Probleme me ereksionin? Ja ç’iu rekomandojnë ekspertët të bëni

Life style

Probleme me ereksionin? Ja ç’iu rekomandojnë ekspertët të bëni

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Miratimi i një mënyre të shëndetshme jetese për të shmangur diabetin mund të ndihmojë njerëzit të mposhtin problemet me ereksionin, sugjeron një studim i ri.

Duke qenë i predispozuar ndaj diabetit të tipit 2 – i lidhur me dietat jo të shëndetshme dhe mungesën e stërvitjes – mund të jeni të rrezikuar edhe nga disfunksioni erektil, ka gjetur hulumtimi.

Shkencëtarët shikuan të dhënat mbi më shumë se 220,000 meshkujve, 6,000 prej të cilëve kishin probleme me ereksionin.

Duke përdorur analizën gjenetike të avancuar, ekipi zbuloi se ka një predispozitë gjenetike të diabetit të tipit 2 të lidhur me disfunksionin erektil.

“Disfunksioni erektil ndikon të paktën një në pesë burra mbi 60 vjeç, por deri tani pak është njohur për kauzën e tij”, tha autorja e studimit, Dr Anna Murray, nga Universiteti i Shkencës Mjekësore të Exeter.

Studimi është botuar në Revistën Amerikane të Gjenetikës Njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat