Me tërë qenien e tij në mbrojtjen e vlerave njerëzore dhe kombëtare...

Libra

Me tërë qenien e tij në mbrojtjen e vlerave njerëzore dhe kombëtare...

Nga: Hassan Hasanramaj Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:13
Shkrimtarja Zyra Ahmetaj me librin e saj poetik për lexuesit shqipton dhe këndon të vërtetën e saj për poezinë

Ne recesionin e  Prend Buzhales kushtua libri poetik  me titullin “Ngjyra janari” të autores Zyra Ahmetaj në mes tjerash thuhet:”Shkrimtarja Zyra Ahmetaj në librin e saj poetik na shqipton dhe këndon  të vërtetën e saj për poezinë. Përmasa e parë e komunikimit të kësaj malësore na është dhuruar nëpërmes të  folurit. Madje, ajo e vë në pozicione kundër vënës artin me pushtetin, e saktë:  Është fitues edhe i shumë çmimeve të  tjera letrare dhe publicistike e kulturore në Kosovë dhe Shqipëri. Lirika: nga prekjet engjëllore deri te zemërimi qortues është e qartë: njeriu nuk ka se si të jetë i shenjtëruar e i panjollë, si ai krye shenjtori biblik. Por mund të jetë njerëzor: "të ndiejë, të qeshë, të marrë e të japë, të humbasë e të fitojë, të vallëzojë e të këndojë, të dëshirojë e të dashurojë". Të ligjërojë për atdheun e të përgjërohet për atdheun me tone të trazuara dhe ekspresive. Madje, edhe të dëshpërohet, të frymëzohet, të ketë shpirtin e pasionit personal.

E, megjithatë, poetja është një qenie që sakrifikohet, duke dhuruar vetëm mirësi, te poezia e bukur . Kësisoj, ajo na e ofron katarsisin kolektiv, nacional dhe personal, ku pastërtia e emocionit lirik, apo kristalizimi i reagimit emocional, i mënjanon ato njolla sëmundjesh në këtë kohë përjetimesh shpesh dhe neurotike; për të na ofruar vizionin e saj lirik, unik, me mundësi të reja të ekzistencës, në lirinë komplekse të gjallimit tonë. Ai e stërvit, e udhëzon a e ushtron mendjen nëpërmjet syrit, dhe syrin përmes mendjes. Ashtu si ngjyrat janë lule të diellit, të tilla janë ngjyrat e jetës në art. Kësisoj, kjo poete e nis me vendlindjen e me një ditëlindje. Nga evokimi familjar ajo kalon te evokimi historik që ndërlidh kohët. Pesha e historisë është e madhe, ashtu sikundër dhe pesha e kujtimeve evoluese të vendlindjes është e pamatshme. Gjithçka nis me familjen e me vendlindjen, për ta konceptuar Atdheut.

Gjithsesi, idealizimi i prindit lartësohet me nota të epërme lirike: Themel i palëkundur i godinës së jetës time. Kështjellë e pamposhtur, në mbrojtjen e saj. -Tempull i dritësuar, Nuk është e habitshme, në vargjet e saja - Zyra këndon malet dhe lumenjtë, vend-toponimet e Veriut, Tropoja dhe Shkëlzeni, Valbona “Vajtim i Valbonës” dhe Malësia, më tutje këndohen Mirdita “O Mirditë e mrekullive” dhe Kosova, Çamëria. Dashuritë më të mëdha janë pikërisht këto që i këndon poetja: familja, vendlindja dhe Atdheu. Qielli, ujërat, malet, njerëzit, ngjarjet dhe përjetimet, janë ato që e ruajnë të paprekshme mrekullinë dhe krenarinë.  Kjo poete e vyeshme e dinë si shpaloset bukuria e kujtimit?  Askush më mirë se sa poezia nuk mund ta shtjellojë e ta shpleksë magjinë e kujtimeve, bukurinë e jetës, mahnitjen ndaj së bukurës në jetë e në art, nderimin e thellë ndaj miqve e miqësisë: Kam një mik, një poet, rrumbull bënte një qytet. Sa i mbarë aq dhe "Hor" me shaka dhe me humor. E takoja për çdo ditë; rruga mbushesh gaz dhe dritë. Plot gëzim na mbushesh zemra kur tregonte vargje dhe bëma. E po, gjithçka që e mban njeriun aq fort të lidhur me vendlindjen, janë pikërisht këto kujtime të bukura." Poezia është ajo që zgjon kujtimin, mu si atë bukuroshen e fjetur në legjendat dhe përrallat e fëmijërisë, apo te mitet e papërsëritshme shqiptare. Shkreptijë në male, brigje e lugje; gjak heronjsh e kthyer në lule.

Pesha e historisë është e madhe, ashtu sikundër dhe pesha e kujtimeve evoluese kushtua vendlindjes

Ky evokim, duke u shkrirë e bërë njësh me poezinë, sikur rrjedh me frymëzimet e pandalshme të poetes, buron e rend e krijohet gjithë pasion, është ajo rrjedhë e energjisë që çliron, është vetë energjia e jetës, janë momentet e ngritura emocionale të frymëzimit. Më vjen zëri i kumonve të bagëtive, sa herë që lëshoheshin dhe ktheheshin shtëpive. Më vjen gëzimi i prindërve për bijat, kur vinin me mbesat e ëmbla dhe nipat, kur gjallërohesh plot gëzim shtëpia. Tani të shoh dritarja ime e vyer, dritën tënde e çmoj përjetësisht. Dhe e ndryshkur, më je e shtrenjtë, e mirë. Më je mëllë, i shtrenjtë, i pa shuar, më je kujtim i rinisë time të lënduar, Më je përjetësisht,dashuri e dritësuar! Vijnë me aromën e së bukurës, dhe, si e tillë, kjo lirikë dhuron aromën e bukurisë së këtij kujtimi, hap kujtime të këndshme, nxit ndjesi kënaqësie, tërheq një energji pozitive dhe shndërrohet në mbështetëse të lumturisë, gëzimit, sigurisë dhe besimit. Nuk është e habitshme, përse poetja aleate të kësaj kujtese, e ka dhe të sotmen, aktualitetin, kohën, jetën e gjallë përreth, e sidomos, te kjo besëlidhje poetike me kujtesën, na shfaqet si aleat i mirë reflektimi, mendimi. Poetja vëzhgon edhe ato gjëra e ndjesi që të tjerët zor se i shohin a vërejnë. Ajo e ka sekretin e saj: shpengimin, mbasi ajo nuk kërkon të harrojë asgjë. Ajo tashmë ka formuar përvojën e saj në përjetimin dhe në rishikimin e çasteve, gjërave, vlerave, ngjarjeve, të dashurve.

Poetja shikon të kaluarën, por arrin të kundrojë së brendshmi, duke na e dhënë më të freskët, më të ndjeshme, më të bukur, dhe e bën më të harmonishme për rolin e saj kryesor: rolin parimor për të shikuar përpara...

Askush më mirë se sa poezia nuk mund ta shtjellojë e ta shpleksni magjinë e kujtimeve dhe bukurinë e jetës

Edhe kur poetes i pëlqen që të jepet pas një këshille, pas një qortimi, e besa edhe pas një revolte a kundërshtimi, atëherë këto nivele të shtresimeve poetike shpalosin karakterin e etikën e fortë që, me mesazhet e saj, e drejton lexuesin për të marrë hapat e nevojshëm e për të krijuar qëndrimet e shëndosha e të pjekura në jetë, në familje e në shoqëri. Mos u krekos nëse dikush të kërkon falje! Shpesh nuk ka faj, ai që falje kërkon. A mos ti vetë, të lëndosh, ke qasje; ndërsa ai, në emër të harmonisë, fisnikëron! Me një fjalë, ajo pikësynon lirikën e ekuilibrit të jetës, dhe të drejtpeshimit të vlerave të artit. Lirika, kund e kund, derdhet nëpër vargje autobiografike të vetvetes, familjes dhe rrethit. Sado të na duhen sakrifica dhe angazhime, sido të na përplasin fati në jetë; vëlla i dashur, je vetë zemra ime; je kënga dhe poezia ime e vërtetë.

Ka veç një shpjegim: -Jetë me shumë pamundësi. Apo përfundimesh tragjike: si ajo e gjyshit të saj, që ka rënë dëshmor e familja i shpallet mandej, me "njollosje në biografi" nga diktatura! Ky kujtim i bukur zgjohet, sidomos, nga mosha e rinisë. Sado që në këso rastesh “zbresin” notat e frymëzimit të lartësuar, duke u shndërruar nganjëherë dhe një vargëzim tribunat, në një tribunat lirik; megjithatë, kur poetja e ndjek zërin e saj burimor të këndimit, kur iu ikën moralizimeve, sforcimit të këshillimeve, tonit të kronikës së ngjarjeve etj; poezia na shqiptohet më e bukur, më e ardhur.  Është një kohë kryqëzimesh të reja për dinjitet, vetëdije, ndërgjegjësim, shenjtëri atdhetare e njerëzore e të tjera, kundruall forcës së pushtetit, diktaturave pushtuese, manipulimeve politike, mashtrimeve e përvetësimeve skandaloze. Të duket sikur poetja po thur një apokalips lirik, ku mbizotërojnë demagogjia, hipokrizia, lakmia dhe varfëria, ashtu si ata katër kalorësit e apokalipsit, që i shkaktojnë dridhje kohës sonë. Por jo! Ajo e mposht këtë  me vizionin e saj unik lirik, me pasionet dhe ëndrrat, me thesaret e lëndës së befasishme poetike, të zhytur në mendime...

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat