Vargëzimi modern i Sejdi Berishës, ose poezi e thurur me tharmin e legjendave të reja!

Libra

Vargëzimi modern i Sejdi Berishës, ose poezi e thurur me tharmin e legjendave të reja!

Zhuljeta Grabocka Cina Nga Zhuljeta Grabocka Cina Më 26 shtator 2018 Në ora: 21:11
Kopertina e librit

(Fragment i shkoqitur nga një shkrim më i hershëm i shkruar përkitazi me veprën me poezi të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA, “NË LUMË BIE SHI”)

Pas leximit të poezive të Sejdi Berishës, vjen natyrshëm meditimi: "Në Lumë bie shi", është një vëllim poetik i ndërtuar bukur mbi filozofinë e mendjes dhe mbi metaforën e përjetësisë së rrjedhave jetësore. Një shpirt poetik në kërkim të të pathënave të mëdha, që përcjell përjetime të ndjera, që të mbajnë fortë të mbërthyer pas vargut dhe mesazhit.

Lexuesi, lirshëm krijon edhe një imazh të gjallë që nuk e lë të shkëputet lehtë nga poezia. Dhimbja e përjetimit poetik është e mbërthyer në kohë e në hapësirë, kudo që jetojnë Shqiptarët, si një farë e kudo ndodhur në rruzull që kërkon një fat të bardhë... Pra, është një poezi moderne me tharmin e legjendave të reja!

Kjo vepër e shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA, është një sprovë e risive të shprehjes poetike në poezinë e sotme moderne mbarëshqiptare. Pra, një shkollë e vërtetë e vjershërimit, ku përherë ke diçka për të mësuar. Autori, plotë në diapazonin tematik, mbresëlënës në këndvështrim, gjithnjë i ri në ndjesi përmes një fjalori të gjallë, të begatë poetik dhe të freskët, që vjen tek artdashësit si krijimtari e pandërprerë, dhe gjithnjë ka ende diçka të re për të na suprizuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat