Motivet që çuan Artur Roshin drejt Librit "Konseratorizmi Modern Europian" - Bota Sot
Motivet që çuan Artur Roshin drejt Librit "Konseratorizmi Modern Europian"

Libra

E diel, 18 nëntor 2018

Motivet që çuan Artur Roshin drejt Librit "Konseratorizmi Modern Europian"

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 14:43
Artur Roshi

*Fjala e z.Artur Roshi në promovimin e Librit "Konservatorizmi Modern Europian",si autor i tij. 

Te nderuar zonja dhe zoterinj ,miq dhe të ftuar!

Duke ju kërkuar ndjesë, që nuk do të përshëndes me emra sepse për shkak të emocionit të shtuar sot mund të lëndoj me mos përmendje ndonjë personalitet që ka ardhur për të më respektuar.

Më lejoni të shpreh mirënjoje të cilësuar për të gjithë JU që më nderoni sot në këtë pjesëmarrje,kryetarë të partive politike,deputet të kuvendit të shqipërisë,politikanë të ndryshëm,personalitete nga bota akademike,pronarë unversitetesh,e petagogë,personalitete nga media,pronarë mediash,institute mediash e gazetarë,personalitete nga bota e biznesit, poronarë e sipërmarrës,personalitete nga shoqata të ndryshme,ish të përndjekurish politike dhe shoqatës Tirana.

Si për çdo shqiptar edhe për mua Vitet 90 kanë qenë pikë infleksioni që ndanin kurbën e lugët të  mendimit, të jetosh atë që ke ,me kurbën e mysët të mendimit, se duhet të jetosh atë që meriton.

Ndjenim se meritonim një jetë më mirë dhe kuptuam që kjo mund të realizohej nëpërmjet politikës dhe kështu erdhën në vëmëndje njerëzit anti regjim dhe kurioziteti rreth mendimit të tyre.

Nisur nga kureshtja se kush ishte formimi dhe idetë e Mid'hat Frashërit si kundërshtari më potent i diktatorit ,bëri që të lexoja për të.

Fuqia e mendimit të tij politik la tek unë një gjurmë që më krijoi besimin ,e më vonë bindjen se kunturet e politikave të djathta janë rrjedha më logjike për zhvillimin e vendit dhe të ardhmen tonë.
 
Ambicja për tu përfshirë në politikë u bë e pashmangshme dhe filluan të më mundonin shumë pyetje të tilla si:

Cila është filozofia politike që ka zhvilluar vëndet e perëndimit?

A është kjo ajo që ndjek e djathta në vendin tonë?

Ku qëndrojnë ndryshimet midis ideve të partisë demokratike dhe ideve të Mid'hatit që unë e përfaqësoj politikisht dhe si mund të bashkveprojnë për një produkt politik më të mirë?

A vlen tradita politike?

Përgjigjen e këtyre pyetjeve fillova ta shoh të lidhur ngushtë me suksesin që kërkoj në politikë dhe librat filozofikë u bënë objekt i punës time sistematike për shumë vite.

Sot jam i vetëdishëm se filozofia e konservatorizmit modern europian është bazamenti i zhvillimit të vendeve perëndimore euroatlantike dhe ligjshmëria e funksionimit të sistemit kapitalist që aplikojmë sot.

Kjo filozofi është e kundërta e ideologjisë,është një mënyrë jetese,një gjëndje e të menduarit,një lloj i karakterit,një formë për të kërkuar gjërat në mënyrë të qytetëruar.

Njeriu është një qënie që posedon instikteve natyrale dhe arsye,prandaj orientohet drejt të qenurit i pavarur.

Ne këtë kontekst kjo filozofi pushtetin e ngren mbi lirinë dhe vetë lirinë e sheh si strehë të mirëqënies,të drejtën e krijon nga përvoja dhe e shoqëron nga premisa të pandryshueshme, ku shteti ka detyrimin për krijimin dhe ruajtjen e të drejtës.
 
Qeveria është një shpikje,një model i mëndjes njerëzore për të zgjidhur problemet e njerëzve dhe jo si eksperienca jonë ku qeveria u krijon probleme njerëzve.
   
Shoqerinë e sheh të drejtohet nga nje rend moral ku vlerat dhe hiearkia e tyre është produkti që meritojmë.
 
Kjo filozofi vlereson parimin e vazhdimesise duke vleresuar traditen si nje vlere,zhvillimin e prones si te pazvendesueshem.
 
Të edukon që tu dhurosh të tjerëve të drejtën për të qenë ndryshe,pra të bashkojë njerëz që kanë karakteristika të ndryshme aftësish.
 
Ndjenjën më të lartë ka krenarinë dhe dinjitetin.
 
Ushtrimi i pushtetit shikohet si një vlerë dhe jo si një përfitim i pavlerë.
 
Pabarazitë i pranojnë të dy filozofitë,konservatore dhe e socializmit ,e Marksit ,por ne menyra te ndryshme.
 
Konservatorët pranojnë diferencat natyrale të njerëzve të cilat sjellin pabarazi sociale.
Socialistët pranojnë pavarazinë sociale që vijnë për shkak të diferencave klasore  ideologjike.
 
Në se shoqëritë sjellin në krye udhëheqës jo të ndershëm ku diferencat natyrale të njerëzve që sjellin diferenca sociale i shkatërrojnë, menjëherë kemi sundimin e një oligarkie të ulët të cilët sjellin në mënyrë artificjale diferenca pabarazie klasore apo klanore ideologjike apo diferenca të grupeve monopoliste të krijuara jashtë konkurencës dhe ligjeve të tregut të lirë.
 
Pra  shohim se këto parime kanë sjellë zhvillim të qëndrueshëm në vendet e përparuara,dhe  vijmë në konkluzionin se mënyra se si jetojmë është derivate i mënyrës se si mendojmë.
 
Le te marrim nje shembull të thjeshtëzuar.

Vendi ynë është po ky ,që ka qenë edhe dje para viteve 90,me të njëjtat resurse natyrore.

Përse sot të gjithë ne jetojmë më mirë se para viteve 90 ? A mos jemi tjetërsuar si njerëz?

JO jemi po të njëjtët,por mënyra jonë e mendimit ka ndryshuar në një raport përqasës pavaresisht se të deformuar me parimet e mësipërme.
 
Ende sot skartjera politike shqiptare funksionon mbi ideologjizimin e së shkuarës.
A duhet ndryshuar për të rritur cilësinë e jetës tonë ? Te gjithë themi që po,por a ajo nuk vjen pa ndyshuar mënyrën e mendimit në raport determinues me këtë filozofi dhe parimet e saj,nje gjë që nuk kërkon shpikje.
 
Filli i përshkrimit të konservatorizmit modern europian është paqësor pavaresisht besimeve të ndrzshme politike.Kjo gjë më pëlqen ,prandaj sot këtu kam ftuar njerëz “elitë” pavaresisht kundërshtive që mund të kemi.
Suksesi në mënyrë paqësore është sfidë e shoqërisë sonë,dhe më së pari e elitës.
 
Zonja dhe zoterinj!

Me lejoni ta mbyll ketu fjalen time,me perulje dhe mirenjohje te thelle ndaj respektit qe me bete!

Zoti më ndihmoftë për të treguar kete mirenjohje ndaj çdo kujt,që ndodhet sot këtu në ketë sallë!

Zoti qoftë me ju në çdo ditë të jetës tuaj!

Faleminderit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test