Formësimi i vitheve dhe këmbëve me një veprim: Këtë ushtrim do ta adhuroni!

Life style

Formësimi i vitheve dhe këmbëve me një veprim: Këtë ushtrim do ta adhuroni!

Më: 2 janar 2019 Në ora: 10:09
Mund ta bëni edhe në kuadër të nxehjes, nëse nuk bëni ushtrime të tjera.

Këtë ushtrim mundeni ta përfshini në stërvitjet tuaja, sepse nuk merr shumë kohë dhe është praktik

Mund ta bëni edhe në kuadër të nxehjes, nëse nuk bëni ushtrime të tjera.

Ushtrimi Side Lunge është ideal për formësim të shpejtë të vitheve, mirëpo mund ta bëni edhe derisa jeni duke dëgjuar audio-librin, duke shikuar film apo duke mësuar një gjuhë të re.

Sa më shumë që t’i bëni, do të jeni më e fuqishme dhe më mobile. Ky ushtrim jo vetëm që do t’jua forcojë vithet, por edhe këmbët.

Në pozitën fillestare është e nevojshme t’i hapni këmbët në gjerësinë e supeve. Me këmbën e djathtë bëni një hap anash sa më shumë që të mundeni dhe uluni galiç në atë mënyrë që këmba e majtë të jetë e shtrirë tërësisht.

Është me rëndësi që shpina t’ju jetë drejt, ndërsa shputat rrafsh. Bëni midis 8 dhe 12 herë me këmbën e djathtë dhe përsëriteni të njëjtin ushtrim me këmbën e majtë, ngrihuni dhe lëshohuni në atë pozë.

Kjo edhe më shumë do t’i kontribuojë formës së muskujve të vitheve dhe të këmbëve. Këshillohet që këto ushtrime t’i bëni dy deri në tri herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat