Këto janë rregullat më të çuditshme të familjes mbretërore që i mësuam gjatë 2018-s

Life style

Këto janë rregullat më të çuditshme të familjes mbretërore që i mësuam gjatë 2018-s

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 09:39
Familja mbretërore

Pavarësisht se familja mbretërore ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes që nga viti 1500, gjatë 2018-s janë përfolur më shumë se kurrë më parë. Ka pasur disa ngjarje të bujshme, të cilat bënë që të gjithë të drejtonin vëmendjen drejt tyre. Por përkrah gjithë këtyre ka dhe disa rregulla që të gjithë anëtarët e familjes mbretërore duhet t’i ndjekin dhe që një pjesë të tyre ne i mësuam gjatë këtij viti. Disa janë shumë të çuditshme dhe ne njerëzit e thjeshtë e kemi të vështirë të kuptojmë se përse duhen ndjekur rreptësisht të tilla rregulla.

1.Nuk lejohet konsumimi i hudhrës. Mbretëresha Elizabeth nuk i pëlqen hudhrat dhe askush tjetër nuk mundet t’i konsumojë ato.

2.Të gjithë anëtarët e familjes duhet të kenë një veshje të zezë kur udhëtojnë. Në rast se ndodh një fatkeqësi ata duhet të jenë të përgatitur, prandaj veshjen e zezë duhet ta kenë patjetër në çdo udhëtim.

3.Gratë nuk duhet të lyejnë thonjtë me ngjyrë të ndezura. Pikërisht për këtë arsye ne shohim gjithmonë që Meghan dhe Kate i kanë thonjtë të lyer me ngjyra neutrale.

4.Protokolli mbretëror nuk e lejon që dy trashëgimtarë të udhëtojnë në të njëjtën makinë ose avion. Kjo vjen për shkak se në rast të një aksidenti të mos humbasë jetën më shumë se një trashëgimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat