Nicolas Mathieu fiton çmimin e letërsisë “Goncourt”

Libra

Nicolas Mathieu fiton çmimin e letërsisë “Goncourt”

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 19:02
Nicolas Mathieu

Shkrimtari francez, Nicolas Mathieu sot fitoi çmimin prestigjioz të letërsisë “Goncourt”, për librin “Leurs enfants après eux” (Fëmijët e tyre pas tyre).

Romani ka një paraqitje politike dhe sociale, ku po ashtu tregohet mbi adoleshencën.

“Është një autor i ri në treg, një autor i ri në moshë dhe mbi të gjitha një autor që flet për Francën e sotme”, tha Bernard Pivot, drejtori i çmimit “Goncourt”, që është çmimi më prestigjioz në botën e frankofonisë.

Çmimi iu dha në raundin e katërt të votimit me gjashtë vota pro dhe katër kundër përballë Paul Greveilac që konkurronte me librin “Maîtres et esclaves” (Pronarë dhe skllevër), një tregim mbi Kinën e Kuqe.

Libri deri tani është shitur në 40000 ekzemplarë, por botuesi shprehet se ka porositur shtypjen e 50000 ekzemplarëve të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat