Promovohen tri libra për Skënderbeun

Libra

Promovohen tri libra për Skënderbeun

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 06:46
Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Në shënimin e vitit jubilar, 550-vjetorin e kalimit në amshim të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, promovohen tre libra për Skënderbeun.

Promovimi bëhet në Sallën e Rezidencës së Ipeshkvisë pranë Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, në ora 19:00. 

Tre librat që do të promovohen

1.      Alassandro Serra, “Shqipëria dhe Selia e Shenjtë në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut“ - prezanton Prof. Domenico Morelli, nga Roma.

2.      “Gjergj Kastrioti-Skênderbeu “Atleta Christi” - përzgjedhje studimesh të klerikëve katolikë” - prezanton Dr. Gjon Berisha.

3.      AB. Lorenzo Ignacio Thjulen, “Kuvendime në mbretërinë e të vdekurve. Bashkëbisedim midis Gjegj Kastriotit dhe Karlit tê madh” - prezanton Prof. dr. Xhavit Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat