Përurohet vepra “Mbrëmë e putha lirinë” nga autori Alush Canaj, poet i ndjerë...

Libra

Përurohet vepra “Mbrëmë e putha lirinë” nga autori Alush Canaj, poet i ndjerë...

Nga: T.S Më: 20 tetor 2018 Në ora: 18:13
Foto nga përurimi i veprës

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, të premtën, para një editori të veçantë të jetës publike, si: shkrimtarë, poetë, gazetarë, publicistë, figura politike, lektorë e të tjerë, u bë promovimi i veprës poetike “Mbrëmë e putha lirinë” nga autori gjilanas, Alush Canaj. Ishte një promovim i denjë me shumë vlerësime të larta për librin.

Fillimisht, fjalën e parë e pati, Xhevat Syla, shkrimtar dhe udhëheqës i “Karvanit të shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”, në Prishtinë, i cili tha se, jemi tubuar sot ta përkujtojmë njërin nga krijuesit më premtues të atyre viteve, pas konsolidimit të një brezi shkrimtarësh në Kosovën, që me plot vullnet ecnin kah dija dhe përparimi. “Jemi, pra, sot këtu ta përkujtomjë Alush Canaj,  djaloshin nga Gjilani, për një arsye të rrallë e të papritur, për atë gjendje të përjetuar si një katarzë, sidomos për atë lagjen që po vinin me shumë vullnet dhe entuziazëm në kohën e  fundviteve gjashtëdhjetë dhe në fillim të viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Po e përkujtojmë njërin nga krijuesit më premtues të asaj kohe që ecte kah një zgjimi rinor i një kohe. E bëjmë këtë përkujtim në kohën kur Alushi do t’i mbushte 66 vjet të lindjes, dhe 46 të fillimit të krijimarisë së tij letrare. E ai ishte, Alush Canaj, djaloshi ynë e i juaji nga  Gjilanit”.

Nazmi Rrahmani, shkrimtar tha se, ne si Sh.B “Faik Konica”, autorin dhe  veprën e tij, që sot e kemi në duar, nuk e kemi njohur aq gjer më sot.  Nuk di pse! “Ne jemi shtëpi botuese, e jo vlerësues të vlerave të artit. Kritiku i këtij libri e ka thënë me të drejtë se, kjo vepër është përmendore e letërsisë sonë, e cila vepër na përkujton shkrimet e një kohe të tij. Unë nuk e kam të drejtën të flas më tepër, le të flasin të tjerët. Vetëm mund të them se, paraqitja e kësaj vepre si botim, ka qenë një nevojë e domoshdoshme. Edhe vëllau i tij, Avdushi, ka bërë mjaft në botimn e këtij libri me poezi”.

Adem Gashi, shkrimtar tha se, një element i parë që na bën me dije, është prania e editorit, sot. Ai ka bërë punë të madhe në botimin e veprës në fjalë. Kjo ia vlen. E mora vonë librin, por e lexova. Nuk e njihja Alushin për të gjallë, por mësova më vonë. Dhe, elementi i dytë është fakti i paraqitjes së autorit me krijime gjatë viteve 1970/72. Unë gjej tek Alushi verbin poetik, ku janë poezitë e tij, e cila nuk është vetëm poezi për fëmijë, sepse poezia është një lirikë e pranushme për dy katagori moshash. Letërsia nuk njeh moshë. Lirika e këtij projekti përshin dy rrafshe. E para është dashuria ndaj artit dhe, e dyta, është lirika atdhetare, ku vërejmë termat Shqipëria, Tirana etj. Ky shkruan në gjuhën standarde. Në këtë  libërë është ruajtur gjuha standarde dhe ajo letrare. Kjo lirikë është tepër e shimbshme. Edhe Avdushin e shoh në një gjenetikë të njëjtë si të Alushit në profilin krijues të tij”.

Ish kryetari i Kosovës, z. Fatmir Sejdiu tha se, sot përkujtojmë një shok të mirë, tonin, me të  cilin, në një kohë kemi pasur takime të shumta.  “Me Alushin pak muaj kemi diferencë në moshë. Ky ishte Alush Cana, një shok që e kam respektuar shumë si krijues e si mik. Që në rininë e tij, ai ka pasur orientim të qartë. Si të rinj, kemi bërë vizita te njeri - tjetri, deri në familje. Alushi ka shkëlqyer me qasjen e tij. Ai diti t’i ndajë çka është paqësore në orientin e tij prej letrari. Tek ai, lufta ishte e konceptuar për lirinë dhe për një kauzë më të madhe, pra të luftës që bëhej në Kosovë dhe të dashurisë ndaj Shqipërisë së ndarë. Alush ishte një zë rebelues dhe kryengritës, për moshën që kishte. Ishte zë shumë premtues dhe i pjekur para kohe. Ky ishte poet që diti  t’i qëndis poezitë, ku qëndrimi i tij në Beograd na përkujtojnë poezitë e Mekulit e disa të tjerëve. Edhe Alushi kishte një fillim të këtij rrugëtimi të poetëve të asaj kohe.

Bajram Kosumi, studiues dhe shkrimtar tha se, besoj shumë prej jush se tekstet e Alush Canaj dhe rrëfimet tjera, nuk ka  dyshim se ka pasur një yll. Ai nuk arriti ta shohë atë yll, si lexues. Kur i lexon vargjet e tij, atë herë i del ylli. Ky yll është vetë Alush Canaj, i cili si poet na paralajmëron një poezi revoltuese, kryengritëse, i cili është kacatyrur përjetë, me robërinë e jetës. Kjo kacafytje është e qartë. Ai ishte 20 vjeça, ku ishte me ide humaniste, gati me një virgjëri njerëzore, kacafytej me një pushtet të egër. Nuk është vetëm Alushi, por pati edhe shumë të tjeraë, si : Marie Shllaku, Fazli Greiqevcin, Rexxhep Elmazin etj. Unë e kam njohur këtë kacafytje të poetit. Dhe vështirë të imagjinohet kjo kacafyttje Dhe,njëri nga edukatorët e ka dencouar poetin Alush në polici. Ne në Kosovë e kami pasur një arsye tjetër, se kemi pasur një luftë kundërshtar. Natyrisht, ne Alush Canaj duhet ta shohim si shkrimtar. Poeti e ka thënë të vërtetën, atë që e ka ndjerë poeti dhe populli i tij. Ai pushtet ka marrë fund. Alushi dhe vepra Yll i tij, sot shndërrit. Alushi jeton me lirinë tonë që po e shijojmë. Ai jeton me poezinë më të  mirë, me poezinë e Lirisë”.

Ragi Ramaj, poet, tha se, “Poeti Alush Canaj hyn në mesin e atyre poetëve që me vargjet e tij, jo vetëm frymëzon për këtë qëllim fisnik e të lartë, por edhe vetë bëhet ushtar lirie, duke sakrifikuar edhe jetën e tij për qëndrimet e tij të paepura para hetuesve të sigurimit shtetëror, këtyre ruajtësve besnikë të robërisë. Pra, poeti është i paepur, nuk dorëzohet dot para kamxhikut të sigurimit shtetëror, që në të vërtetë është kamxhiku i robërisë, dhe pa u trembur e hamendur fare - i vë gjoksin: Ai ka kënduar: “Ma tregojnë kamxhikun/ s`e luaj dot qerpikun/as s´shkoj në shtegtim/rri në vendin tim. Poeti qëndron, është stoik, nuk jepet dot, sepse e ka një forcë, e mban një shpresë, sepse “Mbrëmë e ka puthur Lirinë, edhe nën lehjen e qenve që e kanë përcjellë hap pas hapi, edhe nën shtrëngimin e prangave.

Cilave pranga? Atyre prangave që hetuesit e sigurimit shtetëror do t´ia vënë në duart e tij të njoma, në ato duar që kishin lindur për penën e muzës poetike e jo për prangat e robërisë, tradhtisë; prangat e disa shqipfolësve që po e ujitnin robërinë me torturat dhe gjakun e bijve e bijave më të mira të Kosovës. Ato pranga që do t´ia zgjidhnin vetëm atëherë sa për ta ngritur gotën e helmit në një natë të ftohtë shkurti”.

Në këtë përurim libri folën Mehmetali Rexhepi, studiues, Shaqir  Shaqiri, mësues e Bajram Hoti, poet.

Në fund, vëllau i tij, Avdush Canaj, poet, tha se, pas këtyre fjalëve të Juaja, s’mund të flas asgjë. “Ju falemnderit të gjithëve për pjesëmarrje! Ju sot ma keni shtuar një dhimbë që e kam pasur gjer në tani. E di se vëllau im mungon, por ju sot ma keni lehtësuar dhimbjen dhe më keni bërë krenarë me pjesëmarrjen e juaj. Ju jam shumë mirënjohës. Zoti ju bekoftë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat