Shqipëria e Luan Kurtit në gjuhën rumune

Libra

Shqipëria e Luan Kurtit në gjuhën rumune

Nga: Daniel Marian Më: 25 tetor 2017 Në ora: 21:11
Kopertina e librit

Të jesh poet don të thotë të trasosh një rrugë të gjatë, të ndjesh esencat që të mund t’i identifikosh, të kërkosh mënyrën e shprehjes për ta gjetur vetëveten në botën e engjëjve. Kësaj nuk i thonë tjetër veçse një magnetizëm, një fluks/refluks në botën e zemrës dhe atë të mendjes. Me siguri, perseverenca është ajo që vjen për kompletimin e dhuntisë së lindur.

Luan Kurti ka dhuntinë për ta mirëkuptuar këtë aspekt të dyfishtë, duke ndjekur gjendjen e tij shpirtërore për të notuar në botën magjike të fjalëve. Nganjëherë, përpëlitja është e nevojshme, përndryshe mendimi nuk do të kishte finalitet. Shembujt e shprehjes së një ndjeshmërie të veçantë, deshifrohen në vargjet e tij: „Nëse fjalëve nuk ju beson,/ dhe gazit, dritës që kam në sy,/ vër veshin timit kraharor,/ të dëgjosh zemrën si rreh për ty./ Do ta kuptosh vetë sekretin,/ dhe do më japësh të drejtë,/ shpresoj një puthje të meritoj,/ ashtu të bukur, të shpejtë./ Pastaj të shprehesh fare çiltër,/ siç them pareshtur në ëndërrime,/ të dua shumë o yll i ndritur,/ ti je kuptimi i jetës time!” (Pa fjalë). Autori krijon një vizion të justifikuar, dhe nuk është e rastësishme që me këtë poezi të hapë faqet e vëllimit bilingv „Hija e ëndrrave tona”.

Nxitimi që vazhdon pas dashurisë është element primordial dhe preliminar që i jep kuptim jetës. Nëse je mjaftueshmërisht i sinqertë në këtë përçapje të gjithëmbarshme, ka gjasë të arrish në rezonancën e merituar: „Kur u linda unë gjithçka në botë qe ndarë,/ toka, pyjet, uji, detet, fatet!/ Përpara se të shihja lindjen e diellit,/ unë pashë perëndimin,/ përpara se të shihja dritën e hënës,/ unë pashë mugullimin,/ përpara se të dëgjoja këngën e bilbilit,/ dëgjova të qyqes, vajtimin./ Përpara se të provoja buzëqeshjen,/ gjer në pikën e fundit shijova hidhërimin,// lutjen, pendimin, mallkimin!/ Mëkatin e të parëve të mi vuaja,/ dhe vuaj gjer’ më sot./ Në botë kisha mbërritur tepër vonë,/ si një re e bardhë në qiell, fare kot!/ Kam hedhur spirancën/ mbi këtë varr të përbashkët,/ që quhet tokë,/ në këtë liman ligësish, në këtë ferr/ si shumë të tjerë,/ mëshira për veten më mban akoma këtu,/ dhe dashuria s’di ku do më shpjerë!” (Rroj nga dashuria)

Ishte i parashikueshëm një vetëdedikim në një teksturë të zgjedhur, me respektimin e disa rregullave dhe principeve dukshmërisht interogative, të tipit kush jam unë: „Dy krijesa rrinë, flenë brenda tij,/ si dy degëzime që duke rrjedhur/ prej së largu,/ në një të vetme bashkohen/ në harmoni./ Njëra, e zakonshmja,/ që ecën, flet, qesh,vrapon,/ mëkaton, ëndërron./ Tjetra, hyjnorja, e thjeshta, e urta,/ e çiltra, qiellorja…/ Me frymën  e Zotit ngjizur, ushqyer/ si  një pasqyrë,/ ku refelktohen përjetimet, dhimbjet,/ lotët, vuajtjet, brengat tona./ Nga tehet e ndjenjave të kundërta,/ si nga maja thikash përgjaket,/ flaket brigjeve të vetmisë,/ shkëmbenjve me kryet në re,/ gjer në përjetësi!” (Poetit)

Poeti sjell sensibilitetin dhe kuptimet në bregun konstruktiv të realitetit. Duke patur parasysh se nuk kërkon vizione abstrakte, siç veprojnë edhe poetët tjerë shqiptarë dhe kosovarët e mërgimit, kjo nuk don të thotë se nuk egzistojnë edhe vizione të ashpra lidhur me realitetin shqiptar, por mund të jetë i saktë fakti sipas të cilit desha të insistoj për të hulumtuar vetëm anën e ndritur në vargjet e këtij poeti të talentuar shqiptar, i përkthyer në gjuhën e Emineskut nga Baki Ymeri. Qoftë e bekuar mirëseardhja në gjuhën rumune, Zoti Luan Kurti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat