“Psycho”, libër për femra të cilat kanë tentuar të vetëvriten - Bota Sot
“Psycho”, libër për femra të cilat kanë tentuar të vetëvriten

Libra

E hënë, 22 tetor 2018

“Psycho”, libër për femra të cilat kanë tentuar të vetëvriten

Nga: Ilir Muharremi Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:40
Kopertina e librit

Romani psiko-trile “Psycho” i Ilir Muharremit nuk është vetëm i dhunshëm ose i frikshëm, aty shprehet edhe jeta e femrave të cilat dashurojnë dhe si shkak të dashurisë së dështuar ato tentojnë të vetëvriten, por rastësisht takohen me protagonistin i cili poashtu tenton ta provon vetëvrasjen. Femra paraqitet me ngjyra të veshjes, mënyra se si ecën, fytyra e saj dhe mënyra e shprehjes mizore. Nuri i cili e kënaq rrënjësisht njeriun. Femra në roman na shfaqet e pambrojtur, e brishtë, e thyer, pa fije jete, shpresa e saj e vetme është vetëvrasja, dhe pengimi ndodh nga fjalët e ëmbla të protagonistit i cili çdo ditë e bind të mos vetëvritet. Ajo vëren se paska njeri në botë i cili ka hequr më keq se ajo, dhe ajo disi ndjehet më e lehtësuar me këtë, ngadalë tenton t’i ik vetëvrasjes. Qëllimi nuk është të mos vdesë ajo, sepse kjo është vetëm një kurth e protagonistit i cili tenton ta shpie në banesë, ta dhunoj, pastaj ta vras. Ajo nuk reagon as ndaj dhunës e as ndaj vrasjes të cilën donë ta bëj protagonisti.

Aty rrëfehet për aventura dhe gratë të cilat i ka provuar protagonisti pavarësisht a janë të vërteta apo të sajuara, gjatë leximit, lexuesi i përjeton si të vërteta. I këndohet fermave të bordeleve, pijeve, dritave rozë. Po ju sjellim disa fragmente nga këto pjesë:

“Bëja aventura të çmendura me të, ma kishte falur edhe virgjërinë zotëri, atë ja morra në makinën time, në një errësirë pothuajse të plotë. Çfarë të them, kjo aventurë qe pa të nesërme. Nuk kisha shumë parime, gratë e miqve nuk i llogaritsha si të shenjta, bëja seks edhe me to nëse do me jepej mundësia. Nuk zgjedhja shumë, tërhiqesha vetëm pas mishit të kuq mesë të këmbëve. Ndjeshmëria shumë herë më neveriste. Më pëlqenin gratë të cilat shpejt i harroja. Në fillim isha shumë romantik, më vonë i trajtoja keq. Femrat shumë e duan interesin e pak dashurinë. Nëse i ke të gjithë, mund ta kesh femrën më të bukur në botë zotëri. Unë atë e kisha...

Përveç këtyre që i përjetoja në lidhje, doja edhe të lozja me dashurinë. Doja të shihja te femrat një pafajësi dhe argëtohesha me to, edhe në jetë i pëlqej shumë argëtimet. Dua sa më larg të më qëndrojë mërzia. Andaj, edhe dehem çdo ditë e çdo natë. Gratë kurrë nuk më mërzitnin. Do t’i kisha refuzuar njëzet takime me Taysonin,  Galileun apo Aristotelin, për një takim me ndonjë bukuroshe. Shumë herë me miq kur diskutonim për problemet e mëdha, unë e humbisja fillin sepse pranë kalonte një bukuroshe. Luaja shumë dhe njerëzve iu pëlqen që mos të arrij menjëherë tek qëllimet. Zakonisht femrat në fillim parapëlqejnë bisedat, pastaj ndjenjat e buta, e tani të kalohet te puthja. Nuk qëndroja keq në biseda, edhe pse pak i vrazhdët si boksier, ngaqë si i vogël isha humorist i madh. Më pëlqente t’i ndërroja rolet me to. Fjalimet i lëmoja shumë mirë, madje edhe juve do ju pëlqenin zotëri. Veçanërisht kur përshkruaja flokët, vetullat, sytë dhe trupin. ..”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test