Teorema letrare në librat e shkrimtarit Arber Shabanaj - Bota Sot
Teorema letrare në librat e shkrimtarit Arber Shabanaj

Libra

E shtunë, 17 nëntor 2018

Teorema letrare në librat e shkrimtarit Arber Shabanaj

Nga: Isidora Nikollëbibaj Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:24
Kopertina

Arber Shabanaj lindi në në një fshat, afër Gjakovës, më 8 Mars të Vitit 1970, në një familje të vjetër dukagjinase. Ka studiuar pranë Universitetit të Prishtinës, në degën e Fakultetit të Drejtësisë dhe në muajin Gusht të Vitit 1991 u përndjek me dhunë nga regjimi agresor - ekstrem radikal - serb dhe u vëndos në Gjermani.

Si djalë i pedagogut të madh, Ciceron M. Shabanaj - ky i cili një gjysëm shekulli punoi si ndër të parët drejtues e mësues në shkolla fillore e të mesme të vendlindjes së tijë -, zotëri Arber Shabanaj ka shkruar cikle poetike e tregime, atëbotë, akoma si gjimnaziast. Disa nga këto krijime kanë zënë vend edhe në botime të zgjedhura nga shtëpitë e njohura botuese gjermane dhe austriake. Veprat e botuara të këtijë shkrimtari janë vlerësuar me artikuj kompetent dhe cilësor nëpër gazeta të njohura gjermane, siç janë; “Cronenberger Anzeiger”, “Cronenberger Woche”, “Die Stadtzeitung”, “Bergische Blätter”, “Wuppertaler Rundschau”, “Westdeutsche Zeitung”, “Rheinische Post”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Gjermanisë.

Si luftëtar i lirisë, Arber Shabanaj, cilësohet për kontributin e tijë shumë të shëndrritshëm luftarak, përgjatë Luftës së Kosovës, në Vitin 1999. Në frontin e luftës operoi si komandat i togut të I-rë, të Brigadës 128-Pashtriku. Dhe në kuadrin e atyre betejave tejet të padrejta dhe aç të egra-bizantine, nga fronti i luftës në Pashtrik, ky ishte drejtëpërdrejtë eprori ushtarak i heroit kombëtar, Astrit Suli. Me kontributin, gjakun e derdhur dhe rezultatet sublime të këtijë autori dhe të luftëtarëve të vetë, të arritura në frontin a asajë lufte, mburren “bredhësit e atëhershëm të rru...” të Evropës, të cilët sot besa kanë të drejtë edhe Kosovën e stërvuajtur të e drejtojnë! Të gjitha këto metamorfoza dhe komponente të porsa definuara shoqërore, janë të cekura në formën më të drejtë dhe akademike në veprën e tijë, duke ditur se Arber Shabanaj para së gjithash autor i romanit “Me Mua” është.

Është autor i disa veprave dhe agon edhe si redaktor i librave të shkrimtarëve të rinj.

Shtëpia botuese poligrafike “Verlagshaus Schlosser” në Kirchheim/München dhe shtypshkronja “Neobooks” botoi veprën më të re jo-fiction - me raportet faktike, ngjarje të ndodhura - të shkrimtarit Arber Shabanaj me titull “Der Metabolismus des gelobten Rechtsstaates”/”Das Gericht des gelobten Rechtsstaates”. Disa biblioteka të qytetit Wuppertal kanë paraparë të organizojnë promovimin e kësajë vepre.

Ashtu siedhe tek veprat e mëparshme të tijë - “Haus, wo sind deine Spiegel?”, “Schuhe der Scham”, “Exkursion der Lyrik” dhe “Das Haus ohne Spiegel” -, autori i drejtohet jetës së rinisë në ditët e sotme.

Heroni dhe Panteoni, dy djemë të ditëve tona, me një botë shpirtërore të pasur, dijnë që vetë t’u bëjnë ballë sfidave të jetës nën thundrrën e mërgatës dhe po vetë të mbrojnë dinjitetin e personalitetin e tyre.

Image

Në veprën e tijë më të re të botuar, autori Arber Shabanaj cekë; se kur ky në muajin Gusht të Vitit 1991 si i përndjekur politik në Gjermani erdhi, vetëmse kishte lënë armiqësitë politike, padrejtësitë dhe shtypjen kolektive - me të cilat në atdheun e tijë ishte i detyruar të përballohej -, mbrapa vetës. Këtu, në „atdheun e tijë të ri“, në Gjermani, ky do të takonte qetësinë dhe rehatinë e tijë jetësore-kështu mendonte autori…

Ky mbërrin në shtetin e drejtësisë, në të cilin „shpirti/ndjenja/qënia e njeriut“ si të paprekshme/patjetërsueshme parapërcaktohen, sikurse edhe neni 1 i ligjit bazor kushtetutar e themelon dhe simbas të të cilit të gjithë njerëzit para ligjit njëjtë dhe pa dallime po u trajtokan. Atëbotë, në prag të arritjes së tijë, pranë portës së moshës 22-vjeçare, zotëri Arber Shabanaj ishte i bindur nga këto parashtrime të ceura. Mirëpo përgjatë zhvillimit të jetës në këtë shtet, në disa raste, apo ngjarje të ndodhura, u takua me dyshimin e madhë, që i solli realiteti i jetës së përditëshme dhe për këto arsye ky tejmase u dëshprua.

Përjetimet, të cilat sollën me vete këto dyshime dhe dëshprime, autori i ka hedhë me shkrim në katër raportet faktike (ngjarjet e ndodhura), të përfshiera në veprën e sipërcekur. Në ngjarjen e parë raportohet mbi përjetimet rrënqethëse, të tmerrshme, të cilat vetë familja e re e autorit, me rastin e lindjes së fëmiut të tyre, në një spital gjerman i përjeton.

Tejet dëshprues e i frikshëm është poashtu edhe fakti, se me çfarë stresi fëmijët që në moshën 4-vjeçare në këtë shtet janë të ballafaquar. Fëmijëve, të cilët kanë nënshtetësinë gjermane dhe të cilët e njohin dhe e folin gjuhën Gjermane, ju imponohet „kursi i gjuhës Gjermane“! Kështuqë fëmijët 4-vjeçarë konfrontohen me një situatë të këtillë tejet të rëndë psiqike - pa mësuar akoma shkrim e lexim dhe pa e vizituar akoma shkollën -, të cilen nuk e kanë moshën pa pasoja ta e kalojnë. Në ngjarjen e dytë raportohet pra mbi kushtëzimin banal të cekur.

Në pjesën e tretë të librit shtjellohet fakti dhe realiteti tepër i idhët, se sa vështirë për njeriun „e huaj“ - që para një gjykate gjermane të kërkojë dhe të arrisë tek të drejtat e veta që i takojnë -,  besa fare e pamundur është.

Në qendër të ngjarjes së katërt ndodhen brengosjet dhe nevojat e mëdhaja të një familje të përndjekur kosovare, e cila nga reformat skurrile byrokratike vazhdimisht skandalizohet. Këtu autori shtjellon jetën e familjeve normale, të shqiptarëve të pambrojtur dhe të papërkrahur në Gjermani, të cilat, edhe mbas 25 viteve qëndrimi të rregullt dhe të suksesshëm, prapëseprapë nga ky shtet dëbohen. Familjet e këtilla trajtohen edhe si `xhokera´ të politikës së ligë dhe duhet të lëshojnë vënd për ardhacakë me prejardhje arabe, apo sllave, të cilët, mbas shqiptarëve, edhe akoma sot e asajë dite stacionohen në Gjermani.

Në këtë vepër lexuesi e gjenë rolin e vetë dhe vetën e tijë. Dhe përgjatë leximit, njeriu duhet për fat të keqë të bindet dhe - duke u bazuar këtu në dëshmitë dhe faktet e shtjelluara - të thurë botëkuptimin e vetë të drejtë, se në këtë shtet nuk ngadhnjen „forca e ligjit“, por përkundrazi „ligji i të fortit“ triumfon. Prandaj edhe autori këto paralele dhe indikacione, në librin e tijë për mrekulli i shtjellon.

Është vërtet një kënaqësi e njëhershme, një simfoni jashtëzakonisht mirëtingëlluese - të cilat lexuesi ndoshta nuk i ka takuar më parë dhe të cilat nuk harrohen dot - të lexoshë nga veprat e këtijë autori me preardhje shpiptare, i cili krijon në gjuhë Gjermane. Personazhët e veprave të autorit, Arber Shabanaj, kanë emra të vërtetë, të kulluar shqiptarë. I lejoi vetës t’ime në këtë kontekst, që veprën „Der Metabolismus des gelobten Rechtsstaates“/„Das Gericht des gelobten Rechtsstaates“ të e notoi me një rrjesht;

libër perfekt, gjuha e lartë, stili i të shkruarit, seancat dramatike dhe faktet e integruara këtu, mënyra e lehtë për të u kuptuar vepra, të bëjnë për vete dhe ta e rrëmbejnë simpatinë.

Unë, si gazetare e pavarur, si person neutral, kamë takuar literaturën e autorit Arber Shabanaj. Askund në rrjeshtat e këtijë shkrimtari nuk diktohet dot „servilizmi tipik shqiptar“. Këtu nuk etiketohet kombi pa kurrëfarë argumenti e as nuk lëshohet vetja poshtë pa asnjë fakt.

Patjetër se e kamë vullnetin - duke mos dashur të i bëjë askujtë kushtëzime në vendimet e veta - që këtë vepër të ju preferoi për lexim. Të ju lus miqësishtë që të e përkrahni këtë autor, me të cilin (simbas mendimit dhe këndit të vështrimit tim-çdokush që në dejet e veta gjakë të sinqertë shqiptari bartë), njeriu mundet të lavdërohet për të u mburrur. Një shkrimtar i talentuar, si personalitet i denjë, përkrahet atëhere, kur edhe lexuesi veprat e tija i blenë. Në mënyrë që autori zenitin e veprimtarisë së tijë të arritë akoma më tutje të e zhvilloi.

Veprat e shkrimtarit afrohen përmes buchhandel.de për blerje, poashtu me këto lexuesi furnizohet edhe përmes www.jembiter-liber.de Kjo është faqja personale e shkrimtarit pra, apo siç Arber Shabanaj me rrjeshtin e tijë identifikues cilëson: „Ich schreibe, also bin ich“, pra në gjuhën Shqipe; „unë shkruaj, prandaj jamë unë“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test