Kush është Gogoli në romanin “Psycho”?

Libra

Kush është Gogoli në romanin “Psycho”?

Nga: Ilir Muharremi Më: 21 tetor 2018 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Shija e shikuesve është e çuditshme ngase ata pëlqejnë më shumë letërsi dhe filma të frikshëm. Romani “Psycho” i Ilir Muharremit është horror shumë  i frikshëm dhe gjatë leximit gjithmon pritet një e keqe me ndodhë. Kryespersonazhi është gogol i cili vret shumë njerëz, por pa maskë. Fytyrën e tij e shohim të plotë dhe ka një mimikë të butë ëngjëllore. Andaj, për të pasionuarit e romaneve horror po ju shkëputim një fragment:

“Tani po fillojmë procesin e prerjes së gjymtyrëve dhe nxjerrjes së organeve. E para gjinjtë zonjë, të provojë thikën a është e mprehtë, por edhe nëse nuk është e mprehtë të dhemb më shumë. Ose të pres fytin, më lehtë të vdesësh menjëherë me pak dhimbje? Si thua për këtë ofertë? Apo t’i nxjerrë zorrët, ose të qaj në mjedis? Cila është më e mira? Ose, kam ende mjete të torturave ato sidomos mesjetare nga të cilat njerëzit rënkonin gjerë në vdekje zonjë. Në dhomën e madhe kam plot, a të sjellë Demin e tunxhtë? A e di si torturohet në të? Demin e tunxhtë e  kam ndërtuar me një portë anash që mbyllet me shul, pasi viktimën e fus brenda. Viktima vendoset brenda demit, dhe poshtë vihet flakë, derisa metali bëhet i verdhë, gjë që tregon nxehtësinë e tij. Ndërsa viktima ulërinë. Në këtë rast, ti nga vuajtjet e mëdha, piqesh ngadalë deri në vdekje. Demi ishte disejnuar apostafat për të amplifikuar të ulërimat e viktimës, duke bërë që të ngjajnë me rënkimet e demit. Të pëlqen kjo torturë? Jo më thua. Ja një torturë tjetër: Tortura e miut, mbi trupin tënd do ta vendos një kafaz me një mi brenda. Mbi kafaz një prush dhe zjarr. Miu, me qëllim për t’i ikur nxehtit të madh, detyrohet të gërmojë në trupin  tënd duke të shkaktuar pasoja të rënda. Të pëlqen kjo? Ose këtë tjetrën: Majmuni spanjoll, duhet të të  vendos me këmbë të hapura mbi strukturën e drunjtë të mprehtë në formën e shkronjës V…” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat