Vepër me vlerë të rëndësishme - Bota Sot
Vepër me vlerë të rëndësishme

Libra

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Vepër me vlerë të rëndësishme

Nga: Milazim F. KADRIU Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:07
Isa Baftiaj “Autorë nga rajoni i Ferizajt (1893-2016)”, botues ZGJIMI – Ferizaj, 2017

Isa Baftiaj qysh si normalist ka filluar të botoj krijimet e tij në poezi për fëmijë dhe të rritur,por nganjëherë merret edhe  me prozë.

Ai ka botuar disa përmbledhje me poezi,ndërsa tash para lexuesve vjen me një libër të ri që kësaj radhe është i një natyre tjetër, që është  një libër mjaft i rëndësishëm ku ai lexuesve ua prezanton autorët e rajonit të  Ferizajt që nga viti 1893 deri në vitin 2016. Librin e ka titulluar “Autorë nga rajoni i Ferizajt (1893-2016)”.

Ky libër  është një leksikon biografik pasi që në të janë përfshirë 168 autor  nga ky rajon që kanë botuar libra nga fusha të ndryshme si nga fusha e letërsisë artistike, fusha e  sociologjisë, mjekësisë, publicistikës, folklorit etj.

Siç shihet ky leksikon është shkruar me dashuri dhe përkushtim të veçantë, e dihet, puna që bëhet me dashuri e profesionalizëm, sjell vepra me vlera të shumta në të gjitha rrafshet e krijimtarisë. Përkushtimi i autorit shihet ngase  ka prezantuar të gjithë autorët e këtij rajoni  në një periudhe mbi një shekullore  dhe atë duke i prezantuar të gjithë ata që lanë gjurmë në krijimtari  kush më shumë e kush më thellë  duke ua prezantuar të gjitha veprat e botuara deri tash.

Renditja është bërë sipas moshës duke filluar nga  Hafiz Imer Shemsiu,Vesel Xheladin Guta,Shefqet QorolliMunish Ramadani e për të ëprfunduar me autiret më të reja Albena Bajraktari, Drenusha Hyseni, Jona Bajraktari dhe Valëza Sadiku. Siç e përmend edhe autori këtu janë  përfshirë edhe shumë autorë që  kanë lënë gjurmë  në të përditshmet e revistat tona e që sot nuk janë në mesin tonë  si : Muhamet R. Bytyqi, Haki Braha,Enver Topalli e të tjerë. Pra janë përfshirë të gjithë ata që kanë botuar vepra pa u ndalur në vlerat dhe zhanret e tyre. Pra në këtë leksikon  janë përfshirë  autorët nga Ferizaj,Kaçaniku,Shtimja,Shtërpca dhe Hani i Elezit.

Në parathënien e këtij libri të shkruar nga Biser Mehmeti ndër tjera thuhet :” Një vepër e këtillë  me sa kamë njohuri, është e para e këtij lloji  në rajonin e Ferizajt, prandaj edhe duhet përgëzuar  autorin Isa Baftiaj për një vepër kaq të rëndësishme  e cila mund të quhet edhe monumentale. Jam shumë i bindur se kjo vepër do tu shërbej sidomos gjeneratave të reja, për t’u njohur me shumë autorë  e personalitete të rëndësishme  të rajonit të Ferizajt, jo vetëm të atyre të dikurshëm, por edhe të këtyre të sotëm, disa nga të cilët kanë lënë gjurmë  të thella me veprat e tyre …”

Hartimi i këtij libri pa dyshim se për autorin ka qenë një sfidë mjaft e madhe ngase  përfshirja e të gjithë autorëve të një rajoni bukur të gjerë dhe të një periudhe mbi një shekullore  nuk ka qenë punë e lehtë  kur kemi parasysh se për shumë autorë të  vjetër  ka qenë vështirë të mblidhen shënimet dhe të gjenden fotot e tyre ngas e shumë dokumentacione  dhe shënime  në familjet tona I ka shkatërrua lufta e fundit, mirëpo edhe pse  për disa autor mungojnë fotot, autori ia ka arrit që së paku të siguroj biografinë dhe  veprat e tyre e që kjo është një punë  e suksesshme dhe që meriton  lëvdatë.

Autori Isa Baftiaj thotë se është përpjekur që të tuboj të dhëna për të gjithë autorët e kësaj treve duke sjell vitin e lindjes, vendin e lindjes, shkollimin, profesionin, shënime për vendin ku jetojnë momentalisht dhe për veprat e botuara. Ai thotë  se “Kjo vepër ka karakter  informues e jo vlerësues. Gjithë punën e kam bërë duke u nisur nga  fakti se lexuesit  dhe institucionet përkatëse  kanë nevojë  të njohin më nga afër  krijuesit e këtij rajoni  dhe veprat e tyre. Jam munduar ti përfshijë të gjithë ata që kanë botuar vepra, pa u ndalur në vlerat e zhanri i tyre.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test