Detaje që e portretizojnë njeriun e përditshëm

Libra

Detaje që e portretizojnë njeriun e përditshëm

Nga: Fatmire Duraku Më: 4 gusht 2018 Në ora: 19:44
Kopertina e librit

Rrustem Berisha është ndër shkencëtarët, krijuesit letrar, publicistët dhe përgjithësisht  një ndër intelektualët më aktivë në sfera të ndryshme të jetës kulturore e shoqërore. Libri më i ri i tij “Libri matanë lumi”, është vëllim me tregime për fëmijë, është dëshmi e një rrugëtimi të gjatë në letërsi, e një kronologjie të përhershme angazhimi për më të vegjlit.

Autori pothuajse në të gjitha tregimet krye personazh njeriun e këtij ambienti, me të gjitha karakteristikat që i ka. Ai është  Loshi. Nëpërmjet  tij ai  flet për shumë gjëra, për lodra e dukuri, të cilat  e portretizojnë gjyshin, e ndezin kërshërinë të mësojnë sesi e vrau  Albina gishtin, si ndodhi të krijohet historia e libri matanë lumi, pastaj si ngjet të krijohet dashuria për vëllain, si ndodh të  kuptohet rrëfimi për njeriu me kapelë, të cilin nuk e njeh askush nga lagjja, përveç shoqes së tyre Zanës.  Kjo, e tëra, do ta zgjojnë kërshërinë e lexuesit. Në këtë rrjedhë shfaqet dhe Loshi, një djalë çapkën, i cili dëshiron të dijë se si i mbeti shprehi gjelit të këndoj në mëngjes herët. Ai ka dëshira të shumta, të luaj në zall, t`i blej motrës një fustan të bukur, të ngas biçikletën apo trotinetin dhe në fund na rrëfen se ku shpenzoi parat nga arka e kursimeve.

Me përvojën që ka, Rrustem Berisha, ia del  të hyj thellë në botën e të vegjëlve dhe bëhet një me ta, një me lojën e tyre, me të përditshmen e tyre, një me preokupimet e tyre, një me dëshirat e tyre.

Libri, kështu,  është një vepër e shkruar  me mjeshtri prej një krijuesi të njëmend për fëmijë dhe të rinj, në të cilën shpaloset rrugëtimi i përditshëm, por dhe ai për kulturën e të kaluarën kombëtare që shfaqet si kontekst i përhershëm.

Libri me tregime për fëmijë “Libri matanë lumit”, e dëshmon dhe një herë  Rrustem Berishën, mbledhës të folklorit, shkrimtar e gazetar të dalluar, emri i të cilit ka logon në krye të shuamë librave  letrarë e shkencorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat