Përmbledhje që ngërthen në vete motive lirike...

Libra

Përmbledhje që ngërthen në vete motive lirike...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:05
Vepra edyte me titullin “Në krahët e ëndrrës” të poetes mërgimtare Fatmire Zenalaj Sopa

Në këtë përmbledhje poetike autorja mërgimtare e librit Fatmire Zenalaj Sopi fuqishëm pretendon përmes vargut të saj të realizoi idealet që i ngelën në zemrën dhe shpirtin me një ngjyrim apo nuancë të stërholluar emocionale siç e identifikon personazhin me një stil të veçantë, gjë që rrallë mund të shohim te poetët tjerë

Poetja mërgimtare  Fatmire Zenelaj Sopi e lindur në fshatin Strellc i Epërm te komunës së Deçanit. E diplomuar në Fakultetin Juridik. Që dymedhjte  vite jetoj dhe veproi në Zvicër. Me shkrime merrem që nga fëmijrija, por fatkeqësisht shkrimet e para të saja janë djegur në fshatin e lindjes  nga forcat policore dhe paramilitare serbe gjate  luftës se fundit.  Deri me tani kjo poete e vyeshme mërgimtare ka botuar dy libra , libri i parë titullohet “Ditar në Vargje “, ndersa libri i dytë  “Në Krahët e Ëndrrës “. Për katër vite ka punuar si mësuese e mësimit plotësues në gjuhën Shqipe në Zvicër me fëmijët shqiptarë, tani  është e  punsuar në Qendren e Integrimit si  udhëheqëse dhe pjesëmarrëse e projekteve të ndryshme të organizuara nga Qendra e Integrimit dhe Komuna, ne qytetin ku  banon - Oberriet. Tani  kjo mërgimtare nga Kosova është  duke e kryer Shkollimin për Komercialiste. Në recesionin e Mustafe Krasniqit dhe bisedes që zhvilluam me  këtë autoren te librit - Fatmire Sopi Zenelaj mesuam se kjo përmbledhja poetike me titullim “Në krahët e ëndrrës” e cila këto dite ka dalë nga shtypi dhe është promovua është një përmbledhje që ngërthen në vete  motive lirike, malli, e socio-ekonomike, e cila ka shpërthyer si një vullkan i zjarrtë mbi qëllimin e ndërtimit të simfonisë së vargut, gjersa në anën tjetër diktohet se buron prajshëm e sinqertë, nga uni shpirtëror i saj.                                                  

Shkrimet e para të saja u dogjen në fshatin e lindjes  nga forcat  serbe gjate  luftës se fundit ...

Në fakt autorja fuqishëm pretendon përmes vargut të saj realizoi idealet që i ngelën në shpirt me një  ngjyrim  apo nuancë të stërholluar emocionale siç e identifikon personazhin me një stil të veçantë, gjë që rrallë mund të shohim te poetët tjerë. Kjo, se i qaset në të shumtën e rasteve vetës së parë, ku del në horizont si identifikim, për të mos thënë si shenjtore, si vijon: poetja Zenelaj-Sopa:  Sa shumë dashuri aq vuajtje e pikëllim të pësuar nga ai rast i gabueshmi çast. Nga gjashtëdhjetë e tri poezitë, sa ka gjithsejtë kjo përmbledhje poetike e ndarë në tri cikle, mëllë mërgimtari, jetë nëpër sfida dhe në krahë fluturash, autorja kryesisht trajton motivet e mërgimit, dashurisë dhe ato sociale.  Në ciklin e parë ku kemi kryesisht motivet e mërgimit, që mbase edhe nuk dallon nga përmbledhjet e shumta që botohen nga krijuesit e mërguar, mendoj se kemi një qasje ndryshe pasi që autorja temën e mërgimit nuk e trajton si vajë, ose atë thirrjen „ o kthehuni more“, por ajo ka unin e vet origjinal e të veçantë

E dijë se më prêt krahëhapur 

Në xhinin tënd… dhe unë do vij 

Të shuaj ëndjet në shpirt përflakur 

Kundruall të jemi sy më sy… 

Pa dashur që të eksploroj  mbi thelbin e vërtet të mërgimit, që siç thoshte një ortak „mërgimi e shkrin gurin e lëre më burrin“, po aq të rënd e të vështirë e bën drejtpeshimin e Atdheut, duke e bërë atë xhuxh.                       

Libër me një përmbledhje poetike me gjashtëdhjetë e tri poezitë që ndahet në tri cikle

Image
Pasi shkrimet e para të Fatmires u dogjen në fshatin e lindjes nga forcat policore dhe paramilitare serbe gjate luftës ajo e botoi librin e pare me titullin “Ditari ne varfje”- poezi

Tek poezia e Fatmirës kemi një këmbëngulje, një shpresë të madhe se ne një ditë do kthehemi nga atje ku erdhëm…pra kemi një lirizëm me nota të theksuara optimizmi. Në ciklin e dytë dhe posaçërisht të tretë autorja n’a vjen edhe më e konsoliduar, si në rrafshin tematik, ideor e meditativ  po ashtu edhe në realizimin artistik. Gjatë gjithë librit hetohet një përkushtim i theksuar i kërkimit të vetës, në kërkim të vazhdueshëm të  gjetjes së pikës në kohë dhe në hapësirë, autorja lufton ashpër  për të saktësuar pikën e saj, pra ajo kërkon vetveten dhe me të drejtë mund të themi se subjekti  lirik i këtij libri është vet autorja që në asnjë moment nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël të duket të themi diku në kohën e artë, ajo pajtohet dhe bartë përgjegjësin e plotë për të gjitha dështimet në kohën dhe hapësirën e saj kozmike. Dhe se këtë e ka  gërshetuar me nuanca të shumta lirike, si në aspektin tematik ashtu edhe në rrafshin artistik dëshmojmë më Samiri vargjet në vijim :

Shkëlqimin e syve më hijezove venitë pamjen time plot nur mbi mua renduan dhe çaste mizore por zemra do mbetet si dikur!    

Një dyzenë poezisë në këtë përmbledhje trajtojnë temën e dashurisë, gjë e cila i jep përmasa të tjera këtij libri, jo vetëm në aspektin tematik, por edhe në aspekte të tjera letrare, duke e bërë librin më kreativ dhe interesant.       

Ajo nuk kursen asgjë nga vetja për lumturinë e tjetrit, por është këmbëngule dhe siç e theksuam edhe në fillim kërkon « Më duaj në çdo stinë »

Ç`të shtyri të lëndosh një Engjëll                                                             

Gëzimin për jetë shtrydhë më ke                                                             

Ty të lënduan retë për mjegull                                                            

E mua me gjysmë jetë më le…!

Ana tjerrë interesante e librit është se Fatmirja ndërton poezinë edhe mbi gjërat më të thjeshta, spontane, më të natyrshme duke  dhen shpirt poetik edhe tablove në dukje të fjetura. Jeta është një teatër i madh, dhe me vetëdije pranon se kemi role që i luajmë gabimisht apo edhe na janë caktuar gabimisht nga regjisori, në një numër të caktuar poezish dendur hasim një mllef, që buron nga devijime të theksuara sociale që na kanë përcjell e po na përcjellin si shoqëri.       

Autorja, Fatmire Zenelaj-Sopa, si një poetesh e re, fiksohet e mëshirohet me vargun, sikur edhe do të lundron nëpër ngjyrimin, metaforën figurën dhe me të gjitha elementet poezisë së mirëfilltë ku një ditë do të jetë vetvetja me vargun e saj të fuqishëm. Andaj i uroi që në vëllimet tjera poetike vargu i saj të shkëlqej dhe të identifikohet me të përkryerën, të bukurën, brumosjen me nuanca të ylberta. Ky vëllim poetik është dëshmia më e mirë e pikësynimit të saj drejt mëtimit të shtigjeve magjike të artit krijues poetik, mishërimit me vlerën, me të bukurën, ndryshe kompozimin poetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat