U shënua portreti letrar i shkrimtarit Ramadan Rexhepi, krijues nga diaspora… - Bota Sot
U shënua portreti letrar i shkrimtarit Ramadan Rexhepi, krijues nga diaspora…

Libra

E mërkurë, 24 tetor 2018

U shënua portreti letrar i shkrimtarit Ramadan Rexhepi, krijues nga diaspora…

Nga: Tefik Selimi Më: 9 tetor 2018 Në ora: 10:44
Kopertina e librit

Në Bibliotekën “Fans S. Noli”, në Gjilan, para një numri të adhuruesve të librit, është hapur Manifestimi kulturor “Vjeshta letrare letrare e Gjilanit 2018”, edicioni i nëntë i radhës i Ars Clubit “Beqir Msuliut” të këtij qyteti, i cili manifestim kulturor iu kushtua shkrimtarit të njohur preshevar, Ramadan Rexhepit, krijues nga diaspora.

Fillimisht, fjalën e parë e pati Arsim Halili, vlerësues, i cili tha se “dikur, mbi gjysmë shekulli më parë, po hynte fuqishëm si emër serioz i letrave shqipe edhe atë përmes gjinisë së prozës, i cili natyrshëm e në vazhdimësi e ka bërë krenar jo vetëm Preshevën me rrethinë, por në përgjithësi, hapësirat shqiptare, e që për fat të mirë, këtë vit ishte edhe fitues i çmimit “Beqir Musliu” në Gjilan, kush tjetër, pos Ramadan Rexhepi, vepra e të cilit ende jo aq e panjohur, por kësaj here vjen me një parathënie të gjatë e të  strukturuar me qasje dimensionale studimore”.

Ndërsa, Anton N. Berisha, profesor dhe studiues i letërsisë ka thënë se, ky moment i sotit duhet të mbahet në ëmend për shumë kohë, për faktin se, në mesin tonë  gjendet një shkrimtar, për ne, gjer dje i “anatemuar”, i cili, krijimtarinë artistike e filloi në një kohë shumë të hershme, e ndoshta është në mesin e romanisierëve të parë të letësisë sonë shqipe.

“Para vitit 1963,  revista “Jeta e re” nxori në dritë veprën e Ramadan Rexhepit, në ish-Jugosllavi, pra në Kosovë, kur atë kohë janë botuar disa vepra në prozë, si, në vitin 1951 Sitki Imami botoi veprën “Drejt ditëve të reja”, më 1957, Sinan Hasanit botoi romanin “Rrushi ka nis me u pjekë”, më 1958, Adem Demaçit botoi romanin “Gjarpinjtë e  gjakut”, më 1950 bohet vepra “Vijë e vërragë” e Ramiz Kelmendit, madej Rexhai Surroi botoi romanin “Besniku”, Rexhep Hoxha botoi romanin “Lugjet e verdha”, ndërsa më 1960, Hivzi Sylejmani botoi përmledhjen me tregime “Era e kolona”, më 1961 botohet përmbledhja “Tregime” të Anton Pashkut, “Dashuria e urrejtja” nga Rexhep Surroit, Azem Shkreli botoi romanin “Karvani i bardhë” e disa vepra të tjera.

Ai shtoi edhe këtë se, këto vepra të hershme,  si  tregimet e H. Sylejmanit etj., janë proza të ngjeshura, delikate dhe në rrafshin artistik ato na kanë sjellur “ngjarje” të jetës shqiptare kosovar. Pra, flas jo për prozën dokumentare, sepse nga një herë, ne nuk mund t’i dallojmë këto rrafshe, se kemi të  bëjmë me prozën dokumentare dhe prozën artistike. Te Hivziu kemi një prozë të ngjershur artistike, e cila në vete ngërthen art dhe “prodhim” artistik. Nga të gjitha veprat artsitike, veçohet ajo e Anton Pashkut, e cila mbetet për shumë kohë vepër arti e vepër jetësore. Pra, këtu kemi të bëjmë me artin e mirëfilltë të shkrimit. Dhe, bashkë me te, është edhe vepra e Ramadan Rexhepit, “Kumbanorët” e botuar në vitin 1963. Ramadani, qysh si 20-vjeçar kishte filluar të shkruante. Qëllimi i autorit nuk ishte vetëm të rrëfente, por qëllimi i  tij ishte të krijonte një rrëfim artistik që u bie në sy njerëzve, sepse  fjala artistike është ajo që ka peshë e vlerë. Patetika, apo retorika etj., e kanë jetën e shkurtër. Bie fjala, një diskutim i flaktë, ndikimi i  tij është aty për aty. Ndërsa, fjala artistike nis me ngadalë dhe shkon duke u ngjizur mëtej. Pikërisht këtu ishte vlera e  prozave të Ramadan Rexhepit, shkrimtar yni. Unë kujtoj, se vepra e shkrimtarit R. Rexhepi ka përcjellur mesazh. Autori gjithmonë mundohet të jap fjalë pak, por të thotë shumë me artin e tij lëvizës. Pra, arti gjithnjë është një lëvizje”.

Nexhat Rexha, krijues tha se,  vepra me tregime “Kumbanorët” nga Ramadan Rexhepi, shkrimtar, e cila vepër po pritet me interesime të veçanta për lexim e trajtim. Siç dihet, kjo vepër është e shkruar në dialektin e gegërishtes, ku autori ka përdorur të folmen e krahinës së Preshevës së një kohe. “Pra, vepra në fjalë, ngërthen rrethana të një kohë të “ndaluar” për shqiptarët, të cilët kanë bashkëjetuar me atmosferën e klimës politike, ekonomike para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ai në tregimet e kësaj vepre ka rrezatuar duke i dhënës asaj të gjitha ngjyrimet e aktualitetit të vrazhdë tw asaj periudhe kohore. Kështu që, brenda tregimeve ka gërshetime të disa skenave të jetës, ku më shumë vërehet elementi social i jetës së rëndë në këtë trevë të atdheut tonë të coptuar.

Prozat e autorit kanë një shtrirje nga lokalitetet shqiptare, nga Konçuli e vazhdon gjer në Shkup, shtrirje kjo që ka ruajtur komunikimin e banimit këndej e andej bjeshkëve të Karadakut jetik të Idriz Seferit. Edhe fati i personazhit kryesor i tregimit, me emrin Saqipi, është një epizodë e veçuar dhe bartës i tregimit, i cili personazh përfundon në familjen e tij si pijanec. Pra, autori në fjalë, në veprën e tij “Kumbanorët” ka “rrëfyer” edhe tema dashurie, të cilat tema janë të trajtuara fort mirë, sepse, dashuria si ndjenjë e  njeriut, paraqitet e pastërt, pa imponime për një botë të lirë të njeriut tonë. Vepra, si tërësi organike, është e rëndësishme për disa fusha të studimit, si në aspektin gjuhësor, pastaj ruan nivelin e shkrimit artistik të prozës shqiper të viteve të ‘60-ta”.

Ndërsa, Ajete Zogaj, studiuese e letërsisë tha se, vepra e  Ramadan Rexhepit shënon një ngjarje të veçantë në letërsinë shipe.”Duke i lexuar këto tregime të veprës në fjalë, vërejmë veçantinë e autorit për të realizuar përformacën  e tij, i cili shpalos etnosin gjeografik, duke filluar nga Karadakut, Presheva e Shkupi, ku persoazhet e veprës janë mjaft të rëndomtë të të gjitha shtresave, si janë pijanecët, gra e vajza të reja, agallarë, shërbëtorë etj. Andaj, në prozat e kësaj vepre, mjeshtrisht, vërehet jeta dhe mentaliteti i kohës, lëvizjet e njerëzve nga një vend në tjetrin në mënyrën e banimit të jetës, dukuritë e ndryshme të përditëshmërisë,  siç janë gjakmarrja, jeta e rëndë, varfëria, traditat e dasmës dhe jetës,  dashuritë e fshehura të paralizuara e shumë e shumë elemente të tjera. Pra, autori i merr në vështrim të gjitha këto ngjarrje të veçanta, ku shpalos karakterin e tyre, sheh dyshimet, dhe në mënyrë të veçantë, shpalos botën e femrës etj.

Në fund, autori Ramadan Rexhepi, tha se, sot jam i shumë i nderuar se kurdoherë më parë. “Kjo pritje e jua, sot, më ka emecionuar dhe jam tejet i ngazëllyer nga fakti se, po koincidon me datëlindjen time të 76-të. Po u tregoj një “ngjarje” se si jam takuar me Rexhep Elmazin, poetin e madh gjilanas. Erdha nga bota e jashtme dhe u gjenda në redaksinë e revistës “Jeta e re”, të cilën atë kohë e drejtonte i madhi ynë poet, Esad Mekuli. Aty isha me disa shokë krijues. Na priti fort mirë. E pyeta Esadin për Rexhep Elmazin, ai më tha fjalë inkurajuese për te. ”Rexhepi është njëri nga figurat e rralla të poezisë. Nëse e takoni, i thuani të shkruajë më tepër”. Erdha në Gjilan. E takova Rexhep Elmazin. Ai ishte një meso burrë i qiltërt e fisnik. Bisedova dhe u njofta me te.  Më la përshtypje të mëdha si njeri e si krijues. Për mua, por edhe për Esadin, ky (Rexhepi) ishte i tëri poet i një veçantie të jetës letrare. Gjer sa qëndrova me poetin gjilanas, e ndjeva vetën të gëzuar dhe të ngazëllyre. Ika nga shoku, të cilin fort e kam përlqyer si poet e si njeri. Na la mbresa të pashlëyeshme. Ju falemnderit për këtë nderim që ma keni bërë, Ju gjilanas!”

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test