Shoqata e shkrimtarëve të Pejës do ta promovoj romanin ‘Psycho”

Libra

Shoqata e shkrimtarëve të Pejës do ta promovoj romanin ‘Psycho”

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:12
Kopertina

Në organizim të shoqatës së shkrimtarëve të Pejës më 27.7.2017 me fillim në ora 17:00 (e premte) promovohet romani triler “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi. Promovimi do të mbahet në sallën e Bibliotekës Azem Shkreli në Pejë.

Për librin do të flasë profesori dhe krijuesi letrar Besim Perjuci. Promovimin do ta udhëheq Esat Loshaj, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve të Pejës.

Do të lexohen disa fragmente nga libri në fjalë, pastaj organizohet edhe debat në lidhje me romanin në fjalë. Në fund fjala do t’i takoj edhe autorit të librit.

Ngjarja e romanit është kjo: 

Ngjarja në roman rrëfen për një kryepersonazhi i cili me plot dëshirë identifikon veten me Mike Taysoni-n, rrëfen jetën e tij në një bar nate i ulur në banak dhe karshi tij qëndron një kameriere jo shumë e bukur.  Mirëpo, ai është boksier i dështuar, pasi që gjen kënaqësi në bixhoz, ai humb tërë pasurinë. Nga ky dështim, gruaja e tij divorcohet dhe ikën me të dy fëmijët e saj. Kjo ndikon shumë në personalitetin e tij, dhe ai strehohet në shishen e qelqtë të alkoolit. Gradualisht fillojnë t’i shfaqen simptomat e psikopatisë dhe devijimi i personalitetit, por në një rrëfim intim me vajzën e banakut, ai tregon për fëmijërinë e tij. Ai kishte torturuar kafshët, dhe i vetmuar me orë të tëra rrinte pranë zjarrit. Simptomë e një psikopati të vërtetë. Ai shtiret si i ndjeshëm, por nuk është i ndjeshëm dhe nuk duhet t’i besohet, por vajza në banak i bindet sepse psikopatët kanë shumë talent t’i bindin të tjerët. Ajo rrëshqet në rrëfimet e “ëmbla” të tij. Gjatë dialogut, ai herë-herë me vështirësi mbanë raporte të mira me të, sepse psikopatët çalojnë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat