“Psycho” me ngjarje paranomrale

Libra

“Psycho” me ngjarje paranomrale

Nga: Ilir Muharremi Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:06
Kopertina

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kokat më të njohura të botës janë munduar që të kuptojnë të vërtetën për fenomenet të ashtuquajtura "paranormale", fenomene të cilat kanë ekzistuar prej se ekziston njeriu, por kah fundi i shekullit XIX, dhe në rrjedhë të shekullit XX, studiuesit filluan të merren seriozisht me to dhe të vërtetojnë rëndësinë e tyre për njerëzimin e posaçërisht për ardhmërinë. Fjala "parapsikologji" është formuar në vitin 1889 ( më herët këto dukuri kishin emërtime të ndryshme si: "kërkime psikike" (psychicol research), "metapsikologji", "shqisa e gjashtë", "okultizëm" etj.), dhe nga atëherë gjër më sot, në më se 50 shtete, në mënyrë shkencore, studiohen dukuritë parapsikologjike dhe në këtë drejtim janë formuar rreth 150 institute.

Romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi tashmë i njohur për publikun përveçqë ka tmerre, vrasje, ka edhe elemente paranormale. Këto elemente shfaqen në shtëpinë e vrasësit i cili pas akteve makabre fillon të dëgjoj zëra dhe gjërat e mistershme ndodhin në dhomën e tij. Në dritare i shfaqet hija e kufomave. Në anën tjetër të rrugës sheh vetveten e cila vetëm e shikon dhe nuk i lëviz. Pastaj, në guacën e toaletit dëgjon zhurmë dhe hapet vet guaca, flutron dora e prerë e njeriut. Nëse dëshironi vërtet të frikësoheni nga ky roman, atëherë lexojeni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat