Vështrim për librin “Buzëqeshje në mesditë” të autorit Rexhep Halimi - Bota Sot
Vështrim për librin “Buzëqeshje në mesditë” të autorit Rexhep Halimi

Libra

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Vështrim për librin “Buzëqeshje në mesditë” të autorit Rexhep Halimi

Nga: Ahmat Ahmeti Më: 13 gusht 2018 Në ora: 09:26
Kopertina e librit

“Buzëqeshje në mesditë” është vepër me poezi e autorit Rexhep Halimit, për fëmijë. Kisha dashtë që të shoh buzëqeshje pas mesditës, në mëngjes dhe në mbrëmje kjo është aksiomë te fëmijët, besoj se fytyra e buzëqeshur e ngrohë botën, ndriçon natyrën dhe i jep pamje  të hareshme  dhe gazmore natyrës dhe shoqërisë,iu jep njerëzve nxitje dhe impuls për punë sikur thotë autori në poezi”ne me ju,e jo ju me ne. Bota është e fëmijëve  kur fëmijët qeshin e ngjallin natyrën, zogjtë këndojnë,qielli ndriçohet, botës i japin kaltërsi dhe bardhësi natyrës. Autori e ka shumë ët qëlluar titullin e veprës , buzëqeshja i bënë fëmijët me u rritë të themi edhe po që brendia e veprës të jetë e zbehtë titulli veprën e lartëson dhe e bënë të vlefshme  dhe tërheqëse e atraktive për lexuesin,veçmas te fëmijët.

Vepra ka tre kapituj si tërësi;shkolla,atdheu dhe natyra,këto tri shprehje  kanë lidhmëni logjike në kontinuitet.

Në shkollë arsimohemi dhe edukohemi dhe kjo bënë që at duam atdheun,pastaj lind dashuria për natyrën që është ekzensticiale  për jetë ,shumë e nevojshme  për jetë, frymëmarrje ,ajrin e pastër plotësojnë nevojat ekzistenciale  jetësore,shfrytëzojmë të mirat që na I dhuron,që të kemi jetë  sa më dinjëtore.

Themi se pas kapitujve edhe poezitë në brendi gjithashtu kanë  një  lidhmëni kauzale dhe logjike  që autori i ka  kushtua vëmendje të veçantë.

Drita simbolizon rritën, jetën, lumturinë, autori me mjeshtri ka paraqit dritën në poezinë XIXELLONJAT ja edhe në mbrëmje kur bie terri autori e mënjanon me asgjë më tepër se me dritën e xixëllonjave në mënyrë simbolike por e fuqishme artistikisht, ku fëmijët turr e vrap të buzëqeshur dhe buzagaz ngarendin pa dritës pa u lodhë që marrin dritë dhe rritë.

Autori me sens dhe qëlluar me vend qetas depërton në botën e ëndrrave me dritë edhe në thellësinë e natës së errtë.

Poezi ndoshta ndër më sinjifikative dhe e qëlluar në këtë ble poezish prej ku fillon jeta e fëmijëve me u gjallërua me u dimensioneve me themel është poezia “Shkronjat e arta”. Me plot ngjyra dhe në shumë mënyra thurin një mijë dëshira, ato ngarendin bëjnë gara por si shoqe e motra, ku njëra patjetër nuk i do bota me të gjitha krajatat e tyre sa me intuitë dhe qëlluar e bënë krahasimin e bashkimit të shkronjave me aksiomën në jetë bashkimi bënë fuqinë, të bashkuar mund të zgjedhim çdo problem dhe kjo poezi është ftesë, apel për unitet se me ndihmë reciproke zgjedhim çdo problem kështu forcohemi dhe ia rritëm vedit dhe vendit e emrin dhe namin avancojmë përpara në të mirë të atdheut.

Pastaj pas namit të shkronjave radhazi vijnë arsimi dhe edukata çështje fundamentale për njeriun gjatë jetës, kështu bëhemi të zotët e vedit dhe vendit. Arsimi dhe edukata janë dy shtylla fundamentale të një shoqërie këtu autori këtyre nocioneve u jep tonë dhe ngjyrë dhe avancon në poezi, ju me ne jo ne me ju po “ne poezi autori thotë” Na rritë dhe natën na e bënë dritë se kjo botë monolane kështu e do dhe kërko për tu avancuar drejt shtigjeve të bardha të përparimit njerëzor.

Aty ku kultivohen arsimi dhe edukata është shkolla vend i shenjtë i njerëzimit aty ku fëmijët absorbojnë nektarin e diturisë. Autori thjeshtë e pasqyron fshatin me shkollë dhe në oborr të shkollës qëndrojnë stoik dhe të pamposhtur lisat shekullorë simbolizon autoktonin e bashkvendasve. Mes fshatit lulëzon jeta, çelin lulet rritën dhe edukohen fëmijët gumzhojnë nxënësit si bletët.

Citoi autori “këtu nxënësit marrin diturin e mençurin kokën mbush me njohuri për jetë të aftë dhe gjërat më i thanë saktë”.

Pastaj autori kalon në një skories a kauzale aq edhe ritmike ku autori e zgjeron këndvështrimin, ku fëmijët i quan “bota ime, nxënësit e mi ju krijoni e ndryshoni botën fëmijë të mijë jeni gjë në gjithësi me plot dëshira pa kufij”.

Sa e ëmbël sa e çiltër poezia “vajza lozonjare” ku autori thjesht por qëlluar me fjalë përshkruan vajzat si ëmbëlsira e kësaj bote për prindër dhe vëllezër e motra sjellin rezultate të mira nga shkolla e kjo është bekimi I prindërve për fëmijë.

Autori assesi të shkëputet nga historia ajo edhe pjesë e jetës së tij dhe atë histori të dhimbshme dëshiron që tu’a transmetoj fëmijëve mes figurave emblematike kombëtare si Skënderbeu Gjergj Kastriotit I cili citoi autorin “ në lufta për liri me barbarë dhe xhelatë e tradhtarë gjithmonë doli fitimtar”.

Sa lartë e ngritë e lartëson aq sat ë parafytyrohet si një figurë  mitike gjithandej trojeve  etnike shqiptare ndoshta  themi se psikologjinë  e fëmijëve  me  aq afsh poeti ta ngarkojmë  mos është e tepërt,po me e mësua  por më me pak me një fjalor më të afërt me moshën më të butë me ia dedikua fëmijëve  ndoshta poezia ti qaset heroit por një formë tjetër,fëmiu ka nevojë  për lojëra me lexim me këtë frymë dhe me këtë rrugë fëmija gjallëron dhe e kupton botën jetën, ambientin,historinë,autori përdor fjalë për ët rritur.

Citoi autorin :fluturoi si zog mali u bëremoit ti zog shqiptar. me shpatë në dorë gjithëmon i pari,

A thua a s’janë ngarkesa të tepërta psikologjike ndoshta e rënduar dhe nga ana  dhe aspekti logjik,termi duke lexua  njëkohësisht edhe argëtohet,poezi më të lehta poezi që zgjojnë kureshtjen e fëmijëve  gjera të thjeshta të afërta që të kuptoj kauzilitetin e dukurive shoqërore por edhe  atyre natyrore krejt në mënyrë sporadike mendoj se kështu duhet qasur dhe e do shkrimi i vargjeve poetike kushtuar moshës së fëmijëve të kujtojmë  poetin kosovar për fëmijë Agim Devën mendon autori i këtij recensioni. Nnë këtë cikël për atdheun autori ka akceptue edhe disa figura emblematike por jo edhe aq të njohura nga lufta e fundit në Kosovë,si Shaban Shalën,Fazli Greiçevcin,Ismet Jasharin etj.

Në përfundim ët kapitullit ët dytë autori mbërthen poezinë  shumë sensitive  dhe të ndjeshme  kushtuar nënës me vargje  mjaft prekëse dhe të ndjeshme  si e ndjenë dhe sodit në jetë  me dhembje  mjaft simptomatike që I trazon dhe si le të qetë shpirtëzat. Humbjen e nënës e përjeton si humbjen më të çmueshme  dhe dhembjen më të madhe  në jetë  gati gati fataliste.

Hyrja në poezi bëhet thjeshtë por që ka një simbolikë  mjaft të theksuar dhe artistikisht e thurur në masë të konsiderueshme  mirë me fjalë  të thjeshta por që përmbajtja të bënë për vete dhe të pavdekëson,të bën për vete,autori me dashurinë ndaj nënës

Ja disa vargje të kësaj poezie

Nënë moj nënën, bora të ka mbuluar mbi lapidarin plotë borë dhe acar

S’munda për pak ditë pranverën për at parë,ishte dëborë e acar i madh e s’munda te varri me të ardhë

Dhembje,dhembje  dhe vetëm dhembje  autori pak shumë pak e inkurajon veten për humbjen e nënës,poezi ditiramb mund ta emërtojmë.

Mes këtyre vargjeve autori ilustron tërë afshin e dhembjes  ku poezia del e fuqishme  me vlerë poetike ka rimë,ritëm,me figura artistike  që i japin kuptim dhe përmbajtje  por sa ka vlerë para fëmijëve  një poezi e tillë.

Do ti kishim hyrë në hak autorit sikur të mos i themi edhe pak fjalë  për kapitullin e tretë  NATYRA poezi q ëmë pak zgjojnë  kureshtjen e lexuesit megjithatë edhe në brendi të këtij kapitulli ka poezi që meritojnë  me u trajtua  nga ana artistike  si poezia “Aromë pranverore”.citoi vargjet

Në gjelbërimin emalit në sytë e djalit fluturojnë e bien dëshirat e djalit

Në gurgullimën e përroit sjell uji i kroit oshtinë ajo grykë mali me natë e mesditë

Në këtë cikël mbizotërojnë poezitë  për natyrën dhe dukuritë  natyrore  që ndeshin si shiu,uji,ylberi,lulet,bora,flutura dhe dukuri tjera,fenomene tjera  që autori I trajton dhe u thurë vargje  fenomene  që e zgjerojnë  dhe inspirojnë  lexuesin me u marr me shumë këto dukuri që e pasurojnë opusin letrar të autorit dhe e bëjnë vepër tërheqëse  dhe joshëse për lexim me të gjitha ato dyshime  dhe pakujdesi që ndodhin gjatë shkrimit por që vepra cytë nxënësit me meditua ngase pikërisht edhe atyre u është dedikua . Të them s e në këtë tufë poezish nxënësi ka çka të lexon dhe absorbon njohuri të reja  mes nëj thjeshtësie  të mirëfilltë  poetike  ndaj që  këtu për fund  të themi  se autori ka ndjenjën dhe sens  të mprehtë poetic dhe ka potencial poetic me i gëzua  “të buzëqeshurit në mesditë” dhe me ndonjë  sihariq të ri poetic që kishte  më qenë  dhuratë  e mirë për fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test