepër me titullin “Universi poetik”  dhe jetëgjatësia e saj  është një vlerë për autorin dhe vlerësim edhe për lexuesit, e cila për librin që e ka shkrua del si një paradigmë që nxjerr në shesh shkrimtari në faqen e tij. Poeti shkruan ashtu siç i vjen poezia, qoftë si emocion, apo si një melodi e bukur e këngës së shkruar me vargje në poezi

Në  Pejë këto ditë doli nga shtypi dhe u botua e promovua librit i dytë brenda këtij viti me poezi të poetit tonë të mirënjohur pejan Agim Deskut me titullin “Universi Poetik”. Në recesionin e shkrimtari, publicistit  Florim Zaqa - në mes tjerash thuhet:” Kjo vepër  dhe jetëgjatësia e saj  është një vlerë për autorin dhe vlerësimet në anën tjetër edhe për  lexuesit, e cila për librin del si një paradigmë që nxjerr shkrimtari në faqen e tij. Poeti shkruan ashtu siç i vjen poezia, qoftë si emocion i derdhur aty për aty, apo si një melodi e bukur kënge e shkruar me vargje poezie.

Poezitë e Agimit janë të veçanta dhe ai ato, i transmeton në mënyrën më dinjitoze duke e paraqitur muzën e tij në sipërfaqe e herë-herë, duke e tërhequr atë fshehurazi në faqen e mbyllur të shpirtit të padukshëm, atij shpirti, që pikon vargje e poezi. Kur do t’i kenë në dorë poezitë, lexuesit e atyre vargjeve gjatë kohë- tha ne vazhdim Zeqa, duhet të jenë të vëmendshëm për vlerën e tyre, sepse autori bën thirrje të thellë të kujtesës dhe respektit për artdashësit dhe adhuruesit e poezive për t'ua kthyer rëndësinë e vlerave klasike. Ky autor i librit është treguar shumë kërkues ndaj vetes aq sa njohuritë e tij për të shkruar nuk e kanë pasur të lehtë për të marrë hapin e daljes në front polemizues e kritik, duke i treguar linjat e librit.

Madhështia e vargut  të kësaj vepre  qëndron në thellësia e inspirimeve  të cilat burimin e kanë nga lashtësia e deri  me sot

Një pjesë  me të madhe të librit të tij  tha në vazhdim  Zeqa tregohet si dominuese e poezive shpirtërore por realisht nuk mungon ndjenja e përshkrimit të ngjarjeve që ai di t'i krijojë. Libri më i ri i këtij  poetit pejan, gjegjësisht vëllimi i tij poetik  me titullin " Universi poetik  e cila është një përmbledhje e pasur me poezi të larmishme dhe  shumëdimensionale. Sa është e lehtë, po aq është e vështirë për të vlerësuar vargjet e poetëve të mëdhenjtë siç është Agim Desku. E lehtë, për faktin se në çdo varg dhe poezi, lexuesi e gjënë frymëzimin shpirtëror për të përballuar me lehtësi sfidat e jetës. E vështirë, sepse çfarë do që thuhet e shkruhet për poezinë e Agim Desku  asnjëherë nuk mund të kapet i tërë opusi i vargjeve hyjnore të këtij poetit të mirënjohur.  Madhështia e vargut  të këtij poeti  qëndron tek gjerësia dhe thellësia e inspirimeve të tij, të cilat burimin e kanë nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Me respekt deri në përulje ky poet  i thuri vargje dëshmorëve të lirisë, luftëtarëve të ushtrisë së lavdishme çlirimtare. Vëllimi i fundit poetik  me titullin " Universi poetik ",  pasqyron në mënyrën më të mirë universin e gjerë poetik të këtij poeti. Lidhja që krijon me planetët dhe fenomenet natyrore, gjithnjë duke e tërhequr një paralele me zhvillimet aktuale shoqërore, e bënë të veçantë prej të tjerëve. Për gjendjen e vështirë socio-ekonomike, kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve si pasojë e katandisje së vlerave humane ky poet  kërkon ndihmën e mbinatyrshme, tek yjet në qiell, si tek hëna që shndërrime natën, ashtu edhe tek dielli që shndërrim dhe ngrohë zemrën e poetit deri në shpërthim  vullkanik.                                                                                                        

Vepra “Universi poetik” është një përmbledhje e pasur me poezi të larmishme dhe  shumëdimensionale

Përkundër thyerjeve të mëdha shpirtërore që i shatojnë padrejtësitë e kohës së keqe nëpër të cilën po kalojmë, ku vlerat janë mundur nga anti vlerat, e vërteta me gënjeshtrën, besa me tradhti dhe shpresa me zhgënjim, poeti Agim Desku përmes vargjeve të tij reflekton pozitivistet dhe shpresë për një të nesërme më të mirë.  Poeti Agim Desku, pothuajse në çdo vëllim poetik e shprehë brengën qindravjeçare të ndarjes fatkeqe të trungut kombëtar. Mesazhet e vargjeve të tij, janë thirrje kushtrimi për ndërgjegjen e pastër kombëtare, për nevojën e bashkimit shpirtëror, si kushtin e parë dhe të domosdoshëm të bashkimit fizik të shqiptarëve.

Kur jemi në këtë segment,  ky poet  në vargjet e tij flet me Zotin, Diellin, Hënën dhe Yjet në qiell, u lutet për shërimin e plagëve shpirtërore si pasojë e ndarjes fizike të trojeve etnike shqiptare. Me gjuhën e hyjnive mërgimtarëve mundohet t'u fshijë lotët e mallit  për tokën mëmë. Ata që kuptojnë gjuhën  e poetit kuptojnë gjuhën e Zotit! Fjala e dhënë për poetin Agim Desku, është fjalë e shenjtë, atij që i mungon ajo fjalë i mungon jeta dinjitoze në këtë botë, apo siq e shpreh në një poezi; "Ju betova jetës, të vdes për fjalën dhe besën e Zotit". Apo siç e thotë edhe më mirë në një varg tjetër:"Të lutem, më falë Zot i im nëse nuk më takon mua fjala e lirë".  Vargjet e këtij poeti janë vargje të  përmasave globale, ngase ka kohë që vargjet e tij i kanë kaluar kufijtë kombëtar. universi poetik.  Jetëgjatësia e veprës është një vlerë për autorin dhe një vlerësim në anën tjetër të lexuesit, e cila për librin që ka vendosur të shkruaj del si një paradigmë që nxjerr shkrimtari në faqen e tij. Poeti shkruan ashtu siç i vjen poezia, qoftë si emocion i derdhur aty për aty, apo si një melodi e bukur kënge e shkruar me vargje poezie. Poezitë e Agimit janë të veçanta dhe ai ato, i transmeton në mënyrën më dinjitoze duke e paraqitur muzën e tij në sipërfaqe e herë-herë, duke e tërhequr atë fshehurazi në faqen e mbyllur të shpirtit të padukshëm, atij shpirti, që pikon vargje e poezi. Kur do t’i kenë në dorë poezitë, lexuesit e atyre vargjeve gjatë kohë, duhet të jenë të vëmendshëm për vlerën e tyre, sepse autori bën thirrje të thellë të kujtesës dhe respektit për artdashësit dhe adhuruesit e poezive për t'ua kthyer rëndësinë e vlerave klasike. Poeti ka një ambicie të fortë letrare dhe qëllimi i tij është që poezia të jetojë në botën e bukur dhe të kthjellët pa re. Autori i këtij librit është treguar shumë kërkues ndaj vetes aq sa njohuritë e tij për të shkruar nuk e kanë pasur të lehtë për të marrë hapin e daljes në front polemizues e kritik, duke i treguar linjat e librit. Mesazhet e vargjeve, janë thirrje kushtrimi për ndërgjegjen e pastër kombëtare, për nevojën e bashkimit shpirtëror, si kushtin e parë dhe të domosdoshëm. Ata që kuptojnë gjuhën  e poetit kuptojnë gjuhën e Zotit!.  Apo siç e thotë edhe më mirë në një varg tjetër:"Të lutem, më falë Zoti im nëse nuk më takon mua fjala e lirë". Vargjet e këtij poeti janë vargje të një poeti të përmasave globale, ngase ka kohë që vargjet e tij i kanë kaluar kufijtë kombëtar” – tha në fund të fjalës së tij Florim Zaqa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat