Doli nga shtypi libri IL MIO AMORE INFINITO, me autor Beqir Cikaqi - Bota Sot
Doli nga shtypi libri IL MIO AMORE INFINITO, me autor Beqir Cikaqi

Libra

Doli nga shtypi libri IL MIO AMORE INFINITO, me autor Beqir Cikaqi

Nga: Beqir Cikaqi Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 13:19
Libri IL MIO AMORE INFINITO

Në fund janarin që sapo iku, doli nga shtypi libri më i ri i autorit Beqir Cikaqi, me titullin IL MIO AMORE INFINITO (Dashuria ime e pa fund).Autori i këtij libri është edhe mësues i shkollës shqipe në Quinto(TV). Është ky libri i pestë i autorit, ndërsa i pari në gjuhën Italiane. Në këtë përmbledhje poetike autori përkundër që jeton prej vitesh në migracion, ai shpreh ndjenjat e dashurisë së pafundme e të vazhdueshme për vendlindjen e atdheun;për bukurit natyrore me gjithë pamjet karakteristike të vendit të origjinës; për vuajtjet e sakrificat e popullit të vet; për krenarin dhe traditat që ka populli shqiptar...

Promovimi i librit IL MIO AMORE INFINITO, do të bëhet në ORËN LETRARE që do të organizohet të dielën me 4 shkurt 2018 në Quinto të Trevisos.

Librin e redaktoi & recensoi , profesor Vittorio Andolfato, përktheu dott. Hedie Xhyheri, ndërsa përgatitjen teknike dhe botimin e mundësoi Shtëpia Botuese StarGraf- Ferizaj(Kosovë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test