Tregim nga libri “Shkrimtarët në skëterrin e diskriminimit komunist”

Libra

Tregim nga libri “Shkrimtarët në skëterrin e diskriminimit komunist”

Nga: Sali Leka Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:39
Sali Leka

Tragjedi makabre kanë ndodhur në vitet e Diktaturës komuniste. Janë burgosur, internuar, përndjekur, persekutuar dhe diskriminuar egërsisht dhe tmerrsisht 125 shkrimtarë, poetë, dramaturgë të talentuar, 750 intelektualë të kulturuar, mendimtarë vizionarë të fisnikëruar, të arsimuar nga populli kulturëdashës, por emrat e tyre nuk shkruhen asgjëkundi, as në faqet e gazetave, as në faqet e librave.   

45 vjet Diktatura antihumaniste, antifetare, antidemokratike e tmerrshme e urrente diturinë, kulturën, mendimin, vizionin shembull e model njerëzor. E pamëshirshme për njerëzit e mirë fisnikë eposikë, të dituruar, ajo burgosi,masakroi e groposi të gjallë ajkën fisnike të kulturuar të popullit shqiptar, popull me traditë e histori madhështore shumëshekullore,në epoka kushtrimtare triumfatore, por i shtypur, i sunduar, i uzurpuar nga klikat mizore uzurpatore antishqiptare edhe në shekullin XX, koha e mizorizmit komunist enverist-ramizist.   

Nga përballja e tmerrshme me ingranazhet e censurës në letërsi, art, kulturë unë kam shumë ngjarje për të treguar.

Kur isha djalë i ri, kisha dëshirë të madhe që në redaksitë e gazetave “Bashkimi”, “Drita”, “Zëri i rinisë” dhe revista “Nëntori” të shikoja djem dhe burra kreshnikë viganikë,por jam takuar me gazetarë tartabiq, skurrik, zgërdhec, gëlbockë të neveritur.

Me burra strategë viganikë luftarakë  dhe kreshnikë eposikë, prush e flakë, jam takuar në repartet ushtarake dhe në strukturat policore hetimore. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë afrohen kujtimet dhe të flladisin shpirtin,të forcojnë zemrën, të mbushin me vullnet indet dhe qelizat, të vitalizojnë jetën.    

Nga puna e madhe për letërsinë dhe kulturën gjatë këtij viti dhe viteve të tjerë, kam shumë tregime nga ngjarjet që kanë ndodhur nën shtypjen e Diktaturës 45 vjeçare. Unë kam shkruar 2760 tregime për krimet dhe padrejtësitë që ka bërë Diktatura përpara vitit 1991, por këto tregime të dobishme nuk i botoi censura, vegël e ndryshkur që rrinte çdo ditë si çekan i shtrembër mbi kokat e shkrimtarëve disidentë, liberalistë e modernistë. 

Në vitin 1961 paraqita për botim librin e parë me titull “Jeta merret në kompleks”. Në vitin 1962 paraqita për botim dy libra. Edhe në vitin 1963 paraqita për botim dy libra, por nuk botuan asnjërin.

Në 8 dhjetor 1963, shkova ushtar me dëshirën time. Isha në shkollë të lartë, por e ndërpreva dhe e vazhdova pas lirimit nga ushtria. Shefi i degës ushtarake të Tiranës, major Gani Vërçani më tha: “Ti Sali meriton të qëndrosh ushtar në Tiranë, në repart special, por në Tiranë mbahen rekruta me biografi të kuqe komuniste, por fisi yt i Lekajve të Selbës e ka biografinë e bardhë nacionaliste”. Edhe unë shefit të degës i tregova: “Shoku major Gani Vërçani, mos u dëshpëro për mua por më vish ushtar larg Tiranës. Unë jam shkrimtar, letrar dhe poet liriko-eposik dhe dua të shoh të gjitha trevat e Shqipërisë”. Edhe major Gani Vërçani më tha: “Do të ndihmojmë me shkruar libra edhe atje ku do të inkuadroj se oficerat e repartit i njoh, i kam shokë të mi të luftës”. Dhe më dërgoi ushtar në korpusin e Jugut, me komandant Gjeneral lejtant Muhamet Prodani, në Brigadën e Pestë në Grehot Gjirokastër, me komandant major Mojsi Elezi, shef shtabi major Misto Culi. Mbasi bëra betimin më caktuan artiler në repartin 3222, me komandant major Ajet Hoda, shef shtabi kapiten Fatmir Tauzi, komisar politik kapiten Ramo Xani, komandant i baterisë së parë toger Abaz Bodena. Këta oficerë burra kreshnikë dhe strategë të provuartë artit ushtarak u bënë shokët e mi dhe më krijuan kondita komode për të shkruar vepra letrare të mrekullueshme. Kam udhëtuar i gëzuar, i rehatuar në mjaft fshatra të Gjirokastrës, Delvinës, Himarës, Sarandës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, deri në Dropull, Sofranik,  Derviçan, Goranxi, Libohovë, dhe në Labovën e kryqit, në kufi  me Greqinë.

Në këto vende piktoreske dhe klimatike me pyje, kodra, livadhe, pllaja e brezore me pemë frutore arra, dardha, lajthia e qershia, shkrova mjaft libra me tregime dhe poezi të shkëlqyeshme, ashtu siçishin dhe njerëzit e këtyre trevave që mua më frymëzuan shumë. U njoha me shoqe me etikë dhe kulturë shembullore  të lartësuar, me vajza gjirokastrite, delvijote, himariote dhe përmetare, të admirueshme. Gjinia femërore duhet të jenë model dhe shembull I humanzimit dhe harmonisë njerëzore. Dhe të tilla ishin vajzat e këtyre trevave të lashta epiriote. Me shembullin dhe frymëzimin e tyre vital unë kam shkruar mjaft tregime dhe poezi eposike, sidomos Teodora nga Himara, Katrina nga Saranda, Antoneta nga Gjirokastra dhe Anita e shkëlqyeshme, e mahnitshme nga Përmeti historik. Me 13 nëntor 1965 u lirova nga ushtria dhe në vitin 1966 paraqita për botim 5 libra, në vitin 1967 dhe pesë libra të tjerë. Edhe në vitin 1968 paraqita 5 libra, por nuk I botuan as romanet as vëllimet me poezi.        

Me 20 mars 1967, shokët dhe shoqet e mia filluan të daktilografonin librat e mi me makinë shtypi në drejtimin e shokut Dhimitër Fullani, redaktor i talentuar në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” Tiranë, por drejtori i bënte presion e frikësonte dhe donte me e burgosur shokun tim, redaktorin Dhimitër Fullani. Unë rraha fort drejtorin masakra dhe shkova në hetuesi e tregova: “Kam rrahur drejtorin e zgërdhecur dhe do ta rrah përsëri kur të dal nga burgu.

Për shokun tim jetik sublim Dhimitër Fullani do ta vuaj unë burgun e skëterrit. Dhimtër Fullani, letrar dhe redaktor, me shkëliqm e blerim  bashkë me shokët e shoqet e tjera janë lodhur mjaft dhe kanë shtypur me duart e tyre me makina shkrimi 22 librat e mi, pordrejtori injorant, idiot dhe mediokër I paditur bashkë me fuksat e tij të zgjebosur, nuk I kanë botuar veprat e mia letrare të  mrekullueshme,shembullore, të dobishme për jetën njerëzore. Hetuesi e thirri drejtorin paganist dhe zuzarist, por ai tha: “Sali Leka është letrar dhe poet I ri me koncepte të vjetra mikroborgjeze fetare të rrezikshme, gënjen si Krishti dhe Muhamedi. Nuk më ka rrahurSali Leka, por u rrëzova nga shkallët. Ai nuk ka sjellë për botim 22 libra por dy libra voluminoz  dhe neve po i lexojmë, por deri tani kemi konstatuar se librat e Sali Lekës janë dekadente, mikroborgjeze, erotike e liberaliste dhe degjeneruese për njeriun e ri të shoqërisë socialiste që ka formuar Partia dhe shoku Enver”. Mbasi u largua drejtori, hetuesi më tha: “A e kupton o vulëhumbur, o derdimen naiv që ata pranojnë të rrihen si gomari në duhan me qëllim për ti vjedhur veprat e tua dhe ti botojnë me emrat e tyre dhe të përvetësojnë shpërblime dhe fonde monetare të majme me djersën tënde?! Shporru nga birucadhe shko e mbro pasurinë tënde, lodhjen dhe djersën nga hajdutët me kollare”!...Kurse unë nuk u besova fjalëve të hetuesit por më dolën të vërteta në vitin 1982, kur diktova që 13 librat e mi i kishin vjedhur, i kishin botuar me emra të tjerë shkrimtarë kusarë dhe zuzarë, dembela të plogështuar dhe mediokra të paditur, që vetë nuk dinë të shkruajnë as tregime, as poezi, por dinë me vjedhë letërsinë e të tjerëve.  

4 shokëve dhe 2 shoqeve u tregova: Do të shkruaj akoma më shumë libra dhe nuk dëshpërohem nga mosbotimi i censurës as nga vjedhja e katrahurës. Unë jam thesar i madh për letësrinë, artin dhe kulturën. Kam libra për të vjedhur kusarët dhe zuzarët e neveritur”. Dhe në vitin 1982 shkrova dhe paraqita për botim 5 libra, më 1983 3 libra, në 1984 4 libra në 1985 5 libra, në 1986 2 libra në 1987 3 libra, në 1988 5 libra, por I mbyllën, I fshehën të tëra, 85 libra. Kurse unë zuzarët dhe kusarët I paralajmërova: Mos i vidhnin librat e mi se do t’iu vras e do t’iu grijë si duhani e gremthi.

Kurisha i mbyllur në birucën e skëterrit, hetues Maksi më tha: “Sali, pse nuk i rreh Fatos Kongolin dhe Bardhyl London? Edhe unë ia ktheva: “Fatos Kongoli dhe Bardhyl Londo lëkurën e trupit e kanë të pisët, të ndyrë dhe unë duart e mia të pastra qelibar dhe Kristal nuk i pisanjos me lëkurën e qelbur dhe të zgjebur të Fatosit dhe Bardhylit. Kurse operativi i Sigurimit, Ismail Rama më tha: Mos na gënje Sali, mos na gënje! Sigurimi i di të tëra, Fatos Kongolin dhe Bardhyl London nuk i rreh nga frika, se ata kanë mik shokun Ramiz Alia, bilibili i marksizmit dhe krahu i djathtë i shokut Enver Hoxha, tribunal i komunizmit, arkitekt i socializmit fitimtar në Shqipërinë e kuqe të proletariatit.

Lexues të nderuar të kohës së sotme, epoka e demokracisë shembullore triumfatore, sapo ka filluar, por unë këtu po e ndërpres tregimin, por ju premtoj se do ta vahzdoj ditë tjetër. Unë kam ngjarje me tregime më shumë se sa kanë 25 shkrimtarë të persekutuar dhe të papersekutuar dhe sot po theksoj: për mua që kam vuajtur kohën e diktaturës mizore kohën e sotme e quaj epoka e demokracisë shembullore triumfatore, e quaj të bardhë e të shkëlqyer, sepse kam kontribuar përdemokracinë edhe kur isha në muzgun e skëterrit mizorist, pa të drejta njerëzore, I burgosur dhe I diskriminuar egërsisht.

Unë kam shkruar poezi lirike, dashurie, erotike, estetike, moderniste të mrekullueshme por nuk i botuan fuksat dhe skrupsat e Ismail kadaresë, Fatos Kongolit, Bardhyl Londos dhe të tjerë skurrikë.

Mjaft poezi ua jepja shokëve dhe shoqeve të mia besnike teuratike dhe u thosha: “Dashurohuni, dashurohuni dhe bëni shumë dashuri me gëzim dhe vullnet me harmoni vitalitet e krenari dhe me besnikëri deri në përjetësi.

Edhe shoqet e mia ishin guximtare dhe kreshnike teuratike. Edhe shokët e mi kishin shoqe besnike dhe krenare vitale. Shoku im Dhimitër Fullani, redaktori dhe shkrimtari I palodhur, I talentuar, I kulturuar kishte dy shoqe të mrekullueshme, të admirueshme, guximtare dhe viganesha të  dalluara, të provuara. Me aprovimin e shokut tim jetik, unë e dashurova njërën nga shoqet e shkëlqyeshme të tij. Edhe ajo më dashuroi mua dhe më tha: “Shumë të admiroj, të falenderoj, I dashuri im, që më zgjodhe mua midis të tjerave. Mos u tremb I dashuri im, mos u frikëso, por bëhu akoma dhe më kreshnik eposik. Shokun tonë Dhimtër Fullani do ta mbroj fort dhe i thoshte: O i miri, i bardhi Miti Fullani! O letrari dhe redaktori si qelibari dhe kristali,skicoi dhe grafikoi në makinë shkrimi tregimet dhe poezitë e shkrimtarit Sali Leka, poet dhe letrar i blerimit, i shkëlqimit, dashnori im blin frashin me gëzim, krenari, admirim, me shumë vullnet, aftësi, vitalitet e guxim si kreshnik aderik. Mos u frikso Miti Fullani, mos u frikëso! Do të mbroj unë,shoqja jote besnike e dalluar, e provuar dhe dashnorja e betuar e shkrimtarit voluminoz, i pafrikësuar Sali Leka, i padëshpëruar nga censorët dhe mizorët”.         

Pas këtyre fjalëve, e dashura ime filozofike dhe mendimtare vitale e ulte Dhimitër Fullanin në kolltukun e zyrës dhe derën e mbyllte me dry nga jashtë dhe askush nuk e dinte se Dhimitër Fullani ishte duke punuar edhe jashtë orarit zyrtar. Kurse unë bëja dashuri me dashnoren guximtare dhe krenare shembullore, sedërlije e shkëlqyeshme, ledhatare dhe ojnalije  e mahnitshme.

Unë e nderova me emrin Rexhina sy delina, o skiterina ime jehonike dhe i dedikova poezi, shumë poezi.

Rexhina sydelina jehonike shembullore

Kreshnike vitale mbi krejt racat njerëzore

E shkëlqyeshme si bedillana diellore

E mahnitshme si mrekulli e lartë mbitokësore

Dashuria dhe besnikëria nuk mund të shpërblehen me pasuri

Por me admirim e harmoni, me këngë e poezi.

Kush të dojë të këndojë me mua.

Kush të dojë t’i gëzojë këto vite të mrekullueshme të epokës së demokracisë mbas 45 vjet Diktaturë të egër me ligësi, padrejtësi, mashtrime, burgosje dhe persekutime të njerëzve të mirë, fisnikë të admiruar, specialistë të kualifikuar, të arsimuar, të kulturuar dhe shkrimtarë disidentë, modernistë të talentuar, demokratë të vërtetë, të betuar.

Demokracia nuk të lejon me shtypur lirinë dhe mendimin e tjetrit, nuk të lejon me shkelur të drejtën dhe vullnetin e tjetrit, por mizoristët që 45 vjet kanë shkelur vullnetin e njerëzve të mirë fisnikë, e urrejnë me ligësi epokën e sotme, nuk e quajnë demokraci dhe botojnë trillime e gënjeshtra për të nxirë imazhin e epokës shembullore të kohës së sotme me të drejta të plota njerëzore, duke spekuluar marrëzisht.

Për shokun e admiruar DhimtërFullani, letrari dhe redaktori i kulturuar kemi akoma tregime dhe do t’i lexoni në tregimet në vijim.

Punë të mirë kanë bërë letrarët dhe korektorët e papërtuar Fatbardha Spahiu, Eqerem Biba, Robert Vullkani, Ismet Cibaj, Enver Bitri, por u internuan e persekutuan mizorisht.

Tregimet dhe poezitë e mia i ka daktilografuardhe gazetari i talentuar Piro Tase, nën presionin dhe tmerrin e survejimit të skrupsave të zgërdhecur, se vetë nuk bëjnë asgjë të mirë për njerëzimin, se i pengon ligësia, zilia kundër shkrimtarëve të talentuar, humanista dhe teuratista të admiruar, demokratë, progresista të betuar për drejtësinë dhe demokracinë.

Për shokun Piro Tase do të lexoni akoma në tregimet e tjera.

Edhe për shokun e admiruar, gjeneral Muhamet Prodani bashkë me shokë të tjerë oficerë të dalluar,të betuar Moisi Elezi, Misto Culi, Ajet Hoda, Fatmir Tauzi dhe Ramo Xani nga Gjirokastra, Abaz Bodena nga Tepelena, toger Xhelal Dedei nga Elbasani, toger Riza Poka nga Berati kemi akoma tregime të mrekulleshme me kujtime të paharruara.

Sot po theksoj:

Në ato vite të shekullit XX në teritoret ku ishin dislokuar brigada e pestë Gjirokastër, regjimentet dhe divizionet e fortifikuara të korpusit ushtarak të Jugut të Shqiërisë, me komandant Muhamet Prodani, shef shtabi kolonel Nikollaq Sallabanda, nuk mund të shkelte asnjë lloj ushtrie sado e motorizuar të ishte.

Në rast agresioni forca goditëse e zjarrit luftarak të korpusit ushtarak të Jugut do të dilte fitimtare, ashtu si në epokën kushtrimtare, kur jetonte dhe komandonte Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kreshniku dhe strategu historik i gadishullit ballkanik në shekullin XIV.

Është e vërtetë se Shqipëria u pushtua katër shekuj nga otomanizmi, por nuk u pushtua me luftime, por me taktika e metoda të tjera sofistike, me tradhëtira e pabesira munafikiste, monstruoziste, të planifikuara, sistematike. Me luftime, me zjarr dhe hekur, me barot dhe topa, me shpata dhe murtaja, nuk pushtohet kombi shqiptar, kombi i betuar për atdhe, kombi viganik e kreshnik i dalluar në Gadishullin Ballkanik. Historia e popullit shqiptar është ngadhënjimtare e shkëlqyer, legjendare shembullore, por e kanë shkruar me trillime dhe shtrembërime skandaloze.

Kur isha në burgun mizorist, në vitin 1977, hetuesi më tha: “Pse mbahesh kaq trim i madh Sali Leka i Shëngjergjit, sikur jeni kreshniku dhe strategu i shekullit XX?”…

Kurse unë hetuesit i fola, i tregova: “Kreshnik dhe guximtar në ballë të parë më ka bërë historia ngadhënjimtare qindrashekullore dhe mijëravjeçare e kombit pellazgo-arbëror-ilir,komb eposik dhe human vigan. Shkrimtar fisnik dhe besimtar, fetar teuratik i betuar më ka bërë fisnikëria dhe besnikëria jetike, sublime hyjnore e kombit shqiptar me tradita shembullore të mrekullueshme, të veçanta, frymëzuese dhe vitalizuese jetësore nga Adriatiku në Bosforin, Bizantin Shënkostandin kristian. Shoku hetues! Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka, shqiptar etnik autokton nuk vajtoj kur më burgosin antishqiptarët që bëjnë sikur flasin shqip tersi persi verci por nuk janë etnikë autoktonë. As nuk dua të lotoj me gulçim kur të më vrasin dhe të më groposin pa qefin antiatdhetarët, që e kanë shkretuar Atdheun e Gjergj Kastriotit,duke vrarë dhe masakruar çdo vit dhe çdo shekull djemtë dhe burrat fisnikë humanist dhe besnikë  teuratistë etnikë autoktonë, arbanista dhe arianitsa.

Për dijeninë e lexuesve të kohës sonë, në vitin 1975 shkrova dhe paraqita për botim tregime të vërteta për gjeneralët e ushtrisë Muhamet Prodani, Sadik Bekteshi, Sul Kozeli, Rrahman Përllaku, Arif Hasko, Abaz Fejzo, Vaskë Gjini, Todi Mançi, Muharrem Kokomani, Veli Llakaj, Bejto Isufi, Abdi Mati dhe për oficerët Nikollaq Sallabanda, Moisi Elezi, Ajet Hoda, Fatmir Tauzi, Ramo Xani, Banush Biraci, Abaz Bodena, Xhelal Dedei, Riza Poka, Ilia Mici, por tregimet e mia të dobishme nuk i botuan, i mbyllën, i censuruan.

Bashkë me tregimet sekuestruan edhe fotografitë e gjeneral Muhamet Prodanit,major Ajet Hodos, kapiten Fatmir Tauzit, kapiten Banush Biracit dhe toger Riza Pokës.

Njërin gazetar, sekuestrues të fotografive, në koridorin e redaksisë së gazetës “Bashkimi” e kapa për zverku, e ngjesha pas murit, por më doli nga duart dhe mbylli derën e zyrës nga brenda. U lajmërua policia dhe më arrestuan. Erdhi hetuesi dhe më tha: “A ti je ai trimi selban si asllan që ke rrahur gazetarin e “Bashkimit”, gazeta e Frontit Demokratik të Shqipërisë Socialiste? Edhe unë hetuesit i tregova: “Jam trim jetik sublim për të bërë mirësi dhe mrekulli me vlerë dhe dobi të çmuar kombëtare, historike dhe nuk bëj kërdi, as batërdi, as mizori, as ligësi. Jam njeri i besimit tek Zoti dhe trashëgimtar i Gjergj Kastriotit. Jam besniku i betuar i kombit, i atdheut arbanik xhersik pellazgjik. Kujtoj çdo ditë me admirim e gëzim dy vjet shërbim ushtarak në Gjirokastër dhe Mallakastër. Nderoj me shumë iradin vëllazërimin dhe harmoninë mahnitëse midis ushtarëve dhe oficerave. Major Ajet Hoda, kapiten Fatmir Tauzi, toger Riza Poka etj më kanë ftuar në shtëpitë e tyre si mik i lartësuar, me kafe,meze e raki,me këngë e poezi.

Komisari politik i repartit Ramo Xani më caktoi zv/komisar politik në baterinë e parë artilere obus 122. Komanda dhe shtabi më dërguan në kurs 12 muaj si nënoficer, por unë e mbarova programin për tre muaj dhe më graduan rreshter. Gjeneral Muhamet Prodani, kolonel Nikollaq Sallabanda, major Mojsi Elezi, Misto Çuli, Ajet Hoda më zgjodhën të dalluar për në shkollën e lartë të oficerave Tiranë. Kurse unë i falenderova dhe iu tregova: Jam i obliguar dhe i betuar deri në moshën 35 vjeçare të shkruaj 55 libra me tregime dhe poezi. Çdo vit shkruaj nga pesë libra voluminoze. Pastaj do të vazhdoj shkollën për oficer, se nuk synoj me u graduar kapiten dhe major, as kolonel, por do të qëndroj oficer në skalion me gradën e parë toger.  

Kurse shoku Muhamet Prodani foli e tha: “Ashtu Sali, të lumtë! Ti nuk ke lakmi për funksione dhe poste të larta,por ke aftësi dhe vullnet solid dhe në moshën 40 vjçare do të gradohesh kolonel, në moshën 45 vjeçare gjeneral. Jam shumë I gëzuar që stafetën tonë historike do ta forcojnë dhe do ta ngrini lart  juve djemtë e rinj si ti Sali Leka i Tomadhejës së  Shëngjergjit”…

Kur u lirova nga ushtria, i mbushur me shëndet dhe duke folur toskërisht, nuk më njohu fshati im i lindjes por më njohu gjyshja ime e dashur, mendimtare e nderuar. Më shikoi me krenari dhe gëzim mahnitës,më uroi, më puthi duart, vetullat, ballin dhe më tha: Bekimi im biro do të mbroj nga çdo rrezik. Shkruaj letërsi të vërtetë, mos përto dhe mos ndalo. Mos u frikëso, o kreshniku dhe guximtari i betuar i gjyshes, se të kam rritur me betim, lezet, admirim dhe kimet. As mos u dëshpëro se nuk i botojnë veprat e tua letrare si nektari dhe pjalmi i luleve, se shekulli XX është shekull për ibret, muzg, skëterr dhe zeher pa gjalp, pa sheqer.

Librat e tua të mira, të ndriçuara si fosfori do të botohen në shekullin XXI, shekull I bardhë, shkëlqimtar si dielli dhe ylberi, me kimet e lezet, me drejtësi e demokraci për çdo njeri.

Gjyshja ime filozofe dhe psikologe teuratike u nda nga bota njerëzore  dhe kaloi në jetën shpirtërore më 13 janar 1971, por u vërtetuan fjalët e saj apostolike, shumë rreziqe i kalova, i përballova. Në vitin 2001 botova librin me “Kur buzëqeshin yjet” me poezi shkruar në vitin 1981.

Me shumë nderim dhe kujtim për djemtë dhe burrat, vajzat dhe gratë e shekullit XX që tani nuk jetojnë. Sot nuk jeton kreshniku eposik Banush Biraci nga fshati Fagu i Tomadhejes erzenike, vendlindja ime. Banush Biraci, shok lufte me Hajdar Lekën, luftëtarin trim të Brigadës së Parë me komandant Mehmet Shehun, kapiten Banush Biraci shok lufte me gjeneral Muhamet Prodanin  dhe major Ajet Hoda i plagosur katër herë. Muhamet Prodani dhe Ajet Hoda e donin shumë Banush Biracin, kapiteni strateg I cili nuk pranonte me u graduar major dhe thoshte: Luftoj për kombin e atdheun dhe me gradën kapiten ashtu siç kam luftuar gjatë Luftës nacionalçlirimtare pa asnjë lloj grade.

Kur zhvilloheshin stërvitje taktike në Libohovë dhe në Labovën e Kryqit, Janina, Kosturi,Konica, Preveza, Arta, Parga,Paramithia, Igumenica dhe Korfuzi ishin nën vrojtimin tonë dhe kontrollin tonë. Në ato stërvitje vinte nga ministria gjeneral Sadik Bekteshi, takohej e bisedonte me ushtarë dhe oficerë i ulur dhe shtruar urtësisht.

Shenjat e plagëve si diamond i çmuar në gjoksin e major Ajet Kreshnikut më kanë mbushur me dashamirësi dhe besnikëri për kombin dhe atdheun, më kanë forcuar me vullnet, admirim dhe vitalitet me kontribuar me guxim dhe betim për drejtësinë, të vërtetën dhe demokracinë. Prandaj nuk jam shmangur, nuk kam dredhuar në çdo situatë, por kam folur të drejtën, kam shkruar të vërtetën, por nuk i kanë botuar ata zgërdhecë tartabiqë të zgjebur, që as kanë luftuar për kombin, as kanë kontribuar për drejtësinë dhe demokracinë.

Drejtësia, humanizmi dhe demokracia e zgjeruar e shembullore janë vetë feja e shenjtë hyjnore e çdo kombi dhe race.

Kam shkruar dhe do të shkruaj se po të ishin në funksione ushtarake dhe pozicione luftarake gjeneralët dhe oficerët strategë dhe viganikë që mizorizmi i Dikaturës i burgosi dhe i persekutoi egërsisht, nuk do të kishte ndodhur masakra e llahtarshme në Vlorën heroike dhe në Beratin historik, në vitin 1997, me 2500 të vrarë, as tragjedia e Gërdecit , me 26 të vrarë,të gjymtuar dhe 270 të plgosur e sakatuar.

Vitet e diktaturës komuniste ishin vite të mizorizmit të egër, por unë kisha shokë besnikë të betuar dhe fisnikë eposikë të admiruar , por dhe kreshnikë viganikë prush e flakë. Edhe unë isha e jam besnik jetik teuratik dhe nuk i kam tradhëtuar, ashtu si tradhëtuan Mehmet Shehun psedudoshokët gëlbocë, që ai Mehmet Shehu i kishte mbajtur në pëllëmbë të dorës, i kishte favorizuar dhe ngritur lart në poste dhe funksione shtetërore dhe ushtarake. Por skurriku, zgërdheci, i ligu dhe urithi, sa më shumë ta ndihomsh, aq më shumë ta quan për dobësi dhe kurrë jo për mirësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat