Proza lapidare e Sadik Përveticës

Libra

Proza lapidare e Sadik Përveticës

Nga: Ragip Guraziu Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:30
Kopertina

Këto ditë në Bibliotekën Kombëtare: “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës bën përurimin e librit me tregime humoristike-satirike: “BUBRRECI DEPUTET” ,të  ish-gazetarit,rdaktorit,tani krijues- në Redaksinë për fëmijë, dikur në Radio Prishtinë,Sadik Përvetica.

Autor i 18 veprave zhanresh të ndryshme, krijuesi letrar – Sadik Përvetica, këtë herë vjen para lexuesve me librin më të ri me tregime humoristike-satirike: “BUBRRECI DEPUTET”. Janë këto tregime lapidare (disa prej tyre – edhe antologjike), përmes të cilave stigmatizohen dukuritë negative në mjediset tona shoqërore, siç janë: korrupsioni, vonesat në ndërtimin e institucioneve shtetërore, atdhetarizmi i rremë, kamuflimi i mashtrimeve “kulturore” në shumë veprimtari jetësore, edhe aktualisht, mes nesh. Jemi të bindur se ky libër me brumë humoristik- satirik, me plot skena qesharake dhe tragjikomike njëkohësisht, do të pritet mirë nga lexuesit e të gjitha shtresave shoqërore.

Sadik Përvetica

EU T’LUMTË NE

PËR KËTË LIRI

(ripostim në kulumri)

Poezi satirike

Eu t’lumtë ne për këtë liri

Për këtë vend me shumë parti

Me njerëz të mençur me akademi

Me qeveri me shumë ministri

Qeverisim sallamadi

Pjekim pite e shesim fli

Bëjmë përshesh me kulumri

Rrahim gjoks nëpër çarshi

Jemi trima pa mahi

Qeverisim kuq e zi

Pa kufij e pa ushtri

Kemi drejtësinë o rrumbullak

Shumë tenxhere pa kapak

Qeverisim cipri cullak

Plagët e luftës rrjedhin gjak

Trojet tona zhduken pak nga pak

Na bën zemra rrak taktak

Hamë ryshfetin për merak

Para botës qesharak

Në krye të odës një ahmak

Na e lyen bukën me farmak

Na jep hirrë me tetrapak

Me fjalë të mira për merak

Në fund të odës barkcullak

Plagët e luftës kullojnë gjak

Na troket varfria në prag

Ngjitet në maje një kopil

Trason rrugën një rezil

Përkah llafet karanfil

Tru-mafi të bërë tebdil

Poshtë nën ujë një krokodil

Përcjell punën një katil

Varfanjaku lyp azil

Shumë këshilltarë shumë kryeministra

Me kravata e pa kapistra

Koha jonë me shumë tendera

Me burbuqe e me dylbera

Posa u vjen vera kah dera

Menjëherë nis e u vjen era

Po hamë bukën me shtatë kore

Jetojmë mirë si në Korenë Veriore

Shumë kojshi na e kanë zili

S’po na lënë n’Europë me hi

Me gjithë botën me u përzi’

Njëzet vite në liri

Mbledhim lena e bëjmë raki

Qaj moj Rrushe qaj me mend

Emrin shtet mos ma përmend

 Sadik Përvetica

KLASA QË I RRIDHTE FJALËT

Mësuese Xixëllonja hyri në klasë me nxitim. Shënoi orën mësimore dhe filloi të shpjegonte një mësim të ri. Për habinë e të gjithëve, ajo ngutej e ngutej, shënonte diç në tabelë dhe fliste pa pushim...

Dikur vërejti hutimin e nxënësve e tha:

-Epo, më falni, sepse…, ja që edhe neve mësimdhënësve na ndodh kështu ndonjëherë. (Megjithatë mua nuk do të duhej të më ndodhte – na u duk sikur mërmëriti me vete ajo).

-Mësuese! Mësuese! Ne nuk po dëgjojmë asgjë - foli zogu i Turrecit.

-Era po hyn nëpër derë e po del nëpër dritare - shtoi një tjetër.

-Oiiii! Klasa po i rrjedh fjalët! - shtoi zogu i tretë.

-Çkaaa?! E siii?! E pseee? - u befasua mësuesja.

-Mësuese! Shikoni derën, dritaren,…xhamat - shtoi edhe zogu i bilbilit.

Mësuese Xixëllonja filloi të shikonte me vëmendje xhamat e thyer, derën e hapur, dorëzat e derës në tokë, kaçavida, këmbë karrigash.

-Kush i bëri gjithë këto prapshti? Kush? -pyeti pakëz e nervozuar mësuese Xixëllonja.

Në klasë ra heshtja. Askush nuk përgjigjej. Askush nuk e merrte fajin mbi vete, sepse, …ishte punë e vështirë, e vështirë.

Shikimi i mësuese Xixëllonjës ishte pyetës dhe qortues njëkohësisht. Nxënësit e ndienin veten keq, sigurisht. Por, për fat, minutat e asaj ore u kapërcyen diqysh.

Rënia e ziles i shpëtoi të gjithë nga një gjendje shumë e palakmueshme...

Në orën tjetër mësuese Xixillonja i kishte kuptuar të gjitha. Prej kah?! Paj…Ne nuk e dimë. ( Epo, ku dimë ne se prej kah i marrin të gjitha informatat mësimdhënësit e mirë?!) Ne vetëm po tregojmë se ç’kishte ndodhur atë ditë në klasën e saj. Dëgjoni pra:

Posa mori vesh se mungonte mësuesja, Zogëza e Thëllënzës doli te katedra, trokiti me sqep dy-tri herë: tak-tak, tak-tak, e tha:

-Ju lutem, ta mbajmë qetësinë, ashtu siç na ka porositur mësuesja jonë e dashur.

-Tak-tak! Tak-tak!- imitoi veprimin e Zogzës, Zugu i Mullenjës, i cili preku me bërryl shokun e bankës.

Zogu i Hutit iu afrua dritares. Shikoi xhamin me kureshtje një copë herë, pastaj: tëmbërrrr! - i ra me sqep, dhe kështu: pa pritur e pa u kujtuar, xhami i dritares së klasës u bë copë e grimë!

Derisa shokët filluan ta qortonin, Zogu i Hutit vetëm i shikonte të tjerët: pa të keq dhe pa kuptuar se kishte bërë farë faji. Në ato çaste sytë e tij rrotulloheshin si dy sfera të rrumbullakëta.

-Shpejt ta lajmërojmë drejtorin e shkollës, se u bë nami! - thirri Zogu i Çukapikut, krenar që ishte vetë i biri i drejtorit.

-Oh, mos, mos!- u përpoqën ta ndalnin ca zogj në dalje. Mirëpo, nga ngutia, në vend se ta ulte dorzën e derës, Zogu i Çukapikut hoqi krejt gozhdën e vogël dhe kështu - dorëza ra në tokë.

Zogu i Mullizezës e mori dorzën e derës së shkollës në sqep dhe u nis menjëherë për në shtëpi!

-Pasurinë e shkollës ta marrësh e ta dërgosh në shtëpi! Hej! Kjo është e pabesueshme - foli me vete Zogu i Bilbilit.

Nuk dihet pastaj sesi hyri edhe në xhepin e një zogu tjetër, gozhda e vogël e dorzës si dhe disa kaçavida të bankave e të karrigave. Oh! Sa keq e ndien veten ca zogj të asaj klase, të cilët kur morën vesh të nesërmen, thoshin me vete: ”Mor, ndoshta ai shoku ynë nuk ka marrë sende të shkollës, por, ndoshta ato iu kanë kapur për xhepi në të dalë, sepse, të vjedhësh diçka dhe t’i lësh keq të gjithë shokët,… shkollën?! Kjo gati është e pabesueshme! Pastaj…Epo, kush është ai i “mençur” që ia ngjet atë emër vetes?!” Vjedhës! Sa çudi! S-Ndihmë! Ndihmë! - klithi mësuese Xixëllonja dhe në atë çast i doli gjumi! Filloi të shikonte përreth dhe…Kur kuptoi se e gjithë ajo kishte qenë vetëm një ëndërr e keqe, mësuese Xixëllonja u gëzua shumë , shumë…

 …Mësuese Xixëllonjës iu bë sikur dikush thirri: ”Mësuese! Mësuese! Tjegullat dhe trarët e shkollës po fluturojnë! Korbat po i bartin dikah! Mësuese! Shkolla po avullohet!”

Këto ditë në Bibliotekën Kombëtare: “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës bën përurimin e librit me tregime humoristike-satirike: “BUBRRECI DEPUTET” ,të  ish-gazetarit,rdaktorit,tani krijues- në Redaksinë për fëmijë, dikur në Radio Prishtinë,Sadik Përvetica

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat