Kudusi Lama porosit të gjithë të mos përdorin emra kafshësh në vlerësime për njerëzit

Libra

Kudusi Lama porosit të gjithë të mos përdorin emra kafshësh në vlerësime për njerëzit

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:54
Pamje nga promovimi

Sot është promovuar libri monografik “Nëna ime Mihane Lama” i gjeneralit Kudusi Lama, libër ky që u vlerësua lart për bagazhin dhe mesazhin që përcjell se "nëna është themeli i shtëpisë".

Nga të pranishmit u vlerësua po ashtu se autori zotëron në një mënyrë të lakmueshme artin e narracionit. Ndërsa, u theksua se me gjithë ngjarjet tragjike e të rënda që tregohen në libër, libri përshkohet nga një ndjesi opitimiste.

Rexhep Qosja, duke vlerësuar lart librin, u ndal te portreti dhe karakteri i veçantë i personazhit kryesor, nënës Mihane. Ai përshkoi pikat më karakteristike të karakterit të saj, ku theks të veçantë i kushtoi guximit për të kundërshtuar ata që i bënin presion të martohej pasi i kishte vdekur bashkëshorti.

Qosja: Shoqëria ka nevojë për libra të tillë si ‘Nëna ime Mihane Lama’

“Nëna Mihane është shembull i gjithmonshëm i nënës shqiptare. Vepra ‘Nëna ime Mihane Lama’ është vepër me ndikim të lart pedagogjik në jetën tonë. Kjo vepër duhet të lexohet e të rilexohet se kemi çka të mësojmë prej saj. Të rinjtë, të rejat, nënat e ardhshme, lexuesi shqiptar, kanë nevojë për libra të tillë sot”, tha Qosja.

Profesori Enil Lafe, tha se ky është një libër 'flamur'.

Ai tha se libri ka vlera të larta, duke përmbajtur skenarë të mrekullueshëm për ta bërë film.

Lafe: Nëna Mihane i kapërceu caqet e përfytyrimit tim

“Që në faqet e para fillova të ndjej se nëna Mihane po i kapërcente caqet e përfytyrimit tim, rreth përpjekjeve dhe luftës së një nëne për të siguruar jetën e fëmijëve të vet... 7’54” Kudusi Lama duke rrëfyer për nënën Mihane, ka sjellë të gjallë përmes figurës së nënës jo vetëm nënën, por edhe një botë, një epokë. 9’03” Libri pra lexohet duke i përfytyruar ngjarjet si një film, dhe mendoj se përpmbanë lëndë të mrekullueshme për të shkruar një skenar filmi”, tha ai.

Ndërsa, autori Kudusi Lama kujtoi disa nga momente me nënën e tij, ndërsa nuk la pa falënderuar të gjithë ata që e kishin ndihmuar rreth librit.

Tregoi se kishte mësuar nga mbesa e tij 10 vjeçare se njerëzit nuk bënë të vlerësohen me emra kafshësh, ndërsa pati një porosi për kolegët e tij që shkruajnë.

Lama: Kam shumë dëshirë që të tjerët të shkruajnë edhe për babain

“Unë në libër kam bërë shumë kujdes të mos përdorë emra kafshësh në vlerësimin e njerëzve sepse nuk shkuaka kjo punë, do të ma mësojë kjo... 15’23” Kam shumë dëshirë që të tjerë, përtej meje, të mos shkruajnë për nënën. Thjesht, të shkruajnë dhe për babën. Unë nuk e pata fatin të shkruaja për babën sepse nuk e kisha. Unë kisha një nënë, edhe babë, edhe motër, edhe shok, edhe bashkudhëtarë, që bëmë një jetë shumë të vështirë, por të këndshme gjatë rrugës”, tha Lama.

Në fund ai shtoi se nuk përjashtohet mundësia që një ditë të shkruajë një libër interesant kushtuar babait të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat