Shet burrin në eBay për 18 euro

Life style

Shet burrin në eBay për 18 euro

Më: 5 janar 2019 Në ora: 17:01
Ilustrim

Një grua dyzetvjeçare nga Hamburgu i Gjermanisë, e lodhur nga bashkëketesa me bashkëshortin, ditën e Krishtlindjeve, vendosi ta vërë në shitje në e Bay.

Lajmin e bën të ditur “Berliner Morgenpost”.

"Bashkëshort i përdorur”, ky ishte titulli i lajmërimit, i cili vazhdonte kështu:

“Kam kuptuar se nuk përputhemi dhe e dorëzoj me qejf. Marrja e tij është e mundur edhe sot, kështu mund ta provoni nesër për Shën Stefan, pa kusur.”

Çmimi? 18 euro, të diskutueshme.

Për “Berliner Morgenpost”, gruaja rrëfeu: “Pas shtatë vjet martesë, isha e ‘ngopur’ dhe më 25 dhjetor vendosa ta vë në shitje.”

“Lajmërimi shkoi shumë mirë”, ka specifikuar 40 vjeçarja, “pata edhe reagim shumë pozitiv”.

Lajmërimi u fshi të nesërmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat