“I vras viktimat nën tingujt e muzikës psy-trance”

Libra

“I vras viktimat nën tingujt e muzikës psy-trance”

Nga: Ilir Muharremi Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 20:49
Kopertina

Lidhshmëria e muzikës me letërsinë dëshmon në romanin “Psycho” të Ilir Muharremit. Muzika përdoret në momentet e maktheve, ferrit, torturave dhe vrasjeve më makabre në roman. Mund të cilësohet roman trishtues si filmi “Saw” (sharra). Gjatë ritmit të muzikës “psy-trance” personazhi i pret ngadalë viktimat. Nuk i vret menjëherë i ngarkon me qetësues që ata mos të ndjejnë dhimbje dhe të shohin se si organet e tyre priten ngadalë. Pastaj, pret një pjesë të mishit nga trupi dhe ju jep për ta ngrënë. Lojërat e tij bëhen shumë të sëmura, por nuk eskalojnë në atë shkallë si filmi “Saw”. Personazhi krijon  dashuri dhe seks të çmendur.  Pasi bëhet vizitor i rregullt i shtëpive publike, ai nuk kryen vetëm marrëdhënie seksuale, por i vret me metoda mesjetare femrat. Ne vazhdim po ju sjellim një fragment:

“Një goditje me rrip të mirë në prapanicë, dy, tri, katër, pesë, gjashtë, shtatë, bërtit më shumë, bërtit sepse gjitha muret janë të izoluara, nuk të dëgjon njëri, lëshoje zërin, të del i pastër nga dhimbja, ulërij sikurse piktura e Munkut. Kjo më pëlqen, ky zë i vërtetë i dhimbjes. Më parë dua t’i thyej këmbët, prit të marr një çekiç, dhe më trego se cilën këmbë zgjedh zonjë? Ndoshta asnjërën, por të dyja përnjëherë. Ja ta vendos një dërrasë në mes tyre dhe t’i godas në mes shputat e këmbëve. Ashtu, uh zë më të çuditshëm nuk kam dëgjuar zonjë. Tash të mpihen mirë dhe bëhesh një me dhimbjen. Mos e injoro dhimbjen sepse po e injoron të vërtetën. Shtriju në divan ngadalë. Ashtu. E sheh çfarë është t’i bësh lirisë përdorim të çinteresuar. Kështu është e shkruar, unë gjithmonë të jem pushtuesi dhe tjetri skllavi, pastaj viktima. A më fal zonjë? Natyrisht se po, vetëm se kjo falje pastaj shndërrohet në hakmarrje. Shumë keq, tepër keq. M’i fal këto pakujdesia, sepse nuk e di as unë çfarë po bëj. Lirinë nuk e po e shoh si shpërblim, e as festë, e as ndonjë ëmbëlsirë, por torturë e lindur nga vetmia monotone. ..

Së pari dua t’i përvëloj gishtat me thupër ose shufër të metaltë, apo t’i shkoq thonjtë ngadalë. Dua ta mbyllë gojën. Ashtu e tashmë nuk do të dëgjojë njëri. Ma jep dorën e djathtë, mos rezisto bushtër, jo, kot e ke unë jam sot Zoti yt, parajsa dhe ferri. Unë e shkruaj të ardhmen tënde ndërmjet dhimbjes dhe vdekjes. Ti je kurbani im. Ma jep gishtin e vogël, ashtu, ose me thikë ta pres së pari një gisht më mirë. Të thash mos rezisto, e vdekur je, por dua si hiena për së gjalli të pres në copëza të vogla. Kjo është hera e parë e imja sepse viktimat i kam vrarë të gjithë, e pastaj mishin e tyre e kam pjekur.  Ta thërras emrin e Zotit, ose kënd ke dëshirë të të shpëtojë, për mos ta presë gishtin. Thirre Zotin po pres unë pesë minuta i ke kohë. Nëse Zoti nuk të ndihmon, gishti yt më takon mua. Po pres. Hajde, ku është Zoti?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat