U promovua një vepër kapitale për letërsinë për fëmijë e të rinj!

Libra

U promovua një vepër kapitale për letërsinë për fëmijë e të rinj!

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 11:48
Pjesëmarrësit e promovimit të Fjalorit enciklopedike “Autoret e Letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj” në sallën e Institutit Albanologjik ne Prishtine

Promovimi i fjalorit enciklopedik me titull “Autoret e  Letërsisë Shqipe për fëmijë”, të autoreve Astrit Bishqemit dhe Migena Arllatit - ishte tema kryesore e promovimit që u mbajte në pranin e dashamireve të  te librit, profesor, student dhe të tjerë nga Prishtina, Tirana e vende të tjera në sallën e Institutit Albanologjik ne Prishtinë. Në fjalën tij shkrimtari dhe publicisti Prend Buzhala në mes tjerash tha:” Emirin dhe veprimtarin e letrare e Astrit Bishqemit dhe Migrna Arllatit publiku në Kosovë, në Shqipëri e vende të tjera i njohin  nëpërmes vëllimeve të mirëfillta studimore voluminoze kushtuar letërsisë shqipe për fëmijë. Kësisoj, në bibliografinë dhe veprat e tij, që përafrohet gjithsejtë rreth nëntëdhjetë e dy, hyjnë vepra të letërsisë për fëmijë si poezi, romanë, novela, tregime, përralla, po edhe shqipërime të e dy tituj të vëllimeve në fushën e studimeve të letërsisë shqipe për fëmijë, si dhe tri tekste universitare kushtuar letërsisë.

Nga e gjithë kjo veprimtari kaq e dendur dhe e pasur në këto fusha, veçojmë shumë titujt e studimeve letrare  të teksteve universitare. Duke e parë gjithë këtë krijimtari letrare kaq të gjerë diskursive, që në fillim shtrëngohemi të pohojmë se ky autor, deri më tash, mbetet studiuesi më i përkushtuar i letërsisë sonë shqipe  për fëmijë. Kur jemi këtu duhet veçuar me shumë vlerë Astrit Bishqemi i cili përpos që punoi si pedagog në shkolla fillore e të mesme, ai ka qenë redaktor i shumë revistave dhe botimesh të shumta letrare për fëmijë dhe si ligjërues i letërsisë shqipe për fëmijë në Universitetin në Elbasanit.

Kontribut i madh  i këtij  shkrimtari të vyeshëm në letërsinë shqiptare për fëmijë e të rinj"  të bashkautorëve Astrir Bishqemi me Migena Arllatin,  në përfshirjen e problematikave të gjerë e të shumanshme të letërsisë shqipe për fëmijë në përgjithësi, dhe  në veçanti  kanë realizuar me sukses  thellësinë e kundrimit të shumë çështjeve. Gjithashtu kanë  arritur të ngjallin interesin e shkrimtarëve, pedagogëve, studentëve dhe të shtresave tjera të lexuesve për prodhimin e kësaj letërsie që të zhvillojnë prirjen dhe aftësinë e vlerësimit kritik e studimor të teksteve letrare për fëmijë; të ringjallë, zgjerojë e thellojë prirjet për analiza e sinteza për interpretime të këtyre teksteve, të komentojë të analizojnë me saktësi e akribi diturore nocionet themelore e të gjera për letërsinë për fëmijë e të rinj.

Bashkautorët Astrit Bishqemi dhe Migena Arllati mbeten studiuesit e përkushtuar të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj

Leksikonin  me titullin "Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj” e quajnë fjalor enciklopedik. Përgjithësisht, leksikonët dhe enciklopeditë  janë projekte të mëdha të kulturave dhe civilizimit evropian. Kësisoj, ky leksikon kaq voluminoz, përfshin njëmijë e nëntëdhjetë e gjashtë autorë-  tha në vazhdim Buzhala  është më  voluminozi deri më tash për sa i përket letërsisë shqipe kushtua fëmijëve.  Meqenëse puna e një fjalori të tillë është që të japë informacionin,  autoret të këtij Leksikoni- fillimisht, Bishqemi dhe Arllati në këtë vepër me të cilën sqarojnë me të drejtë dallimet midis nocioneve shkrimtar dhe autor, ku përfshihet një koncept më i gjerë.  Në këtë vepër jepen dhe informacione me interes për punën që kanë bërë autorë e studiues të përparshëm. Autorët vitin 1886 e marrin si datë të botimit të librit të parë në letërsinë artistike për fëmijë, “që i adresohej posaçërisht fëmijëve shqiptarë. Andaj  këto  përmbledhje, të cilat i kalonin caqet e teksteve shkollore. Andaj, viti 1886, është një pike e starti dhe si e tillë  duhet të gdhendet si fillim i bibliografisë artistike shqiptare për lexuesit e moshave të njoma dhe të tjerëve. Këtu përfshihen edhe autorët që nuk janë përmendur në leksikonët e përparshëm, të cilët plotësohen me botimet e dekadës së fundit deri te ky vit ku veçohen botimet për fëmijë nga ato për të rritur. Meqenëse këtë informacion nuk e kanë të plotës bibliotekat tona nacionale e publike,  fjalor i cili u promovua ne sallën e Institutit Albanologjik do t’iu hyjë në punë  studiuesve të letërsisë, edhe mësuesve, të shkollave fillores,të mesme, fakultete dhe shumë të tjerëve ...

Image
Nga kryesia e promovimit të një vepër kapitalet për letërsinë për fëmijë e të rinj

Leksikonët dhe enciklopeditë - janë projekte të mëdha të kulturave dhe civilizimit evropian

Në vazhdim  të fjalës së tij kushtua promovimit të fjalorit  me titull“Autoret e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj” -Xhevat Syla në mes tjerash tha:” Duke e shikuar librin e tij më të ri dhe disa libra të tjerë të cilat u  kishte dhuruar lexueseve shqiptar në fushën e studimit, shkrimtari Astritit Bishqemi të lexuesit shqiptarë e përjetuan si njërin nga vazhduesit më të përkushtuar dhe më të rëndësishëm  në kritikën dhe studimin e letërsisë shqipe për fëmijë. Andaj, ky shkrimtar, si studiues i zellshëm i letërsisë shqipe për fëmijë, jo vetëm në planin kombëtar, ka tubuar dhe shfletuar literaturë  të shumtë nga kjo fushë nëpërmjet të cilës e mori guximin t’i hynte kësaj pune dhe të krijoj vepra të cilat do të mund të plotësoheshin dhe përkryheshin.

Kështu ai, tetë vjet pas botimit të Leksikonit të autorëve të letërsisë shqipe për fëmijë dhe të rinj, i hyri punës për ribotimin e tij në bashkëpunim me krijuesen, pedagogen dhe studiuesen e vyeshme të letërsisë shqipe Migena Arllati - vepër kjo për të cilën e kemi nderin dhe kënaqësinë e përuruam  në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Për dallim nga disa vepra të autorëve të mëparshëm, Shkrimtari Bishqemi në këtë leksikon- tha në vazhdim të fjalës së tij  Syla e  përfshin gjithë atë që e konsideron si letërsi të mirëfilltë për fëmijë, duke iu shmangur  ngarkimit të librin me të dhëna të  ashtuquajturës letërsi fëmijërore, pra letërsisë që e shkruajnë fëmijët. Risi tjetër në këtë libër është përfshirja, e autorëve të librave me poezi, tregime, romane  të atyre që janë marrë dhe  merren me studimin dhe vlerësimin  të krijimtarisë letrare të ne.

Ky leksikoni që u promovua  ka vlerën e tij më të madhe për sigurimin e informacioneve të duhura në radhë të parë për shkrimtarët, për studiuesit, por edhe për studentët, nxënësit dhe mësimdhënësit e letërsisë shqipe në shkolla fillore, të mesme  dhe fakultete. Një pjesë e mirë e të dhënave në këtë botim kushtua autorëve e përfshirë në leksikon shoqëro­hen  me fotografi  e tyre. Megjithëkëtë, studiuesi Bishqemi  në botimin e dytë të fjalorit, të  përgatitur  bashkë me Migena Arllatin, bëhen disa ndryshime të rëndësishme sasiore e cilësore, siç e thonë autorët në fjalën gjera të cilat e shoqërojnë këtë botim. Këto ndryshime,  konsistojnë në përfshirjen e autorëve që kanë shpëtuar në botimin e parë, duke shtuar këtu edhe studiuesit e letërsisë për fëmijë. Tek autorët tani janë të dhënat  dhe shënime për veprat e përkthyera, si dhe te disa autorë edhe puna e tyre në hartimin e teksteve shkollore...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat