“Më pëlqen të ha mish njeriu”

Libra

“Më pëlqen të ha mish njeriu”

Nga: Ilir Muharremi Më: 17 tetor 2018 Në ora: 22:34
Psycho

Romanet e frikshme tashmë janë shumë tërheqëse dhe dita ditës po pushtojnë libraritë botërore, por edhe vendore. Lexuesit kanë dëshirë të përjetojnë kufirin ndërjmet ekstremizmit dhe jetës së qetë. Si duket më shumë i tërheq diçka pikante. Bëhet fjalë për romanin psiko-triler “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi. Roman që flet për kanibalizmin. Në vazhdim po ju sjellim një fragment:

“Por, thjesht më pëlqen, të ha mish njeriu. Ai që e ka provuar e di përse e bëj këtë. Edhe ju nëse njëherë e provoni gjithmonë do ta bëni. Të hap pak dritaren ka filluar të bëjë pak vapë, por nuk do ta hap shumë sepse mund të bëhet edhe ftohtë. Të filloj ta presë sa është pa ndjenja, por kështu nuk ndjen asgjë dhe nuk do kishte kuptim as vdekja. Unë nuk e mallkoj njerëzimin, por njerëzimi e mallkon vetveten. Të keqen që ja bëni të tjerëve, në fund ajo ju kthehet në fytyrë, e drejtpërdrejtë, dhe ju lë ca dëmtime. E shihni, për t’i dënuar të tjerët duhet gjykuar vetveten. Edhe unë një ditë do të jem në duart e dikujt më të fortë, e pranoj do jem pendestar sikurse çdo gjykatës i cili në fund e gjen këtë. Por, duhet ndërruar kahja, të përfundojë pendesa të kalohet prapë te gjykimi. Po lëviz zonjë, flet diçka pakuptimtë, nuk ka rëndësi, sot nuk ishte dita e jote...”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat