Këshilla për fytyrë të shëndetshme

Life style

Këshilla për fytyrë të shëndetshme

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 07:59
Ilustrim

Me disa ndryshime në stilin e jetesës dhe me durim ju mund të keni fytyrë të shëndetshme dhe pa asnjë shenjë.

Më poshtë rendisim disa këshilla për lëkurë të mirë të fytyrës:

Lëkura duhet të marrë frymë gjatë natës dhe këtë e pengon grimi, andaj duhet të pastroni grimin çdo mbrëmje,

Nuk preferohen faculetat e lagura për pastrim.

Kur dielli është i fortë  duhet të vendosni mbrojtës

Ngrënia e frutave dhe sallatave të freskëta, konsumimi i ushqimeve që përmbajnë proteina, vitaminë A e vitaminë C bëjnë që të keni lëkurë të shëndetshme.

Vrapimi, ushtrimet e joga i japin trupit qarkullimin e nevojshëm të gjakut dhe ndihmojnë në pastrimin e gjithë trupit përmes djersëve.

Lodhja dhe gjumi jo i rregullt kanë ndikim të madh në shëndetin e lëkurës prandaj duhet t'u kushtohet shumë rëndësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat