Arsyet përse seksi është një përvojë e dhimbshme për ju dhe aspak e këndshme - Bota Sot
Arsyet përse seksi është një përvojë e dhimbshme për ju dhe aspak e këndshme

Life style

Arsyet përse seksi është një përvojë e dhimbshme për ju dhe aspak e këndshme

Më: 7 janar 2019 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Ka shumë mënyra për të përshkruar një marrëdhënie seksuale, por askush nuk do të donte që kjo e fundit të ishte e dhimbshme.

Kur një femër ndjen më shumë parehati sesa kënaqësi gjatë aktit intim, kjo është një shenjë paralajmëruese e një problemi më të madh si një infeksion bakterial, apo një shqetësim psikologjik.

Në varësi të llojit të dhimbjes, ekspertët e shëndetit mund të përcaktojnë shkakun dhe më poshtë do të listojmë të gjitha arsyet pëse një femër ndjen dhimbje gjatë seksit.

Mungesa e lëngjeve vaginale

Vagina sekreton lëngje natyrale të cilat e bëjnë më të lehtë penetrimin, por ushqyerja me gji, menopauza, marrja e medikamenteve të ndryshme bëjnë që vagina “të thahet” e si pasojë seksi të jetë më i dhimbshëm.

Alergjikë ndaj lodrave të seksit

Kimikatet e ndryshme të lodrave të seksit, lubrifikantëve apo dhe lateksi i kondorit (nëse jeni alergjikë) mund të ndryshojnë pH e vaginës duke shkaktuar acarim! Në momentin e parë që ndjeni parehati, zbuloni çfarë mund t’jua ketë shkaktuar.

Rritja e qimeve nën lëkurë

Depilimi me makinë apo dyll, dobëson qimen dhe këto të fundit nuk kanë më forcën të dalin në sipërfaqe. Rritja e tyre nën lëkurë mund të shkaktojë inflamim dhe puçrra. Këto të fundit mund të jenë një arsye përse seksi është i dhimbshëm për shkak të fërkimit.

Vaginismus njihet si gjendja shëndetësore gjatë të cilës muskujt e organit gjenital tendosen dhe e bëjnë penetrimin e pamundur. Pas këtij problemi shëndetësor në dukje, fshihen shkaqe psikologjike që lidhen me trauma apo probleme seksuale në të shkuarën ! Terapia me një specialist apo gjinekolog do të ndihmonte një grua të kuptonte dhe të zgjidhte problemin.

Sapo keni lindur

Trupi i një gruaje është gati për marrëdhënie seksuale vetëm gjashtë javë pasi ka sjellë në jetë një fëmijë.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme apo infeksionet e lehta vaginale apo urinare e bëjnë gjithashtu seksin një përvojë jo të këndshme, kjo për shkak të dhimbjeve që gruaja përjeton gjatë aktit. Suplementët probiotikë promovojnë shëndetin e vaginës dhe parandalimin e infeksioneve të ndryshme. Për sa i përket sëmundjeve të transmetueshme, mënyra më e sigurtë e parandalimit është përdorimi i kondomit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...