Çka nëse vdekja nuk është fundi?

Libra

Çka nëse vdekja nuk është fundi?

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:46
Osho

Osho zbulon se jo vetëm që frika jonë nga vdekja është e bazuar mbi një keqkuptim, por edhe se vdekja është fillimi i një jete të re.

“Vdekja është fenomeni më i keqkuptuar. Njerëzit e kanë menduar vdekjen si fundin e jetës. Ky është keqkuptimi i parë themelorë.

Vdekja nuk është fundi, por fillimi i një jete të re.

Po, ajo është fundi i diçkaje që tashmë veç është e vdekur. Ajo gjithashtu është edhe kulmi e asaj që ne quajmë jetë edhe pse pak njerëz e din se çfarë është në të vërtetë jeta. Ata jetojnë, por jetojnë në një injorancë të atillë sa që kurr nuk përballen me jetën e vetë. Dhe për këta njerëz është e vështirë ta njohin vdekjen e vetë, sepse vdekja është përvoja finale e kësaj jete, dhe fillimi i përvojës së një tjetre. Vdekja është dera mes dy jetëve; njëra është ajo që lihet pas, tjera është ajo që po pret para.

Nuk ka asgjë të shëmtuar rreth vdekjes, mirëpo njeriu, nga frika e tij, madje edhe vetë fjalën vdekje e ka bërë të shëmtuar dhe të pashqiptueshme.

Njerëzit nuk dëshirojnë të flasin për të, madje nuk duan as ta dëgjojnë fjalën vdekje.

Kjo frikë i ka arsyet e veta. Frika rritet sepse ekziston gjithmonë dikush tjetër që vdes. Ju e shihni vdekjen gjithmonë nga jashtë por vdekja është qënia më e brendshme. Është njësoj sikur ta shohësh dashurinë nga jashtë. Ju mund ta shihni atë me vite, por nuk do të arrini kurrë të kuptoni se çfarë në të vërtetë është dashuria. Ju mund ta dini manifestimin e dashurisë, por jo vetë dashurinë.

Të njejtën gjë e dim edhe për vdekjen. Vetëm manifestimet mbi sipërfaqe – ndalon frymëmarrja, njeriu siç do duhej të ecte dhe të frymonte nuk është më aty; qëndron e shtrirë vetëm një kufomë në vend të një trupi të gjallë.

Këto janë vetëm simptomat e jashtme. Vdekja është vetëm transferimi i shpirtit nga një trup në trupin tjetër. Është një udhëtim i mahnitshëm, por ju nuk mund ta dini nga jashtë. Nga jashtë, vetëm simptomat janë të disponueshme dhe këto simptoma janë ato që e kanë bërë njeriun të ketë frikë.

Ata që vdekjen e kanë njohur nga brenda, e humbasin të gjithë frikën nga ajo.”

– Osho, “Zarathustra, A God That Can Dance”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat