“Kur buzëqeshë jeta, fluturojnë? vargjet e shpirtit”...

Libra

“Kur buzëqeshë jeta, fluturojnë? vargjet e shpirtit”...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 21 tetor 2018 Në ora: 07:39
Autori i këtij libri do te? vazhdojë me krijimtarinë? e tij letrare edhe me? tej duke shkruar e botuar edhe libra te? tjera ...

Sa i përket librit te tij te pare me titullim“Vargje te buzëqeshura”, poezitë e 0lti ia kushton njerëzve me te dashur, duke filluar nga prindërit, vëllezërit e motra për te vazhduar me dashurinë dhe përkushtimin ndaj atdheut, mësuesit si misionar te shpërndarjes se dijes dhe natyrisht stinëve te vitit te cilat Olti i konsideron edhe si stine te jetës

Në recesionin e redaktores së vyeshme Mevlyde Mezini Saraçi të librit me titullin “Vargje te buzëqeshura” Olti D. Saraçi, një autor të ri, nxënës i klasës se tete, zgjon kureshtjen e secilit lexues, e pse jo edhe kureshtjen time si redaktore e këtij libri, i cili ne brendi përmban poezi dhe proze. Ne botën letrare ngadalë por sigurt po futet edhe ky nxënës fillorist -Olti D. Saraçi, një lexues i pasionuar, një nxënës dhe djalosh me edukate e mirësjellje, i cili për lexuesit ka përgatitur një botim te librit te tij te pare me titullin “Dashuria dhe toleranca janë virtyt i njeriut dhe si te tille këtë teme  të cilën e trajton edhe vet autori i këtij libri Olti D. Saraçi. Edhe pse u lind jashtë atdheut ne qytetin Varberg te Suedisë, ne Skandinavinë e largët, vetëm disa muaj pas lindjes u kthye ne atdhe bashke me prindërit e tij, për te jetuar dhe shkolluar ne Kosove. Olti disa klase i mbaroi ne Gjakove e disa ne Prishtine dhe tani eshtë nxënës i klasës se tete ne Shkollën fillore “Zekeria Rexha” ne Gjakove. Olti e flet rrjedhshëm dhe shkruan bukur gjuhën shqipe, gjithashtu edhe ate angleze. Ka prirje për letërsi por edhe për shkence. Ne dy vitet e fundit ka mbaruar edhe kurse për hulumtime shkencore ne elektronike si dhe kurse për programimin e kompjuterëve. Sa i përket librit te tij te pare me titullin “Vargje te buzëqeshura”, poezitë e  këtij poeti të rinj ia kushton njerëzve me te dashur, duke filluar nga prindërit, vëllezërit e motra për te vazhduar me dashurinë dhe përkushtimin ndaj atdheut, mësuesit si misionar te shpërndarjes se dijes dhe natyrisht stinëve te vitit te cilat Olti i konsideron edhe si stine te jetës.  Ky libër është si një lajmëtar  ky vogëlush ka guxim te del ne sipërfaqe dhe ti  dhe të sjell lexuesit botën e tij te brendshme pa asnjë kusht, prandaj shpresoj se ky është vetëm fillimi i një vazhdimi te suksesshëm me shkrime letrare, poezi e proze.

Olti e flet rrjedhshëm dhe shkruan bukur gjuhën shqipe, gjithashtu edhe atë angleze

Ky vogëlushi me poezitë e tij na befason me këtë botim pasi qe ne përmbajtjen e tij na sjelle poezi me rime, poezi pesëvargëshe, ese te shkurtër, tregime si dhe udhë përshkrim. Poezia e Oltit kushtuar familjes tregon pjekurinë e hershme dhe ndjenjat e autorit për peshën dhe rëndësinë qe ka familja. Olti si fëmijë ka ndjere dashuri te sinqerte për atdheun ndaj edhe ka shkruar poezi për atdheun. Ne perceptimin e një nxënësi i cili këto poezi i ka shkruar gjate tri viteve te fundit, me ka bërë përshtypje edhe poezia kushtuar miqësisë, te cilën e çmona shume edhe ne përditshmëri dhe kjo poezi përçon mesazhin e vet te fuqishëm jo vetëm tek lexuesi. Bashkëmoshatarët e Oltit sigurisht se do te frymëzohen nga ky libër dhe do te marrin guximin prej poeti qe te mos i mbyllin shkrimet e tyre ne fletore por ti nxjerrin si botime te veçanta duke ua përcjellë frymëzimin e tyre, gjeneratave!

Kam një motër

Shumë të bukur

Kur vrapon

Ngjan në flutur

Nila më hidhet në përqafim

Mbështetë kokën

Në  krahun tim

Autori i këtij libri, Olti D. Saraçi, me pak rreshta përshkruan ndjenjat e dashurisë së madhe ndaj motrës së tij, Niles, e cila e ka përmbushë botën e tij me bekim, pasi deri në ardhjen e Nilës në jetë ka pasur dhe i ka dy vëllezër, të cilëve po ashtu u ka kushtuar poezi. Kjo paraqitje e Oltit përmes vargut na bën të kuptojmë se ai e ka kuptuar në thelb ndjenjën e dashurisë për vëllezër e motra dhe se e vlen ti falënderoj edhe përmes vargut. Si një nxënës dhe djalosh i ri, si një shembull i mirë në familje dhe shoqëri,  ai shpërndanë rreze dashurie edhe mes gjeneratave të cilët kanë rastin ta lexojnë këtë libër. Në mesin e poezive mund ta gjeni edhe një poezi kushtuar gjyshes, në të cilën përveç dashurisë që ka për të, ka edhe një lutje që gjyshja e tij të jetoj sa më gjatë.

Kjo lidhje Në mes nipave e mbesash nuk fillon me Oltin por është dashuri që i këndohet shekuj me radhë pasi fëmijët gjithmonë krijojnë lidhje të ngushta me gjyshërit, pasi edhe vetë ata janë si misionarë për fëmijët dhe janë si ndërmjetësues dhe mbrojtës në raste të ndryshme, qoftë kur qortohen për gabimet e tyre nga prindërit e qoftë për të ndihmuar në procesin e edukimit me shembuj nga jeta, historia apo edhe te deri tek shëtitjet ditore që ua bëjnë sa për ti relaksuar.

Po i citoj vargjet e kësaj poezie kushtuar:

Gjyshja ime

Sa shumë e dua

Gjyshen time

Ajo gjithmonë

Më qëndron pranë

Po dhe një dëshirë

Të veçantë e kam

Që gjyshja ime

Të rrojë sa më gjatë

Poeti vogëlush Olti  D. Saraçi ka pasur fatin të lindet jashtë atdheut, në një shtet të largët skandinav, më saktë në qytetin e bukur, Varberg të Suedisë, pasi që të dy prindërit e tij kishin emigruar atje për disa vite me radhë. Pas lindjes së Oltit prindërit e tij kishin marrë një vendim që të kthehen në atdhe, në mënyrë që i biri të rritet në Kosovë me gjuhën e ëmbël e të bukur shqipe, në mesin e familjarëve tjerë dhe të ketë mundësi më vonë edhe shkollimin ta bëj në atdheun e lirë. Ky ishte edhe fati i Oltit që vërtet të dashurohet në atdheun e të parëve, të filloj hapat e parë e të vazhdoj shkollimin në gjuhën shqipe, të mësojë për historinë dhe vuajtjet e popullit shqiptarë në procese gjatë shekujve dhe të bëhet një shembull i mirë se edhe në atdhe mund të realizosh synimet në të gjitha sferat.

Ky libër me poezi e tij përçon mesazhin e vet te? fuqishëm, jo vetëm tek lexuesi, por edhe të prindërit, të mësuesi, shkolla dhe të tjerët

Përveç që lexon shumë libra dhe shkruan kohë pas kohe, Olti përcjellë me shumë kujdes edhe shumë emisione e reportazhe televizive në të cilat mëson për jetën e njerëzve në mbarë globin duke bërë në një formë edhe krahasim e kulturave, racave, vendbanimeve, klimës dhe shumë karakteristikave të tjera. Gjithashtu Olti ka vijuar kurse për aftësim në programimin e kompjuterëve si dhe në gjuhën angleze me qëllim që të aftësohet dhe të jetë i gatshëm për beteja të reja të diturisë në proceset e shkollimit në vijim. Gjithashtu ka sene për elektronikë, një degë e rëndësishme e shkencës dhe është shumë i prirë për inovacione, për të cilat edhe vijon kursin në Qendrën e Inovacionit “Bonevet” në Gjakovë. Secila nga këto angazhime autorin e këtij libri, Olti D. Saraçi e kompletojnë si një nxënës hulumtues dhe një kuadër i ardhshëm në vendin tonë, i cili hapa pas hapi po e ndjekin edhe sukseset.

Gjithashtu edhe botimi i këtij libri, Oltit ia sjellë edhe një kënaqësi dhe suksese sepse në ditën e ditëlindjes së tij të katërmbëdhjetë nxori në dritë librin e tij të parë, që është një e arritur e madhe për të dhe gjithë bashkëmoshatarët e tij. Mbase nuk do te flas me tepër për librin “Vargje te buzëqeshura” te autorit Olti D. Saraçi, pasi ju do te keni mundësi ta lexoni dhe te komentoni në librin e tij . Duke shpresuar se autori i këtij libri do te? vazhdoj me krijimtarinë e tij letrare edhe me tej duke shkruar e botuar edhe libra te tjera, Oltit i uroj shëndet, suksese ne mësime dhe frymëzim te pandalshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat