Burri bën tatuazh “jam gënjeshtar, mashtrues, tradhtar” për të rifituar zemrën e gruas

Life style

Burri bën tatuazh “jam gënjeshtar, mashtrues, tradhtar” për të rifituar zemrën e gruas

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:22
Tatuazhi

Në rastet e tradhtive, meshkujt apo femrat bëjnë gjëra nga më të ndryshmet për të rifituar besimin. Lutja, koha dhe premtimet se nuk do ndodhin më kurrë janë më të shpeshta, por një burrë ka zgjedhur një tjetër rrugë.

Jose Torres nga Teksasi bëri një tatuazh në gjoksin e tij pasi tradhtoi gruan. Në të shkruajti: “Unë, Jose L. Torres po bëj një tatuazh vullnetarisht me 2 janar 2019, që të rifitoj besimin e gruas time për dhimbjen dhe zhgënjimin që kam shkaktuar në martesën tonë”.

Më pas, ka listuar se është një gënjështar, mashtrues dhe adhurues prostitutash. Fotografia e tatuazhit të tij në kraharor është shpërndarë në rrjete sociale, ku kanë vërshuar komentet negative se me këtë shkrim do i kujtojë gjithmonë partneres pabesitë që i ka bërë në jetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat