Historia jetohet, shkruhet, tregohet për tu kujtuar...

Libra

Historia jetohet, shkruhet, tregohet për tu kujtuar...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 8 prill 2018 Në ora: 09:26
Kjo grua e vyeshme - autore e njëzet libra të botuara -këto ditë doli edhe me një libër e cila mbanë titullin “Oazat e Shpirtit”

Mevlyde Mezini Saraçi- poete, shkrimtare, aktiviste e palodhshëm në përcjelljen dhe pjesëmarrjen në aktiviteteve letrare në Kosovë, regjion dhe me larg. Kjo grua e vyeshme është autore e njëzet libra të botuara - dedikua lexuesve shqiptarë. Këto ditë doli  edhe me një libër me të ri e cila mbanë titullin “Oazat e Shpirtit”. Iliriana Sulkuqi, redaktore  duke folur për këtë libër dhe autoren e saj në me tjerash tha:” Nuk kam asnjë shtëpi, as në vendin tim, as këtu, në Amerikën e madhe, por kam njëherësh, aq shumë, sa nuk më mjafton jeta  t’u flihet në vatër, qoftë edhe nga një natë secilës. Shtëpitë e mia në Kosovë  kanë emra të përveçëm, ku, në vatrat e tyre fjeta pagjumësinë. Shtëpitë e mia në Kosovë  janë  çdo prag që kam shkelur  në Prishtinë, në Gjakovë, në Prizren, në Kastriot, në Ferizaj, në Gjilan, çdo  klasë ku  jam ulur në bankën e një nxënëseje, apo nxënësi që mungonte. Shtëpitë e mia në Kosovë, janë te nata e thinjur, para ambasadës Amerikane, me nënat  e ardhura në këmbë nga të gjitha arteriet  e Kosovës, për të ulëritur me fuqinë madhore, më shumë se Perëndia e stuhive: “Duam fëmijët tanë.” Shtëpitë e mia në Kosovë, janë vatrat  e pagjuma pranë mikeve dhe miqve poetë, shkrimtarë, artistë, të çdo kafene, apo Grand hoteli, ku grumbulloheshim, si bletët te nektari i fjalës për kryefjalën –Liri.

Librin historik: Faleminderit Amerikë! 

Shtëpitë e mia në Kosovë – një mikrofon në radio Prishtina, një dasmë  pa dhëndër në Gjakovë, menjëherë pas lufte, kur “dasmën “ e vigjilonte për ta mbrojtur një tank me ushtarë italianë, të NATO-së. Dhe Prishtina, Kosova, u zbardh nga një dëborë e ngirë. Në fakt ngriu një shekull që kish ngrirë, por jo një bardhësi  me emrin– Liri. Shtëpitë e mia në Kosovë, kanë emra të përveçëm, ku, në vatrat e tyre fjeta pagjumësinë. Kjo poete e cila përjetoi shume skena që përjetuan ka shkrua, shkruan, jeton dhe me majën e lapsit për dhimbjet e historisë  dhe të Lirisë.  

Fjala që peshon më shumë se dhimbja

Librit me i ri me titullin “Oazat e shpirtit’ të Saraçit të kësaj  gruaje, sa fisnike aq edhe hyjnore, na tha redaktorja e librit Iliriana kam pasur fatin ta njoh në ditët më të vështira, ku njohjet bëhen më të vërteta, më të prekshme, më të ndjeshme. E kam njohur në ditët  kur dy epoka ishin ende përballë njëra-tjetrës: Lufta dhe Liria.

Të  marrësh përsipër, të përshkruash një portret me përmasa, gati madhështore për nga kohështrirja dhe  përgjatë  me ngjarjet e ngjeshura  brenda saj,  është tejet vështirë, gati e pamundur, sepse, brenda “kornizës” së një portreti, duhet të kesh thënë  sa për një apo më shumë romane. Kjo grua stoike, si shumë e shumë gra  të tjera të Kosovës, jetoi dhe jeton, ka shkruar dhe shkruan shume  vepra letrare, ka udhëtuar dhe udhëton së bashku me historinë e kombit të saj të përgjakur dhe sot me frymëmarrje Lirie. Është gruaja që i ka dërguar arkivolet në Drenicë, për Komandantin legjendar Adem Jashari, familjarët Jashari dhe të gjithë të rënët në Betejën e Prekazit. Mjaft të përmend  pak fjalë nga jetëshkrimi i saj, do të mund të kuptoni se cila është kjo grua, kjo nënë, kjo gjyshe, kjo femër, kjo aktiviste e pa pritshme e cila me hapin gjigand që tremb edhe vetë kohën që mban mbi shpatulla. 

Vëllimin poetik: me titullin “Oazat e  shpirtit” e pata për fat ta kisha nëpër duar këto ditë- tha Iliriana, ndërkohë që është në proces botimi. Nuk marr përsipër të bëj analizë të hollësishme për poezinë e  kësaj poete, sepse poezia e saj e ka konfirmuar veten ndër vite, thjesht po provoj të njehsoj poezinë me autorin, për të vërtetuar atë që është thelbi i krijimtarisë:  të shkruash me vërtetësi artin tënd.

Krojet i thau ajo thatësirë e murrme

E reshjet e lotëve më vërshuan në shpirt.

As diell i parë as vapë kaq e mbërthyer

Nuk dogji trojet e shtatit tim.

Lozën e të parëve me dhunë ma shpërndanë.

Autorja e librit Saraçi përmes figurave në botën reale ka hy historisë së një kombi  

Duke udhëtuar në jetë-krijimtarinë e Mevlydes, asnjë nga figurat  e ngjeshura artistike, nuk kanë nevojë për përkthim nga shqipja në shqip. Ti ke hyrë  tani, përmes figurave në botën reale të historisë së një kombi.  Dhe është fat i madh për një komb, të ketë poetë, shkrimtarë që e  gdhendin historinë në shkronjave.

Palcë e djegur stuhive 

Kërkon të përbotshmen

Në sy zhbiron qiellin

Në jetë pritjen

As e gjallë as e vdekur 

Shtizë që shigjeton

Dashurinë e pa lindur

Agimet e mëngjeseve

Të njohësh nga afër me autoren e librit, nuk do ta besosh, se kjo grua që rrezaton që nga zëri i kadifetë, deri te ecja , deri te përkushtimi për të pritur, për të  “shëtitur” për dore nëpër të gjitha vend përzhitjes-gjurmë të plagëve ende të pambyllura , të shkruaj me kaq forcë drithëruese këtë poezi.. Kështu është ajo. Shpërthimin e ka te fjala e shkruar, jo te e bërtitura më zë të lartë. Edhe  kur ishte deputete, nuk i ka rënë me grusht foltores, edhe pse Drejtuese në drejtorinë e arsimit, kulturës dhe sporteve, nuk i ka rënë me grusht tryezës, për t’iu dëgjuar fjala. Fjala dëgjohet, kur mendimi yt është i drejtë dhe përçohet me kulturë, për t’u besuar. Të “bërtasësh e të gjuash me gjithçka që ke në dorë, nuk do të thotë se ke të drejtë. Pikërisht kështu Fjala jote nuk dëgjohet, e jo më të zbatohet. 

Por si krijuese, aty ndryshon gjithçka.

Sepse je “ulërima” e dhimbjes së popullit tënd, je fryma e tij, je historia e tij. Duke lexuar e duke gulçuar, herë pas here, te “Oazat e shpirtit”,  ti kupton dhe bindesh se të gjitha dashuritë, të vogla apo të mëdha, pohohen  si ndjenjë  vuajtjeje, duke gjetur një realizim artistik, ku dhimbjet  vishen me petkun e shpresës, për të zbutur të kaluarën.

Ag-u i syrit tim

Në shtratin e kujtesës

Lind shpresat e jetës

Derisa rizgjodhën fluturat.

Një rreze i buzëqesh

Livadheve të shpirtit

Dielli përzë thinjat e natës

Dita dehet nga malli

Figurat artistike, më së shumti janë metaforat, krahasimet, alegoritë, të cilat të përdoruara me karar dhe në vendin e duhur të japin gjatë leximit apo lëçitjes recitative një ngarkesë emocionale, ngarkesën e vetë dhimbjes, e vetë peshës së ngjarjeve të jetuara, e vetë shpresës.  Me shumë elementë kreativë, të përftuara edhe nga eksperienca e saj si krijuese prej dekadash, por edhe të frymëzuara nga ngjarje të jetuara, Mevlyde Mezini Saraçi - autore e njëzet librave, jo vetëm ka pasuruar letërsinë shqipe, por njëherësh ka shkruar edhe historinë e popullit të saj në Artin e të shkruarit. Personazhi i këtij portreti, nuk ka limit në lëvizjet e saj në kohë dhe hapësirë, nuk ka orë gjumi, nuk ka orë vetmie dhe pikëpyetjesh sesi do ta kalojë rutinën e ditëve, Jo, kjo grua pa limit, është vetëm në lëvizje, atje ku kujtohet një ngjarje, ku lind një fëmijë i së ardhmes, aty ku qahen plagët e pambyllura, aty ku  manifestohet tradicionalisht, me dekada, mitingu poetik i Gjakovë, aty, atje , andej nga vendi amë, e përkundej, ku ende Liria është gjysmë pa u mbushur me Oksigjenin e duhur për mushkëritë e një Kombi vital me emrin Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat