Romani “Muzgu i djajve”, mes realitetit dhe imagjinatës jetësore

Libra

Romani “Muzgu i djajve”, mes realitetit dhe imagjinatës jetësore

Nga: Albert Z. ZHOLI Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:38
Kopertina e librit

Romani “Muzgu i djajve”, i shkrimtarit dhe regjisorit, Luftar Veshi është një prurje e re dhe me një nivel artistik më të lartë se librat e tjerë të autorit ashtu dhe për letërsinë shqiptare të kësaj mënyre të rrëfyeri. Për vetë temën dhe natyrën e tij ekzistenciale romani përcjell raporte sociale-filozofike, mbi jetën, natyrën, marrëdhëniet, zhvillimet jetësore dhe kontradiktat dhe zhvillimet e shoqërisë në tërësi. Ajo që veçohet në roman është se autori u bën një proces krehje psikologjike personazheve pavarësisht vendin ku jeton apo zhvillohet dinamika e ngjarjes apo subjektit të romanit.

Personazhi kryesor I romanit Prof. Demon Papagjini nuk përcakton saktësisht vendin ku vepron, por ai mbetet një intelektual kozmopolit që dhe pse I shkuar në moshë mësimdhënia e tij në shoqërinë njerëzore mbetet utopike por dhe shumë kureshtare. Në ,libër janë dy personazhe kryesore Demon Papagjini dhe Njeriu Veladon, që përbëjnë bërthamën e të gjithë subjektit, të cilët ecin, komentojnë, diskutojnë, hamendësojnë, përcjellin, zhveshin ide, mbështesin mendime, abstraktojnë me realitetin dhe në moment ët caktuara  shkojnë në antagonizma që tek lexuesi duket se gjithçka do të zhduket dhe përfundimi i ngjarjes është i afërt. Në këtë pikë qëndron mjeshtëria artistike e autorit, që ngjarjet dhe proceset e zhvillimit të saj të çojnë në një ide gjoja amorfe, që në një moment sjellin një barrikadë zhvillimesh, por që pas saj gjallojnë ngjarje apo histori të tjera që e rindezin romanin dhe dëshirën për të shkuar më tej në procesin e zhvillimit të subjektit.

Gjithë historia e romanit zhvillohet më shumë me monolog dhe dialog. Monologu në këtë roman është sjellë në mënyrë  të sinqertë, transparente dhe me kureshtje të tillë ku njeriu fantazon rreth ideve dhe rrëfimeve të personazhit kryesor Demonit, por edhe befasohet me guximin, inteligjencën dhe mënyrën e parashtrimit të mendimeve jetësore. Monologu si vetërrëfim, është një qasje e re në mënyrën e shtjellimit të subjektit dhe rrallë herë e përdorur në këtë mënyrë nga romancierët shqiptarë.

Ndoshta kjo lloj gjinie e rrëfimit e bën romanin tejet provokues, por edhe të shtyn të mendosh se çfarë përmban në vetvete gjithë kjo lloj historie, e treguar me ndjenjë. Lidhja e monologut të demonit me dialogun e tij me Njeriun Veladon (Ziun) është një veçori e dytë e romanit që autori ka ditur ta përcjellë në mënyrë organike, të ëbsushme por dhe shumë intriguese. Do të dukej e vakët, e pa iniciuar, e palidhur estetikisht filozofia monologuese e personazhit kryesor nqs nuk do të ishte ndërthurur në mënyrë elegante me dialogun.

Një dialog sa iamgjinar po aq dhe real, sa I pabesueshëm po aqa dhe koherent, sa inekzistencial po aq dhe bashkëkohor, sa i thjeshtë aq dhe I përbërë, sa intrigues po aq dhe I qetë, sa befasues po aq dhe I paqtë. Pra në këtë dialog kalojnë të gjitha etapat e formimit të njeriu-njeri, por edhe të njeriu filozof në edukimin apo formimin e një njeriu ndryshe në realitetin e sotëm të çuditshëm mabrëbotëror. Realja dhe arealja, koherentja dhe kundërshtia, ideja dhe imagjinatën janë pjesë e dialogut që plotësojnë por edhe përjashtojnë njëra-tjetrën në momente të caktuara. Tek rrëfimet e personazhit kryesor prof. Demoni, janë lidhur si hallka zinxhiri njeriu si mëkat, njeriu si gjëmë, si histeri njerëzore ku frymëzimi dhe zhvillimi njerëzor duket se lind apo del nga hiçi. Pa një formatim real, pa një portret fizik të qenësishëm, pa një vendngjarje reale, pa një venbazim konkret, Demoni më shumë del si një personazh artistik që nxit dëshirën për të zgjuar perceptimet.

Për mendimin tim ky roman është një roman ndryshe i zhanrit psiko-analitik, ku autori duket se futet në jetën e shoqërisë tërthorazi, jo me portret real dhe figurë të përcaktuar, jo me personazhe të mirëpërcaktuar, pasi dhe vetë drama njerëzore me zullumet e shumta dhe problemet e pamenduara, nuk është aq e thjeshtë sa e shohim në përditshmëri, pasi me luftërat, vrasjet, korrupsionin, depresionin, ka edhe atë nënbotën e dytë të padukshme, me shumë mistere të frikshme, që nuk i prek konkretisht çdo njeri, por më shumë i ideon në subkoshiencën e tij.  Vetë bota e djajve, është një botë me vete, botë e pakohë, e pamat.

Ajo e asiston kudo dhe askund, pasi çdo gjë është në eter, e pakapshme si vetë figuracioni artistik i fjalës Djall. Djalli është vetëm nj emër dhe pse djajtë janë të shumtë dhe këtu është mjeshtëria e autorit që tek emri, tek përcaktimi, vetëm një element ua jep apo ua dedikon si njerëzor djajve, këtyre qenieve të frikshme, atë të gjendjes haluçinative të tyre, kur ata janë të paformatuar fizikisht. Autori më këtë lloj rrëfimi në roman ofron një qasje të re në letërsinë artistike, ku problematikat e shumta të shoqërisë njerëzore në të gjitha kohërat dhe krimet e fshehta mund të përcillen edhe kështu, ndryshe në rrëfim, në personazhe dhe në zgjidhje konflikti. Kjo e bën romanin intrigues dhe nxit kureshtjen e çdo lloj kategorie lexuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat