Disa këshilla të thjeshta për ta bërë lidhjen më të bukur

Life style

Disa këshilla të thjeshta për ta bërë lidhjen më të bukur

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 06:11
Ilustrim

Mënyra dinamike e jetës dhe koha gjithmonë e pamjaftueshme, shpeshherë e bëjnë marrëdhënien në çift monotone.

Por nëse je në një marrëdhënie të gjatë, është e rëndësishme t’i kushtosh më shumë kohë dhe të kesh disa ide të reja që t’i japësh një frymë më të freskët marrëdhënies.

Bëj që gjatë këtij viti, partneri/ja të bjerë sërish në dashuri me ty, nëpërmjet disa mënyrave të ëmbla që mund ta surprizojnë.

1.Vizitoni bashkë vendin ku jeni takuar për herë të parë. Kujtoni fjalët që keni shkëmbyer dhe… do të jetë shumë argëtuese.

2.Gjeni kohë dhe eksploroni vendlindjen e njëri-tjetrit. Qyteti i lindjes dhe fëmijëria ka shumë kujtime për këdo.

3.Udhëtoni në një qytet tjetër dhe përdorni biçikletat për të eksploruar vendet.

4.Një ndryshim shumë argëtues është edhe një kurs gatimi së bashku. Pse nuk e mendoni?

5.Shkruajini njëri-tjetrit fjalë dhe deklarata dashurie.

6.Planifikoni disa ditë pushime surprizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat