Promovohet libri "Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në Arkitekturë" - Bota Sot
Promovohet libri "Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në Arkitekturë"

Libra

E hënë, 22 tetor 2018

Promovohet libri "Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në Arkitekturë"

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 18:30
?Promovohet libri "Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në Arkitekturë"

Në Panairin e Librit, që është duke u mbajtur në Prishtinë, sot është promovuar libri studimor në fushën e Arkitekturës "Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në Arkitekturë", i autorit Albert Mustafa.

Dr. Banush Shyqeriu, profesor në Fakultetin e Arkitekturës në UBT, tha se ky libër është një përmbledhje e guximshme e autorit, për të sjellë një dimension ndryshe të arkitekturës, dhe sipas tij, autori kishte një përparësi, sepse është njohës i arkitekturës, pasi “nëse nuk e njeh arkitekturën, nuk mund as të shkruar për arkitekturën”.

Shyqeriu: Këtë libër ne e shohim

“Këtë libër ne e shohim fillimisht si një libër, i cili realisht do të krijonte një mendim koshient për studentët dhe profesionist të Arkitekturës, që gjithmonë krahas profesionit dhe studimeve të tyre, ta kenë një përkushtues koshient, se arkitektura e ka një dimension dhe ky është dimensioni fizik, material, është dimensioni i katërt”, tha Shyqeriu.   

Kurse, arkitekti Arianit Bytyçi tha se jo çdo ndërtesë mund të quhet me emërtimin “arkitekturë”, dhe mund të quhet vepër arkitektonike, vetëm nëse ajo bëhet objekt i debatit të gjerë për vlerat e saj të arkitekturës.

Bytyçi: Albert Mustafa e shpreh atë që e kanë shprehur edhe kritikët botëror 

“Në mënyrën e vet, Albert Mustafa në librin e tij, e shpreh atë që e kanë shprehur edhe kritikët botëror për arkitekturën dhe emocionet që krijon arkitektura tek njerëzit. Alberti me konstatimet e tij, është në një të studimit, me kritikun e mirënjohur Faum Goldberger, i cili mes terash thotë: Të bërit arkitekturë, është e lidhur ngushtë me vetëdijen që duhet ta kemi se ndërtesat brenda nesh, krijojnë reaksione emocionale”, tha  Bytyçi.

Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Dituria”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test