Gabimet e “pafalshme” që bëjnë gratë kur zgjedhin dhe lyhen me parfum

Life style

Gabimet e “pafalshme” që bëjnë gratë kur zgjedhin dhe lyhen me parfum

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 06:52
Ilustrim

Aroma është një takim midis emocioneve tona, lëkurës dhe njerëzve rreth nesh. Për ta shijuar sa më shumë ndryshimin e sezonit, përdorni aroma marramendëse, nga ato me lule, shijet e frutave apo orientale. Slogani është një: zgjedhje fine dhe elegante. Ndër të gjitha aromat, cilat janë tendencat kryesore këtë vit?

Cilat janë aromat që duhen eksploruar?

Aromat orientale janë një ndër preferencat kryesore. Shafrani dhe temjani janë dy esenca që nuk dalin kurrë nga moda.

Si ta ruani parfumin sa më gjatë?

Qe parfumi juaj te zgjasë më shumë, mbrojeni atë nga dielli dhe drita, dy armiqtë me të mëdhenj. Pasi hapet, parfumi këshillohet të përdoret gjatë vitit.

A mund të jetë alergjik ndaj aromave të caktuara?

Reagimi alergjik është i paparashikueshëm. Kjo varet nga secili prej nesh. Pra, nuk ka parfume me shumë ose më pak alergjikë se të tjerët.

Unë nuk e ndiej aromën e parfumit tim. Është normale kjo?

Kjo është normale në qoftë se ju e përdorni atë prej një kohe relativisht të gjatë. Kjo do të sjellë mos nuhatje të aromës nga ana juaj, por jo nga personat e tjerë. Pra, s’është nevoja të hidhni sa më shumë parfum. Për të eliminuar këtë problem, mund të ndërroni aromë.

Këshillë:

Për të përforcuar edhe më shumë aromën e parfumit tuaj, përdorni produkte ekstra me të njejtën aromë si p.sh: krem trupi, qumësht, xhel dushi, deodorant.

Ekzistojnë parfume të veçanta për biondet apo brunet?

Aroma transformohet në funksion të lëkurës dhe në veçanti të pehashit të lëkurës. Kjo është arsyeja pse nuk ka parfume specifike për biondet, kuqalashet apo brunet. Pra, është lëkura juaj që aromatizon parfumin dhe jo e kundërta! Personaliteti juaj luan rol në pjesën tjetër.

Fragrancat kategorizohen në bazë të “notave”, të cilat konsiderohen të freskëta, florale, orientale, druri (ose Chypre) sipas familjes ku bëjnë pjesë.

Parfum i freskët – Zakonisht përfshin nota të gjelbra, si bar i sapo kositur, aroma e pranverës, agrume të lehta. Në qoftë se je tip social, kjo familje do të përshtatej më së miri.

Florale – Përfshin nota të jaseminit, gardenias, lules së portokallit, trëndafilit, zambakut të luginës ose mygetit, tuberosës, etj. Në bazë të kombinimit, këto mund të jenë të ëmbla ose pudroze.

Orientale – Me bazë vanilje, amber, janë vërtet të forta, por njëkohësisht tepër sensuale dhe të përshtatshme për darkë ose raste romantike.

Druri (ose Chypre) – Janë me përbërje të drurit të sandalit, kedrës, patchul, vetiver dhe pishë. Kanë prirje më mashkullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat