Vështrim për librin “Gri” të poetit Izet Abdylit - Bota Sot
Vështrim për librin “Gri” të poetit Izet Abdylit

Libra

E diel, 21 tetor 2018

Vështrim për librin “Gri” të poetit Izet Abdylit

Nga: Rrahman M. Sadiku Më: 12 gusht 2018 Në ora: 09:41
Kopertina e librit

I veçantë në jetë,

I veçantë në art…

Ditë më parë më ra në dorë libri më i ri me poezi të poetit tashmë i njohur Izet Abdylit, që posa e pa dritën e botimit nga Art Clubi Rifat Kukaj. Libri “Gri” që ky është libri i nëntë me radhë. Që nga libri i parë “Fjalë zemre” poeti Abdyli veç na bënë me dije lexueseve dhe studiueseve të kulturës shqiptare e letërsisë ne veçanti; mund të mendojmë dhe konstatojnë me arsye e bindje serioze se kemi të bëjmë me një krijues dhe poet të veçantë. Nga libri i përmendur dhe ky për të cilin po shkruajmë mund të themi se janë poezi të thjeshta por domethënia i ngritë në piedestale të larta si shumë poetë jo vetëm në Kosovë, po më gjerë. Në pamje po, por nëse i  analizojmë janë të thjeshta moderniste. Të tilla kemi pakëz, autor. Që shkruajnë në këtë mënyrë egoja poetike synon shtigje drejt majave si shumë autorë Evropianë. Një studiuese suedeze thotë poezi të shkurta është më së vështiri me shkrua. Kjo për poetin Izet nuk është vështirë se në këtë mënyrë shkruan përherë. Te vargjet e poetit kemi fjalë gjak e ide. Që te shumë poetë kjo mungon. Izeti ka një botë poetike e të peshuara mirë filozofike. Që me pakëz thotë shumë, të mos thënë; mjaftë. Sepse art të përsosur s’mund të krijojmë as kush madje edhe shkrimtarë botëror novelist. Shopenshauer thotë një rast. Sado që të mundohemi me shkruar bukur at çka synojmë s’mundemi me arrit kurrë. Por poeti Izet ka domethënie të artikuluar. Seriozisht. Një poet anglezë thotë: më mirë pakëz e art se tepër shumë e asgjë. Poezia e poetit Izet Abdyli është poezi e çdo kohe dhe ruan peshë e shkëlqim nëpër brezni. Siç kemi veprën prof. Dr: Shyqri Galicës “Koha flet me brezni”.

Në veprën e parë janë vargjet: Patriotët nuk flasin. D.m.th. Tregojnë me vepra. D.m.th. Njeriu që e donë rrënjën, gjakun e fisin arbëror nuk flet po punon e dëshmon në vepra. Si heronjtë kombëtarë. Avniu, Gurakuqi, Ismail Qemali, Noli, H. Prishtina e tjerë. Është i vetmi poet që këtë e thotë. Metaforë me frymë shpirt e zemre të çiltër poet e njeri… Diçka të tillë kemi pakëz. Ngado që të marrim poeti është fjalë art e vargje artë. Si poet e publicist madje edhe prozator. Ka hyrë në shumë antologji poetike dhe vlerësuan mjaftë në pejdictale letrare. Një ndër motivet që kemi nga ky poet janë përherë aktuale në veprën e tij të mos themi të fundit ngase pritët që të kemi edhe shumë e shumë vepra nga ky autor. Ndërsa kjo më e reja është ndarë në katër cikle: Pikë loti, Seç më dogji malli, Për buzëqeshjen dhe I fundit, Sall një fjalë e mirë. Dy janë motive që e motivojnë poetin në çdo kohë që artikulon poeti Abdyli. Motive Social, patriotik dhe si shmanget dot edhe të tretit të dashurisë. Të gjitha poezitë lirike në libër apo më mirë të themi pjesa më e madhe në këtë motiv janë edhe disa poezi përkushtuese miqve të vet qoftë të penës a të zakonit. Sidomos atyre që s’janë më në këtë botë. Poeti Izet ka mall e zjarr në vete. Shumë kënd e motivon që kureshtja zgjon se si ka dhembje për t’a çka në vargje reflektohet. Kjo shihet edhe të tjerët…

Poeti e dinë, madje e thonë edhe studiuesit e njohur të letërsisë në botë, se ai që s’shkruan motive dashurie s’mund të bëhet poet as shkrimtar kurrë. Sepse dashuria është çels magjik i çdo krijuesi e shpirtit njerëzor. I shpirtit e mendjes që të cyt, dhe shpjenë në shtigje të gjera për t’a njohur botën jetën e ngjyrat e saj.

Për këtë poeti Izet na ka dhuruar më parë edhe librin “ Farfuri dashurie”. Tri vite më parë, e botuar. Poeti Abdyli lexuesi e njeh edhe si vlerësues letrar madje shumë serioz dhe I kujdesshëm mendimet e tij për cilindo libër të kujt do qoftë. Andaj mund të themi se kemi të bëjmë me një poet e kritikë shumë serioz. Që me vështrimet e tij janë tejet të matura e me peshë artistike. Do veçuar librin e botuar “Magjia e artit dhe fjalës”. Nuk mund të përfundojmë këtë vështrim letrar siç pritej ngase pena e tij përherë rrjedhë e sjellë risi. Apo diçka të re lexuesit për “Gri” vërtet do të kenë rast të lexojnë frymë njeriu e shpirt dhe art poetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test