Personat me sy të kaltër janë më joshësit

Life style

Personat me sy të kaltër janë më joshësit

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 20:14
Ilustrim

Sipas shkencës, ekziston një ngjyrë e syve e cila konsiderohet si “më joshësja”.

Nuk ka dyshime se yjet si Margot Robbie, Cameron Diaz dhe Zac Efron janë në mesin e njerëzve më seksi të Hollywood-it – dhe duket se ka një arsye të mirë për këtë.

Studimet tregojnë se personat me sy të kaltër janë më seksi!

Në të kaluarën, hulumtime të ndryshme kanë zbuluar se njerëzit janë më të interesuar pas personave që kanë ngjyrë më të hapur të syrit sesa të errët.

Të dhënat e fundit kanë zbuluar se “stereotipi i syve të kaltër” ekziston dhe njerëzit i konsiderojnë ata sy më joshës.

“Shumë studime janë kryer dhe të gjitha kanë konstatuar të njëjtën gjë – shumica e njerëzve i konsiderojnë personat me sy të kaltër si më joshës sesa ata që kanë sy ngjyrë kafe”, ka shkruar revista ‘PEIMAG’.

Vlen të ceket se studimet e vitit 2006 kishin treguar se vetëm 16.6% e popullsisë kanë sy me ngjyrë të kaltër – që i bie një në çdo gjashtë persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat