"Psycho" i Ilir Muharremit promovohet në Akademi të shkencave në Tiranë - Bota Sot
"Psycho" i Ilir Muharremit promovohet në Akademi të shkencave në Tiranë

Libra

E martë, 23 tetor 2018

"Psycho" i Ilir Muharremit promovohet në Akademi të shkencave në Tiranë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 08:13
Kopertina

Romani "Psycho" i krijuesi Ilir Muharremi së shpejti do të ketë një promovim në Tiranë. Më saktësisht, sipas Muharremit, "Psycho" do të ketë një promovim më 22 qershor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

I botuar muaj më parë, romani "Psycho", i zhanrit triler, ka prekur një tematikë dhe stil që deri më sot i kanë munguar letërsisë shqipe. Shtrimi i tekstit, rrëfimi dhe mënyra e dialogëve, e mbi të gjitha temat që prek e bëjnë "Psycho"-n një roman unikat. Kësisoj nuk është çudi që tashmë romani po shënon një ngritje sa i përket interesimit të lexuesit. Studiuesi Vilson Culaj, në një konstatim të tij, pohon se "Psycho" është sfidant për t'u kuptuar dhe i lehtë për t'u lexuar dhe që ta mbarështosh një vepër letrare me fondament, psikologjinë dhe filozofinë e jetës me gjithë kompleksitetin e saj, fiksuar në një gotë vere dhe një banakiere fiktive femër, është thjesht një mjeshtri e rrallë që buron nga një univers njohjeje empirike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test