Virgjëresha – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë u sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Life style

Virgjëresha – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë u sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Lexoni se çfarë mund të prisni në vitin 2019 në punë, shëndet, dashuri dhe cilat janë ato këshilla të cilat mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme!

Hollësisht zbuloni se çka ju pret në vitin e ardhshëm.

Puna:

Fillimi i vitit 2019 ju sjell mundësi suksesi në çdo gjë që nga ju kërkohet kreativitet dhe gjetje të zgjidhjeve ideore.

Do të arrini sukses nëse merreni me fushat e argëtimit, arsimit apo hotelerisë. Shmangni paraqitjet publike dhe kujdesuni për afatet.

Për shkak të prirjes që t’i shikoni në mënyrë të paqartë mundësitë të cilat ju ofrohen, posaçërisht ato financiare, si edhe për shkak të mospajtimit me një partner afarist, fillimi i një projekti të rëndësishëm do të mund të vonohet.

Vonesa mund të jetë e shkaktuar edhe për mungesë të mjeteve. Me aksione efikase do të arrini që ta tejkaloni këtë vonesë. Në fushën e shërbimeve do t’u ofrohet mundësia që ta zgjeroni ofertën.

Gjatë shkurtit mos u hyni rreziqeve dhe mos merrni borxhe. Gjatë marsit do të keni periudhë më të volitshme kur do të arrini që të shtoni fitimin dhe të krijoni rrjedhë të qëndrueshme të parave.

Gjatë prillit dhe majit do të keni mundësi të kompensoni pjesën më të madhe të detyrave të punës me të cilat keni qenë në vonesa për shkak të vështirësive në qarkullimin e pagesave.

Do të merrni përkrahje për një projekt i cili do t’ju sjellë fitim të papritur. Do të filloni një bashkëpunim fitimprurës me një partner të jashtëm.

Nga korriku deri në gusht është e nevojshme të kujdeseni nga aktivitetet afariste jolegale dhe nga armiqtë e fshehtë, sepse do të mund të keni humbje. Kjo periudhë ju është e volitshme për të shkuar në pushime.

Shtatori ju sjell mundësi të përmirësimit të financave, sepse do të jeni mirë i organizuar. Me eprorët ka mundësi tensionesh, si edhe me një partner afarist, gjë që sërish do t’ju detyrojnë që disa afate t’i prolongoni.

Nga tetori deri në fund të vitit do të arrini që pas vështirësive fillestare të kontraktoni një projekt të rëndësishëm dhe të realizoni sukses në fushat e tregtisë, komunikacionit dhe komunikimeve.

Rreth detajeve do të kujdeseni më shumë dhe do t’ju nevojitet më shumë kohë për fillimin e projekteve të reja. Çdo gjë që do të jetë me prioritet dhe e rëndësishme do të arrini ta përfundoni në afat.

Virgjëreshat e papunësuara do të kenë më së shumti mundësi që të punësohen në fushat e tregtisë, shëndetësisë, komunikimeve dhe llojeve të ndryshme afariste dhe shërbimeve.

Muajt e volitshëm për punë të reja janë prilli dhe korriku.

Shëndeti:

Në tremujorin e parë do të keni shëndet të ndryshueshëm, prandaj është e nevojshme që më shumë të pushoni dhe t’i shmangni situatat stresuese.

Nga pranvera deri në vjeshtë do të jeni më shumë në lëvizje se zakonisht dhe do të merreni me një formë të aktiviteteve fizike, e cila do t’ju sjellë shëndet të qëndrueshëm dhe kondicion të mirë.

Nga fundi i vitit do të keni të ndjeshëm qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin.

Keni nevojë për ushqim i cili përmban në pjesën më të madhe materie ndërtuese, albumina. Më së shumti nga këto do t’i gjeni në artikujt e freskët të sezonit, në drithëra të cilat duhet t’i konsumoni në formë integrale, si edhe në perime me fletë të gjelbra.

Dashuria:

Nëse jeni në lidhje: Kuadrati i Jupiterit i cili sundon fushën tuaj të dashurisë me Neptunin i cili gjendet në fushën tuaj të partneritetit do t’ju sjellë mjaft paqartësi, mospajtime dhe vështirësi në marrëdhënien me personin e dashur. Shmangni çfarëdo të pavërtete.

Do të keni të dy humor të ndryshueshëm. Do të arrini të vendosni ekuilibrin e lidhjes nëse do të jeni të sinqertë ndaj njëri-tjetrit.

Nga maji do të jeni të gatshëm për ndryshime të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënies suaj me personin e dashur.

Gushti do të jetë posaçërisht i volitshëm për realizimin e qëllimeve të përbashkëta si edhe për të shkuar në një udhëtim të përbashkët ku do të mund t’i përkushtoheni njëri-tjetrit.

Nga tetori do të keni më shumë kohë të kaloni në aktivitete të përbashkëta gjë që do të forcojnë afërsinë tuaj.

Nëse jeni të lirë: Në fillim të vitit do të njihni personin i cili do të dashurohet dhe do të përpiqet në çdo mënyrë që t’i pëlqeni dhe t’ia tërhiqni vëmendjen.

Do të jeni të gatshëm edhe të ndërmerrni veprime të cilat në raste të tjera as që do t’i kishit provuar.

Pas disa muajve do të kuptoni që fjala është për personin mendjemadh dhe dyfytyrësh dhe do të jeni të zhgënjyer.

Në muajin gusht do të njihni dikë i cili do t’i përshtatet shumicës së nevojave tuaja në dashuri.

Do të vendosni lehtë dhe shpejt komunikim të harmonishëm dhe do të shfaqen ndjenja të dyanshme. Do të shkoni drejt një lidhjeje serioze.

Virgjëreshat pak më të vjetra do të keni disa kandidatë potencialë për fillim të lidhjes së re, mirëpo nuk do të arrijnë të pajtohen me asnjërin.

Vetëm nga mesi i verës do të kenë mundësi për lidhje kur të njohin personin me të cilin do të kenë interesime të përbashkëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat