Çfarë duhet të konsumoni para se të pini alkool, duhet ta dini patjetër

Life style

Çfarë duhet të konsumoni para se të pini alkool, duhet ta dini patjetër

Më: 4 janar 2019 Në ora: 06:33
Ilustrim

Nuk ka dyshim se pija alkoolike mund të shkaktojë ndjesi jo të mira në trupin tuaj, por nëse merrni disa masa paraprake, mund të minimizoni efektet negative.

Ja se çfarë duhet të hani apo të eliminoni, për të përgatitur trupin tuaj për një natë ku do të konsumoni pije alkoolike.

Proteina dhe yndyra të shëndetshme

Me më shumë ushqim në stomak, alkooli absorbohet më ngadalë shpjegon George F. Koob, drejtor i Institutit Kombëtar për abuzimin me alkoolin.

“Kur pini me stomak bosh, ndiheni të trullosur shumë shpejt”, thotë ai. Disa ekspertë argumentojnë se ushqimi me proteina dhe yndyra është edhe më efektiv në ngadalësimin e absorbimit të alkoolit.

Fruta dhe perime

Këto ushqime janë një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar të hidratuar:

“Frutat dhe perimet japin antioksidantë dhe vitamina që ju nevojiten për të qëndruar të shëndetshëm, duke siguruar gjithashtu një dozë të madhe uji”, thekson Felty. Kastravecat, selinoja, dhe shalqini janë disa nga zgjedhjet më të mira.

Uji

Uji është i domosdoshëm para dhe gjatë konsumit të alkoolit. Madje është e këshillueshme që midis gotave të alkoolit të pini ujë për të shmangur efektin që jep dehja të nesërmen. Edhe shtimi i kubeve të akullit në pijen tuaj mund të jetë i dobishëm.

Nuk rekomandohen

Çokollata, domate dhe erëza

Alkooli në stomak bosh mund të shkaktojë acarim që çon në rritje të aciditetit, veçanërisht në dikë që ka probleme.

”Çokollata, domatja dhe disa erëza mund të jetë irritues që rrisin aciditetin gjithashtu dhe situata bëhet më e rëndë në bashkëveprim me alkoolin.

Kripë

Nëse e teproni me ushqime të kripura, të përpunuara përpara se të pini alkool, mund të keni ndjesi fryrjeje. Fryrja do t’ju bëjë të pini më pak ujë dhe kështu pasojat e alkoolit do të jenë më irrituese.

Kafeinë

Kafeina dhe alkooli jo gjithmonë përzihen. Efektet energjike të kafeinës ju japin një ndjenjë që nuk jeni të dehur, ose nuk jeni të përgjumur dhe kjo ju shtyn të pini më shumë alkool, por më pas do të vuani pasojat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat