Romani “Kapedan pa saraje” një qasje ndryshe - Bota Sot
Romani “Kapedan pa saraje” një qasje ndryshe

Libra

Romani “Kapedan pa saraje” një qasje ndryshe

Albert Z. ZHOLI Nga Albert Z. ZHOLI Më 13 prill 2018 Në ora: 14:58
Kopertina e librit

Romani “KAPEDAN PA SARAJE” i autores Mina Çaushi vjen pranë lexuesit kur autorja më parë është prezantuar në disa gjini letrare si poezi, tregime, novela, tregime për fëmijë, etj. Kjo nismë e autores vjen si rrjedhë e një akumulimi jetësor të bollshëm dhe të seleksionuar, leximit të krijuesve më të mirë shqiptar dhe atyre botëror, për të përcjellë tek lexuesi një nga dramat më të mëdha të jetës shoqërore, tradhtinë bashkëshortore. Psikologu amerikan Xhon Gejli, më shumë se 55 vjet më parë duke u marrë me problemet e tradhtisë së bashkëshortëve vëren dhe përcjell disa nga arsyet dhe kushtet social-ekonomike që e lindin dhe e mbajnë “ndezur” këtë fenomen aspak të këndshëm dhe me pasoja.

Nga studimi i tij Xhon Gejli ka dalë në përfundim se tradhtia e femrave dhe e meshkujve bëhet me arsyetimin e nevojës erotike, materiale dhe nevoja psikologjike, ku sot dominon ajo materiale. Gejli arsyeton në këtë mënyrë: Femra nuk kërkon të ketë dashuri me mashkullin që dallohet prej bashkëshortit të saj, ajo në tradhti kërkon “diçka” që nuk mundet të gjej në martesën e saj. Për të fituar atë “diç”, ajo pajtohet që të ketë dashuri me partnerin e ri.

Në këtë mënyrë bashkëshorti kërkon femrën që nuk është e tij e që me të do të ketë dashuri. Për këtë arsye ai ndaj saj shpreh dashurin e “fshehur” duke i blerë dhurata të çmueshme apo duke ndihmuar materialisht. Ai në këtë mënyrë është në gjendje të sakrifikoj çdo gjë deri sa të vij te qëllimi i caktuar: të ketë dashuri fizike me atë femër. Në anën tjetër bashkëshortja, gati asnjëherë në tradhti nuk kërkon vetëm marrëdhënie seksuale, por ajo tenton të ketë diçka të ‘ndryshme’. Por nëse vjen deri te marrëdhënia seksuale jashtëmartesore, atëherë ajo ndodh për arsye se atë “diç’ që e dëshiron ai, ajo mund të japi kur plotësohet kërkesa e saj.

Në të shumtën e rasteve marrëdhëniet seksuale për femrën paraqesin vetëm mjet për arritjen e qëllimit që në të vërtetë kërkon, pra anën materiale. Është me rëndësi të ceket se paraqitja e dashurisë, gjegjësisht ndikimi i dashurisë në tradhti është fare pak prezent, e në shumtën e rasteve aspak nuk është e lajmëruar. Hulumtimet e seksologëve,  psikiatërve dhe psikologëve tregojnë se ekzistojnë dy lloje të tradhtisë. E para është tradhtia e dëshiruar, që bëhet me vet qëllimin e njërit prej bashkëshortëve dhe e dyta është tradhtia e pa dëshiruar që bëhet pa qëllimin e çifteve bashkëshortorë. Hulumtimet më të reja tregojnë se afërisht 50 përqind e popullatës anë botë më së paku një herë kanë pasur marrëdhënie seksuale jashtë martesës. Tradhtia e paqëllimshme krahasohet me fatkeqësinë në komunikacion, kur fatkeqësia ndodh pa dëshirën tonë, pra kur ndodh pa vullnetin dhe planifikimin e mëparshëm dhe kur nuk mund ose ‘duam’ të rezistojmë apo refuzojmë një ‘ofertë’ nga gjinia e kundërt.

Ky lloj i tradhtisë ndodh në ato situata kur çifti bashkëshortor gjendet i pa përgatitur dhe papritmas ndeshet me personin e kundërt. Kjo është njëra prej aspekteve të shumta që shumica e grave të martuara nuk i kushtojnë kujdesin e duhur, jetës së tyre bashkëshortore dhe raporteve në jetën e tyre ndoshta të “dehura’ nga miklimi, provokimet e meshkujve, ngacmimet e shumta, përkëdheljet mashkullore të pamerituara, etj..

Këto janë ato probleme, ato fenomene, ato situata që Mina përcjell në romanin e saj. Herë të vendosura në kohë dhe vende të ndryshme, herë të përcjella si të ndodhura sot, përshkrimet dhe ngjarjet në roman vijnë të freskëta, të lidhura organikisht, të qarta artistikisht dhe plot dramacitet dhe befasi. Autorja guxon ta përcjellë ngjarjen plot vërtetësi
pa artifica, për të sjellë tek lexuesi frymën e vërtetë të ngjarjes duke ngacmuar emocion të vërtetë njerëzor. Në mënyrë lakonike autorja sjell nga afër fenomenin e dhëndurëve që futeshin të jetonin në shtëpinë e nuses ose si quhen ndryshe “kollovarët”, marrëdhëniet që ata krijuan nëpër familjet ku u mirëpritën, nga ligji i qeverisë moniste i asaj kohe.

Por sot këto familje janë në hasmërira të mëdha, që nuk kanë zgjidhje, sepse fëmijët e ardhur nga marrëdhënie mes dhëndrit dhe vjehrrës, ose nuses me vjehrrin, apo dhëndrit me motrën e nuses, kunatën, nuses me dy vëllezër, etj, kanë sjellë në jetë fëmijë të jashtëligjshëm që kanë shkatërruar marrëdhëniet mes fisit të të dy palëve. Mina merr guximin dhe na i sjell ngjarjet për lexuesin në mënyrë organike, të gjalla,që të lënë pa frymë pasi ngjarjet janë mëse të vërteta e të jetuara, Mina në këto raste është spektatore ose vëzhguese, që ndjek me detaje dhe regjistron si një aparat fotografik çdo zhvillim jetësor, pasi do të mos i shpëtojë asgjë. Por ajo në këtë roman jep dhe një mesazh shumë human:Për të ecur në gjurmët e një tradite solide ndoshta është koha që të nxjerrim mësimet e duhura jo vetëm nga e kaluara totalitare por dhe nga e sotmja e paqartë, qytetarisht e turbulluar për të ruajtur paqësisht një familje solide që është bërthama më e shëndoshë e një shoqërie vizionare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test