Përurohet vepra e tretë e Mi’that Frashërit me parathënie nga Ismail Kadare, dhe një Project i bacetit të Mi’that Frashërit nga Agim Rada

Libra

Përurohet vepra e tretë e Mi’that Frashërit me parathënie nga Ismail Kadare, dhe një Project i bacetit të Mi’that Frashërit nga Agim Rada

Nga: Beqir SINA Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:35
Promovimi i librit

Ditën e mërkurë, në sallën “Balsha”, Hotel Tirana, u mbajt përurimi i veprës së tretë të Mid’hat Frashërit, pjesë e kolonës prej 13 vëllimesh, botim i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” me parathënie të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Ky pëurim erdhi pas suksesit të dy vëllimeve të para, thotë ky institut i cili organizoi edhe kete event te mbajtur sot ne Tirane, tre jave para se te vijne eshtrat e Mit’dhat Frasherit nga Nju Jorku ne Shqiperi, duke shtuar se jemi të lumtur qe i shtojmë bibliotekës së secilit prej jush një vlerë tjetër të këtij cikli studimesh, vëllimin e tretë.

Duke botuar veprën e tretë e Mit’hat Frashërit, sot në Hotel Tirana International e cila nis me “Folenë kombëtare”, në këto vepra sillet një dramë për të cilën Kadare shkruan 6 faqe parathënie, si kritik jo vetëm i dramës së Lumo Skëndos, por edhe i gjendjes së teatrit sot.

Kadare, i cili mori pjesë në këtë përurim ku morën pjesë dhjetra vet përfshirë personalitete të larta të vendit ndalet ne parathenjen e tij edhe te fati i godinës se Teatrit kombetar deri te drama që po përjeton pa dramat e veta, raporton Bota sot nga Tirana.

Në Hotel Tirana Internatonal folën me këtë rast studiues, shkrimtarë e kritikë,te cilet janë bërë bashkë për të prezantuar këtë vepër, ku një zë të veçantë zënë drama dhe memuaristika e Mit’hat Frashërit.

Për studiuesin Aurel Plasari autokritika është ajo që e veçon Lumo Skendon nga të tjerët.

Keshtu qe Instituti i botimeve Lumo Skëndo vijon përmbledhjen e veprave e dorëshkrimeve, e shumë shpejt premton të prezantojë edhe veprën numër 4 të Mit’hat Frasherit.

Ne kete ceremoni u tha se :”Mund të quhen ditët e Mid’hat Frashërit. 69 vjet nga vdekja ne Nju Jork, eshtrat e tij do të sillen në atdhe. Dhe në 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit, në Tiranë u përuruar vepra e tretë e kryetarit të këtij kongresi e nënkryetarit të komisionit për alfabetin, patriotit, veprimtarit politik, publicistit e përkthyesit, që në letra mbajti emrin Lumo Skëndo.”

Ne kete veprimtari Qendra Kombëtare e Riprodhimit të Veprave të Artit me ndihmën e skulptorit Agim Rada ka punuar për të pasur gati bustin në nder të Mid’hat Frashërit.

Eshtrat e nipit të Samiut dhe Naimit do të kthehen gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, me një ceremoni shtetërore që do të mbahet nga data 14 deri në 22 Nëntor nga Nju Jorku ku prej afro shtate dekadash ne token amerikane qendronte varri me eshtrat e tij ne Yonkers – Nju Jork.

Pra më në fund pas 28 vjet demokraci në Shqipëri, dolën në dritë veprat e Mid'hat Frashrit, dhe arrin te kujtohet dhe kthehen eshtrat e tij.

Megjithse ai eshte edhe nje prej figurave më të ndritura të Kombit Tonë, që për 50 vjet komunizëm, e mbuloi pluhuri i harresës, mbasi ai ishte nje pinjoll i Frasherillinjeve biri i Abdylit,patriot e atdhetar i flaket, dhe antikomunist i perbetuar udheheqes kryesore i luftes kundra komunizimit ne vitet e para te “pushtimit” komunist te Shqiperise, nga organizatori i ceremonies se sjelljes se eshtrave te tij po vlersohet vetem si illuminist dhe njeri i letrave udheheqes me At Gjergj Fishten i Kongresit te Manistirit.

Duhet cekur se Midhat Frasheri, ne kohen kur nderoj jete, ka qene "kryetar" I Komitetit "Shqiperia e Lire", qe donte te thoshte "kryetar" I qeverise shqiptare ne mergim, te lire dhe demokratike... thote njeri prej figurave kryesore te Ballit Kombetar ne SHBA, Nihat Bakalli i cili shton se sa per te tjerat, kryesisht jane marre prej librit "The Great Betraial" te Lord Bethel dhe per te cilin ka shkruar gjeresisht Prof. Abas Ermenji ne fletoren Flamuri... Per vdekjen e Midhatit ka shkruar gjeresisht "nxenesi" I tije, Talat Karagjozi.

Shenoj ketu se Midhat Frasheri ka qene themeluesi i Ballit Kombetar". Te tjerat jane enderalla....

Në vrasjen e Mit’hat Frashërit kishte dorë KGB-ja ruse!

Vrasja e Mit’hat Frashërit ka ndodhur 69 vjet më parë në një hotel të Nju Jorkut

Simbas “lundrimit” ne oserbatorin e internetit Google.com thuhet se :” Në orët e para të mëngjesit të 3 tetorit 1949, saktësisht më 09. 25 minuta, Mit’hat Frashëri u gjend i vdekur në dhomën e tij në hotelin Winthrop, 351 Lexington Avenue në Nju Jork. Në këtë hotel ai kishte gjetur strehë që nga mbërritja e tij tri javë më parë së bashku me anëtarët e tjerë të Komitetit Kombëtar ‘Shqipëria e Lirë’.

Një mjek deklaroi se shkaku i vdekjes për pothuaj 70-vjeçarin Frashëri kishte qenë një atak kardiak, si pasojë e jetës së mundimshme dhe lodhjes në vitet e fundit.

Megjithatë, dëshmitarët okularë që ishin takuar me Frashërin gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara e përshkruajnë atë si një njeri plot gjallëri dhe energji.

Në këtë mënyrë ata lanë të nënkuptohej se shkaku i vrasjes së Mit’hat Frashërit nuk ishte zemra e lodhur…

Në të vërtetë, duke pasur parasysh një personalitet politik aktiv të përmasave të tij dhe aktiv në kohën kur ka ndodhur vdekja, lindin shumë dyshime për një vrasje të mirëfilltë politike. Nuk është ky rasti i parë. Kanë ndodhur vrasje të tilla jo vetëm ndër shqiptarët dhe që njihen botërisht, para dhe pas vrasjes së Mit’hatit.

Rrreth vdekjes së e tij ka edhe teori komploti. Ku dyshimet më të shumta vijnë nga vetë amerikanët.

Amerikanë dyshuan për arsyen se vdekja e Frashërit erdhi pikërisht në momentin kur SHBA-Britani kishte menduar një tjetër plan zbarkimi në Shqipëri dhe madje kishin planifikuar si President të ardhshëm të vendit Mit’hat Frashërin.

Dyshimet janë shprehur edhe në librin “The great betrayal” (Tradhtia e madhe), ku lordi britanik Nicholas William Bethell flet për rolin e agjentit Kim Filbi dhe Shqipërinë. Në libër flitet mbi dështimin e planit CIA-s amerikane dhe MI-6 britanike për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri.

“Tirana Observer” boton një pjesë të librit ku flitet për vdekjen e dyshimtë të Mit’hat Frashërit.

Pse Robert Lou, agjenti përgjegjës amerikan i CIA-s për planin shqiptar dyshonte se në vdekjen e Mit’hat Frashërit mund të kishte dorë KGB-ja ruse pas zbulimi të rolit të Kim Filbit. Më poshtë pjesë nga libri ku flitet për vdekjen e Mit’hat Frashërit.

Vdekja e Mit’hat Frashërit

“Më pas tragjedia. Përfaqësuesit u kthyen në Nju Jork. Kupi, Kryeziu dhe Pali u kthyen me avion në Romë për të rifilluar punën e tyre. Pali si drejtor i gazetës së komitetit, të tjerët si anëtar të lidhjes. Frashëri dhe Kota qëndruan në Nju Jork për të organizuar zyrën. Lou i vendosi në Hotelin Lexington në Lexington Avenue në Nju Jork.
Mjaft njerëz të afërt të Frashërit erdhën nga jashtë Nju Jorkut për të qëndruar me të. Kryeziu kujton se në qytet bënte një vapë që të merrte frymën.
Ishin të preokupuar për pasojat e të nxehtit dhe aktivitetit të zellshëm të ditëve të fundit mbi një njeri të moshuar dhe delikat si Frashëri.

Në orët e para të mëngjesit të 3 Tetorit, Lou ishte zgjuar nga një telefonatë e policisë të Nju Jorkut. Policia i tha se ishte një i vdekur në hotel Lexington, me një pasaportë të pakuptueshme për ta dhe një biletë me emër dhe numrin e telefonit të Lou në një xhep të xhaketës.

Donin që të shkonte menjëherë në hotel.

Arriti në hotel dhe zbuloi se frika e tij e madhe u vërtetua.

Mit’hat Frashëri, boshti mbi të cilën ishte bazuar akordi delikat i marrëveshjes që ai dhe kolegët e tij britanikë kishin arritur në Romë pas javëve të shumta bisedimesh kishte vdekur nga një atak në zemër.

Lou kujton gjallërisht skenën.

Ishte dëshpërimi i tij për gjithë ato orë lodhje dhe diplomacie që i shkonin në erë.

Ishte drejtori i hotelit që luste të gjithë të flisnin me zë të ulët dhe të largonin kufomën përpara se të zgjoheshin klientët. Ishte policia që donte të dinte se kush ishte i vdekuri dhe kush mund të përgjigjej për të.

Dhe ishin dhe të afërmit shqiptarë që grindeshin, duke bërtitur se çanta me sovranet e arit të Frashërit ishte zhdukur.

Policia donte të dinte se në çfarë gjuhe flisnin ata njerëz dhe Lou nuk ua tregonte. Policia donte të dinte kush ishte ai dhe çfarë bënte.

Lou u tha se ishte i Departamentit të Shtetit dhe se Frashëri ishte një mik i rëndësishëm i huaj. Qetësoi kushërinjtë shqiptarë duke u thënë se ishte mirë ta harronin arin.

“U përkiste kontribuuesve amerikanë. U dhashë atyre dollarë të mjaftueshëm për një funeral dinjitoz. Kishte ardhur deri atje personaliteti i vetmuar për të na ndihmuar të gjithëve dhe nuk doja që të përfundonte në një varr të zakonshëm në Poter’s Field. Megjithatë ky ishte fundi i Presidentit tonë të qeverisë së ardhshme shqiptare”.

Mjekët ekzaminuan kufomën e Frashërit, u mbajt një hetim dhe u prononcua një vdekje për arsye natyrale.

Megjithatë nga ai moment Lou mendoi se ishte një koincidencë e çuditshme që ai personazh kyç i operacionit do të duhej të vdiste pikërisht në momentin që ishin në veprim zbarkimet e para të grupit të Maltës pak kohë pas mbërritjes në tokë, mbi gadishullin e Karaburunit të grupit të parë të çuar nga Leatham dhe Barkli.

Në Tetor 1949, ishte e vështirë të kundërshtoje raportin e mjekut të prezantuar pas hetimit të çështjes Frashëri.

Megjithatë, pas vrasjes të personaliteteve të ndryshme antisovjetikë nga ana e agjentëve sovjetikë të strehuar në perëndim në vitet ‘50, u kuptua se KGB kishte mundësinë të provokonte një atak zemre ose për t’u dukur i tillë nga përdorimi i helmeve dhe gazit.

Siç ndodhi për shembull, në Mynih të Bavarisë, në vitin 1959, kur drejtuesit e nacionalistëve ukrainas Stefan Bandera dhe Lev Rebet qenë eliminuar nga agjenti sovjetik Bohdan Stashynsky, më pas në 1977 kur qe shtypur gazetari bullgar në emigracion Georgi Markov. Dhe është për t’u theksuar që të tjera vrasje kanë qenë kryer me aftësi të madhe dhe që akoma nuk janë zbuluar.

Lou nuk e dinte se qe një tradhtar tamam në zemër të organizatës, një njeri që gjendej në Londër në shtator të 1949 (Kim Filbi), kur kishin mbërritur Frashëri dhe kolegët e tij.

Fakti që Frashëri të kishte vdekur, ndërkohë që Filbi ishte në bordin e Transatlantikut “Caronia” dy ditë larg lundrimi nga Sauthempton drejt Nju Jorkut (dhe për konsekuencë, pak ditë pasi ishte informuar në Londër për planin shqiptar) përbën një hallkë më shumë në gjithë këtë zinxhir të çuditshme koincidencave të çuditshme.

“Në qoftëse do ta dija në atë kohë për tradhtinë e Filbit, kujton Lou, do të kisha urdhëruar një ekzaminim shumë më të thellë të kufomës së Frashërit. Megjithatë, siç erdhën gjërat, mbetet akoma dyshimi që kjo vdekje e veçantë, mistershme dhe e menjëhershme duhet të ishte kuptuar në listën e gjatë të vrasjeve të KGB-së”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat