Edhe një libër i Elmaz Ademit

Libra

Edhe një libër i Elmaz Ademit

Nga: Rahmi Veliu Më: 12 qershor 2018 Në ora: 10:38
Rahmi Veliu

Ditë më parë,doli nga shtypi libri më i ri i një ish të burgosuri politik , Elmaz Ademit. Përndryshe, ky është libri i katërt me rradhë i këtij autori,i cili një pjesë të jetës e kaloj nëpër burgjet e ish-Jugosllavis.Të gjithë ata vuajtje nëpër burgje,ka vendosur që t'i derdh në letër, në mënyrë që të mos i haroj kurr më.

Libri mban titullin "Burgu I jetës" , i cili ka 279 faqe dhe e ndarë në 13 kapituj.Recenzenti do të theksoj:  " Përbën një interes të veçantë për historiografin shqiptare ,në përgjithësi".Në libër, pos veprimtarisë së tij,theksohen edhe pjesëmarësit e tjerë të grupit ilegal " Kushtrimi I liris " , si: Rafi Halili , Gafur Loku ,Rushit Nesimi , Xhevahir Aliu ,Muhamet Saliu, si dhe mos e harojmë edhe autorin e kësaj vepre , Elmaz Ademi dhe pjesëmarrësit e tjerë që nuk i theksuam.

Pjesa më e madhe dhe ajo më kryesorja, është kapitulli i parë , ku fillonë me themelimin e organizatës , arrestimin , procesin gjyqësorë , pastajë me rradhë vinë kaptina e dytë  (117) : " Jeta ne burgun e Idrizovës " , e cili është rrumbullaksimi i gjithë asaj ngjarjeje në këtë libër. Libra me përmbajtje të tillë kanë shkruajtu edhe autorë të tjerë të periudhës komuniste ,si : Shpëtim Pollozhani , Zaimi , etj , te ne lexuesit shqipëtar kanë lënë plagë të pa shërrueshme

E tillë ,ishte ajo periudhë, e ish Jugosllavisë komuniste.Ku shqipëtarët i mbushën burgjet e Pozharevcit , Goli Otokut dhe Idrizovës dhe shumë burgje të tjera të ish-Jugosllavisë. Mjaftonë të përmendim Adem Demaçin, i cili ndër ne shqiptarët njihet ,si " Mandela Shqiptare " ,mu për atë se ,është një ndër shqiptarët që pjesën më të madhe të jetës së tij ,e kaloj nëpër burgjet e ish -Jugosllavis.Po edhe sa të tjerë kanë qenë të torturuar edhe sa të tjerë kanë qenë të munduar fizikisht dhe psiqikisht. Mu këta dënime psiqike dhe ata fizike , i ilustron ky autorë i këtij libri , ku çdo fjalë  dhe fjali ka një domethënie për këtë popull , i cili është ndër më të diskriminuarit e periudhës komuniste. Koha kur u shkruajtën elaborate te Çubrilloviqit , nobelistit -Ivo Andriqit dhe shumë të tjerëve, të cilët jepnin forma dhe metoda , se si këta shqiptarë ti dëbojnë nga trojet e tyre etnike , duke i shpërngulur për në Turqi.Kohë , kur fjalën e kishin dënimet fizike – dajaku dhe dënimet tjera , të cilat e cënonin identitetin dhe krenarin e shqiptarit.

Këto vuajteje, autori mundohet që ti sqaroj në periudhën kur Perandoria Osmane kapitulloj dhe u detyrua të largohet.Viti 1912 , formohen shtete të reja në Ballkan. Secili shtet ballkanik mundoheshte të grabiste nga fqinjë,sa më shumë hapsira toksore.Në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt në Londër , e cila njihet edhe si "Konferanca e Londrës" ,Shqipëria u coptua , u nda në disa shtete.Shqipëria u cungu , ngeli  as gjysma e hapsirës etnike shqiptare. Pjesa më e madhe u nda mes :Mbretëris SKS , Malit të Zi dhe Greqis. Ndërkaq, në ç'thurrjen e ish Jugosllavisë pasoj edhe një ndarje , si : Shqipëris, Malit të Zi , Serbi , Maqedoni dhe Greqi. Sot ,ky popull jeton në gjashtë shtete. Të rrallë janë popuj në botë që janë të përçarë si shqiptarët. Agllomeracion më I madh I shqiptarëve janë : Shqipëria , Kosova, Maqedonia. Shqiptarë , ka edhe në Serbi , Mal të Zi , ndërkaq në Maqedoni jetojnë afër 1 milion shqiptarë, nga viset e ish-Jugosllavis, të dëbuar për në Turqi, sot në Turqi jetojnë afër  5 milion shqiptarë.Pra, jo rastësisht themi se shqiptarët janë popull më i shpërndar në botë.Si pasoj e një ndarjeje të tillë vinë deri tek formimi i grupeve ilegale shqiptare në vendet ku ka shqiptar, me theks të veçantë në ata shtete ku diskriminimi i tyre është më I shprehur.

Se ne periudhën komuniste , në kohë e Jugosllavis  edhe ne Maqedoni ka patur numër të madh të shqiptarëve që vuanin dënimet në burgjet e ish Jugosllavisë.Me mvetësimin e Maqedonis, menduam se mbaroj diskriminimi i shqiptarëve dhe burgjet nuk do të jenë të mbushur me shqiptarë, por u zhgënjyem.Shqiptari edhe në këtë periudhë pluraliste – demokratike vazhdoj me avazin e vjetër, shqiptari vazhdoj të dënohet me fajet e bëra dhe të pa bëra.Shqiptari , dënohet me dënime maksimale,me burg të përjetshëm,drejtësia në Maqedoni është ndër më të koruptuarat në Maqedoni.

Është gjë e zakonëshme që shqiptari si i pafajshëm të qëndroj në burg 18 vjet dhe pas 18 viteve të shpallet si i pafajshëm ( dy të dënuarit pas 18 viteve shpallen të pafajshëm).Me burg të përjetshëm shapallen ata të Sopotit , Liqenit të Smilkovës , ndërkaq rasti i Almirit tregoj edhe njëherë  se në Maqedoni , kjo gjykatë ndjek një politik diskriminuese.Vrasësi i një fëmiu 6 vjeçar, dënohet me 6 vjetë burg!

Burgosen të rinjët shqiptarë,me dënim të përjetshëm për raste të kurdisura , si që ishte rasti i Buranidinit nga Poroi , me motivacion se goja ,e ka vrar një të rijë maqedonas.  Çka nuk bëhet në Maqedoni,kur janë në pyetje shqiptarët.

Vazhdon Elmazi me vuajtjet e tij të përjetuara nëpër burgjet e ish trojeve të Jugosllavis .Në kaptinën XI, Elmazi do të theksoj (arrestimi i sërishëm se si gjatë vitit 2001 arrestohet nga forcat e KFOR-it , apo të EULEX -it arrestohet si shpagim i një fjale që ua tha disa komandantëve dhe antarëve të shtabit të UÇK-së) :" Për këtë tradhëti që bëtë , populli nuk do të ua falë", (bëhet fjalë për Kalanë e Tetovës).! Të njejtën fjalë ua përsërit edhe njëherë. Mu për këtë fjali  dhe për këtë qëndrim,do e paguj edhe njëherë me burg !!

   Ekzekutimin e kryen policët e KFOR-it dhe EULEX-it me urdhër të shtabit të UÇK- së. Kështu ,hallet dhe brengat e këtij ish të burgosuri politik ,nuk mbarojnë,por halleve të vjetra u shtohen halle të reja..Me një fjalë, mundimet s'kan të mbaruar ! Me rëndësi është të theksoj se ,gati tërë librin e përshkruajn tërë dënimet fizike dhe këtyre të u'a shtojmë edhe ata psiqike ,të cilat janë më të mundimëshme se ata të parat -fizike.

   Ca fjalë mbi " Marrveshjen në Kornizë të Ohrit": autori i këtij libri, nuk le pa e theksuar as këtë marveshje të shkruar kaher ,që akoma nuk është realizuar.Të theksojm ,se kjo marveshje e fundit ishte në planë që të realizohet në vitin 2004.Por ,ja që jemi në vitin 2018 dhe marveshja e shkruar,akoma nuk është realizuar , ose pjesërisht e realizuar. Ka bariera të shumta ,që e pengojnë që të realizohet. Të theksojm ligjin për gjuhën shqipe, VMRO- ja e lexon këtë ligj ,ashtu si që ia ka ënda , apo si i përshtatet asaj. Ivanovi nuk e nënshkruan këtë ligj , e mban të mbyllur në sirtar. Një fjalë i një burr shteti francez thot:"Le etat  se mua " ( Shteti jam unë). A u zhgënjyem edhe kësaj rradhe ? Por deri kur do zhgenjehemi? 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat